LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vokshi thirrje grave kavajase për t'iu bashkuar protestës së 16 Shkurtit

12 Shkurt 2019, 21:05, Aktualitet CNA
Vokshi thirrje grave kavajase për t'iu bashkuar protestës

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja, Albana Vokshi, ka organizuar sot një takim me gratë dhe vajzat e Kavajës në një moment, kur qyteti është tronditur nga përpjekja e institucioneve qeveritare për të fshehur krimin e përdhunimit të një miture dhe shantazhimit të saj në mjediset e shkollës. Në deklaratën e shpërndarë nga PD thuhet se në takim  Albana Vokshi argumentoi se të tilla drama ndodhin, sepse gjithçka, përfshirë arsimin, është i politizuar dhe i sherbejnë partisë më pushtet.

?Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk  ështe në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegja për kujdesin ndaj fëmijëve. Psikologia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t?u kujdesur për fëmijët. Policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët. Qeveria e shikon bashkinë si armik, sepse Kryetari është i PD. Prandaj, kam një mesazh për çdo nënë:

Mbroni Fëmijët nga mungesa e shtetit!”,- ka kumtuar Vokshi, duke vijuar:

?Është misioni i çdo nëne të reagojë në mbrojtje të familjes, në mbrojtje të fëmijëve.?- ishte thirrja e deputetes Vokshi, e cila ftoi gratë dhe vajzat të refuzojnë modelin e Edi Ramës, që njihet si dhunues i grave fizikisht dhe paikologjikisht, që promovoi modelin e përdhunuesit në krye të bashkisë së Kavajës dhe atë të trafikantit të vajzave në Parlament.

Portestën e 16 Shkurtit Albana Vokshi e sheh edhe si kushtrimin e nënave për të protestuar kundër largimit të detyruar të fëmijëve në emigracion. ?Më 16 Shkurt nënat nuk do të ngrihen për interesin e një partie politike, por për të protestuar për të drejtat e tyre, për të marrë vetë më dorë fatet e fëmijëve të tyre,?- tha zonja Vokshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga