Connect with Us

Blerja e ndjekësve & verifikimi në Instagram e paligjshme, do të zbuloheni

Life Style

Blerja e ndjekësve & verifikimi në Instagram e paligjshme, do të zbuloheni

Publikuar

-

Është koha e rrjeteve sociale dhe të gjithë janë të etur për pëlqime, ndjekës dhe komente. Shumë njerëz duan të bëhen “influencues” sot dhe po përpiqen të ngrenë rrjetet sociale duke i kthyer në llogari biznesi nga të cilat mund të përftojnë kontrata. Nisur nga kjo, shumë persona sot po e shfrytëzojnë kërkesën për ndjekës, pëlqime dhe verifikimin e llogarisë, dhe po i shesin.

Për verifikimin e llogarisë disa persona e ofrojnë shërbimin me çmime shumë të larta që shkojnë deri në 15,000 dollarë, shkruan Mashable. Edhe blerja e pëlqimeve dhe ndjekësve kushton deri në disa qindra dollarë. Këto shërbime, mjaft skeptike duhet thënë, shesin edhe llogari të gatshme të ngritura në të gjitha platformat.

Kjo është e padrejtë për personat që i kanë ndjekësit realë. Shumë llogari me ndjekës të blerë përftojnë kontrata të majme, duke konkurruar padrejtësisht të tjerët. Por ky fenomen  është edhe i rrezikshëm.

Sipas një investigimi që ka bërë SHBA, Agjencia Ruse e Kërkimeve në Internet shpenzoi dhjetëra miliona dollarë për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2016 me përdorues fallco dhe kompjuterik. Këta përdorues fallco shpërndani mesazhe me përmbajtjen e kërkuar në Twitter dhe Facebook.

LEXO EDHE:  Ylli i Kombëtares Shqiptare poston aksidentalisht një foto nudo në Instagram

Nisur nga kjo, SHBA po dënon njerëzit që shesin ndjekës fallco. Shitja e interaktivitetit fallco në rrjetet sociale dhe përdorimi i identiteteve të vjedhura për t’u angazhuar në aktivitet online është e paligjshme, ndaj nuk duhet të bini pre e shërbimeve që ofrojnë këta persona.

Përveç kësaj, nuk është e jashtëligjshme të blesh shërbimin por nuk është as gjë e mirë. E para sepse këta ndjekës nuk angazhohen në llogarinë tuaj. Pavarësisht rritjes së numrit të ndjekësve, ju do të merrni më pak pëlqime dhe komente. Ju humbisni integritetin dhe besueshmërinë kur ndjekësit tuaj real vënë re se nga 3000 ndjekës tashmë keni 10,000. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, do të zbuloheni! Ekzistojnë faqe në të cilat ju mund të fusni emrin e përdoruesit dhe të shihni sesa ndjekës realë kanë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi i fundjavës/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Duhet të mundoheni që të kapni fluturimthi mundësitë që do ju ofrohen. Shpesh nuk i vini re dhe i lini që t’iu ikin. Ndërkohë që kjo është periudha më e mirë për të përfituar nga mundësitë që ju ofrojnë yjet, pasi në muajt në vijim do të mblidhni frytet e asaj që po bëni tani. Sa i takon ndjenjave, ka disa dyshime që kanë nevojë për sqarim.

Demi

Do të përballeni me disa probleme të sferës sentimentale, ndaj mundohuni që të sqaroni çdo dyshim, pasi gjatë muajit në vijim, gjërat do të komplikohen mjaft. Po ashtu mundohuni që të mbani nën kontroll financat, pasi së fundmi keni shpenzuar shumë.

Binjakët

Si fundjavë që është keni nevojë për një periudhë pushimi për tu rigjeneruar, e keni vërtetë nevojë pas ngarkesës që keni kaluar dhe për të kuptuar se cilat janë gjërat më të mira që duhet të bëni. Ndoshta do ju duhet një ndryshim jo për fajin tuaj, por për shkak të situatave që ju rrethojnë.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë mjaft e favorshme, e mbushur me entuziazëm dhe që duhet jetuar në çdo moment. Shmangni çdo lloj diskutimi, pasi nuk ia vlen që të shkatërroni një ditë si kjo. Bëni mirë që ti kushtoni më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe dashurisë.

Luani

Ju pret një ditë rikuperimi, në raport me ato që keni lënë pas, kur jeni përballur me një sërë shqetësimesh. Fatmirësisht çdo gjë ka kaluar, dhe do të keni mundësi që të merrni më shumë kënaqësi.

Virgjëresha

Ndiheni disi të lodhur, ndaj përfitoni nga kjo fundjavë për të pushuar dhe relaksuar, edhe pse ngarkesat nuk do të mungojnë. Bëni kujdes ndaj raporteve ndërpersonale dhe shmangni diskutimet.

Peshorja

Duhet të mundoheni të organizoni më mirë kohën tuaj. Po lini pas dore ndjenjat dhe me gjasë nuk do e shihni sa doni njeriun tuaj të zemrës. Gjatë kësaj fundjave janë mjaft të favorizuara raportet ndërpersonale, ndaj përfitoni që të zgjeroni miqësitë. Në punë do të përballeni edhe me disa probleme.

LEXO EDHE:  Vajzat e bukura nuk hanë!

LEXO EDHE:  Këto janë pesë fotografitë më të pëlqyera në Instagram (Foto)

Akrepi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, ku më në fund mund të lini pas problemet e ditëve të kaluara. Mundohuni që të udhëtoni, pasi lëvizjet janë mjaft të favorshme. Në dashuri kërkoni më shumë siguri.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës duhet të sqaroni situata. Nëse së fundmi keni pasur probleme në sferën profesionale, tashmë gjërat do të ecin më mirë. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për vete dhe për partnerin/en!

Bricjapi

Jeni në një fazë rikuperimi, edhe në sferën sentimentale, pasi në këtë fazë të muajit, mund të ketë lajme të bukura në dashuri. Kjo gjë do të varet shumë prej teje dhe nga dëshira për të çuar përpara një histori. Kushtet për ta bërë janë të gjitha, duhet vetëm pak më shumë entuziazëm, shkruan noa.al.

Ujori

Do të jeni të detyruar që të punoni pak më shumë lidhur me një projekt tuajin, pasi puna do të jetë e kënaqshme. Do të përballeni me ndonjë problem të vogël financiar, ndaj duhet ta mblidhni dorën për shpenzimet. Gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar pasi stresi nuk do të jetë vetëm psikologjik.

Peshqit

Ju pret një ditë me fat dhe e mbushur me emocione pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Qielli do të jetë i mbushur me fitore dhe kënaqësi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj dikujt, i cili për shkak të xhelozisë ndoshta kund të flasë keq pas kurrizit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afërdita Dreshaj feston 33 vjetorin e lindjes/ Bashkëshorti i saj i bën urimin e veçantë

Publikuar

-

Ditën e sotme, këngëtarja shumë e dashur për publikun Afërdita Dreshaj feston 33 vjetorin e lindje së saj. Dhuratat e para Afërdita i ka marrë që ditën e djeshme nga e motra.

Këngëtarja ka marrë shumë urime nga miqtë dhe familjarët e saj por ai që ka tërhequr gjithë vëmendjen është urimi i bashkëshortit të saj Jakub Kindl, i cili shkruan fjalët më të bukura dhe të ndjera për gruan e tij.

“Gëzuar ditëlindjen për një njeri special i cili po i sjell shumë gëzim zemrës sime. Jam falenderues për çdo moment që kalojmë bashkë dhe shpresoj që lumturia jonë mos të mbarojë asnjëherë”,- ka shkruar sportisti në postimin e tij në ‘Instagram’ së bashku me një galeri fotosh të Afërditës gjatë momenteve më speciale të tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Marrëveshje 70 milionë dollarëshe/ Aktori i famshëm tundohet nga oferta e gjigantit të filmave

Publikuar

-

Aktori i famshëm, Eddie Murphy, flitet se do të marrë një shumë të madhe parash nga gjiganti i filmave, Netflix.

Sipas TMZ 58 vjeçari do të rikthehet sërish te komeditë dhe po negocion një marrëveshje, e cila vlen rreth 70 milionë dollarë.

Kjo ofertë e majme vjen si pasojë e famës dhe suksesit që ka patur në filmat e mëparshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: