LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen një sërë vjedhjesh/ Në pranga “skifteri”, dy në kërkim

12 Shkurt 2019, 08:29, Aktualitet CNA
Zbardhen një sërë vjedhjesh/ Në pranga

Policia e Peqinit ka bërë të mundur zbardhjen e një sërë vjedhjesh, ndërsa është arrestuar në flagrancë një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje)

Po sipas policisë, ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.

Nga veprimet hetimore të kryera, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme ./ CNA.al

Lajmet e fundit nga