Bllokimi i autostradës/ Zbulohet skenari i Ramës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Bllokimi i autostradës/ Zbulohet skenari i Ramës

Publikuar

-

Komentet e qytetareve, Rama, bonusi i bebeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë sot se kryeministri Edi Rama është duke u munduar më çdo mënyrë që t’i pengojë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Pas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bardhi doli në një deklaratë për mediat dhe tha se Rama do që të bllokojë ardhjen në protestë të gjysmës së Shqipërisë.

“I vetmuari Edi Rama mendon se duke bllokuar rrugën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Kamëz do mund të bllokojë gjysmën e Shqipërisë që  të vijë në protestë kundër qeverisë së krimit.”-u shpreh ai.

Deputeti i PD-së theksoi se nuk ka asnjë rast emergjence që në këtë aks rrugor të bëhen ndërhyrje.

“Teknikisht nuk ka ndonjë rast emergjent për të punuar në atë rrugë dhe lajmërimi duhej të ishte bërë disa ditë më parë siç ka ndodhur edhe në rastet e mëparshme.”-tha Bardhi.

Më tej, ai tha se Rama është i frikësuar si dhe u bëri thirrje të gjitha  kompanive që të mos nxjerrin makineritë, pasi sipa tij qytetarët do të gjejnë një mënyrë për të shkuar në protestë.

“Por Edi Rama është i frikësuar dhe po mundohet në çdo mënyrë t’i pengojë qytetarët të marrin pjesë në protestë.

I bëjmë thirrje çdo kompanie që të mos nxjerrë makineritë e veta në rrugë ose qytetarët do t’i largojnë siç bënë banorët e Unazës së Re.

Më 16 shkurt të gjithë qytetarët do të vijnë në Tiranë dhe do të largojnë një qeveri që di vetëm të mbështesë krimin dhe të vjedhë.”-deklaroi Gazmend Bardhi./CNA.al

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhit:

Edi Rama, kryeministri më i vetmuar në Europë, po bën çdo përpjekje për të ngadalësuar fundin e tij me protestën e 16 Shkurtit.

Pasi dështoi me përdorimin qesharak të policisë, që i njihte kriminelët në protestë, por nuk i arreston ata, sot ka përdorur një makinacion edhe më qesharak – ka urdhëruar bllokimin e dy akseve kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe Jugun e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  “Edhe Unë për të penguar zgjedhjet”/ Zbulohet mesazhi i PD-së

I vetmuari Edi Rama mendon se duke  bllokuar autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën Tiranë Kamëz, do të mund të pengojë gjysmën e Shqipërisë të vijë në Tiranë e të protestojë kundër qeverisë së tij të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

  • Teknikisht, nuk ka asnjë motiv për bllokimin e autostradës dhe rrugëve të tjera kombëtare.
  • Teknikisht, nëse do të ishte vërtet e nevojshme dhe jo një vendim në kushtet e panikut, qytetarët duhet të ishin lajmëruar disa ditë më parë, siç është vepruar në raste të tjera.
  • Politikisht, Edi Rama ka frikë.

I ka bërë prapë llogaritë gabim! Edi Rama dhe kushdo tjetër që pranon të përdoret në këtë skenar është i pafuqishëm të ndalë shqiptarët të vijnë në protestë!

Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri  dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës! Përndryshe fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re!

Për çdo pasojë që sjell zbatimi i këtij skenari që pengon protestën e 16 Shkurtit, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi.

Shqiptarët do të jenë në Tiranë të shtunën! 16 shkurti është protesta që do t’i japë fund një pushteti të blerë me votat e krimit, një qeverie të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

Makinacionet qesharake dhe mjerane të Edi Ramës nuk do ta ndalin dot vullnetin e shqiptarëve të bashkuar për të shembur këtë sistem të kalbur nga krimi dhe korrupsioni!

Më 16 shkurt qytetarët do t’i japin vendit shansin historik që të drejtohet nga një qeveri që lufton krimin, lufton korrupsionin dhe krijon mundësi e mirëqenie për të gjithë!

Aktualitet

“E ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë”/ Dashamir Shehi bën premtimin për të ndalur zgjedhjet

Publikuar

-

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur për zgjedhjet e 30 qershorit. Nga studio e “Open” Shehi u shpreh se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të ndalur këtë proces.

Ndërsa shtoi se kryeministri Rama e ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë.

“Më 30 Qershor nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të ndaluar zgjedhjet. Ne kemi një kryeministër që ofendon nga mëngjesi deri në darkë. Ky njeri e ka ndarë Shqipërinë në ne edhe ata. Kush është ky që e ndan Shqipërinë në dy pjesë, por kjo është e turpshme.

LEXO EDHE:  Ku ka vërtetë zgjedhje në 30 qershor?!

Edi Rama vjedh nga mëngjesi deri në darkë për ditë shqiptarët fukarenj. Shqipëria jonë e varfër kështu do jetë edhe për 2-3 dekada nëse vazhdohet kështu.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pres një çmenduri nga Meta”/ Çfarë paralajmëron Edi Rama

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama në një reagim të dytë në rrjetet sociale shkruan se pas antidekretit, ai priste një çmenduri tjetër nga presidenti Ilir Meta.

Rama në postimin e dytë thekson se ka një ndjesi që Meta do të ndërmarrë ndonjë vendim të rëndësishëm nesër.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor#KrenarpërPS”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kemi zgjedhje, jam i zënë”/ Meta reagon pas përgjigjes së Ramës

Publikuar

-

By

Pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama që nuk ka kohë të shkojë në takimin që e ka thirrur Presidenti Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar sërish.

Nëpërmjet zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta ka këmbëngulur se do ta presë kryeministrin nga ora 5 e mëngjesit deri në 13:00 në mesditë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim Kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

LEXO EDHE:  “Pres një çmenduri nga Meta”/ Çfarë paralajmëron Edi Rama

Takimi me zotin Basha është fiksuar të zhvillohet nesër, në orën 09:00.

Duke qenë në dijeni që zoti Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në orën 13:00, duke pritur sërish që Kryeministri të gjejë kohë”,-ka qenë reagimi i dytë i Presidencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending