Connect with Us

“Stop” publikon skandalin/ Prrenjasi me stadium 1 miliard Lekë, fituesi i tenderit i paracaktuar

Aktualitet

“Stop” publikon skandalin/ Prrenjasi me stadium 1 miliard Lekë, fituesi i tenderit i paracaktuar

Publikuar

-

perrenjasi me stadium 1 miliarde

Emisioni “Stop” trajtoi problemin e stadiumit të Prrenjasit, një investim 1 miliard Lekë i qeverisë shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Ekipi i këtij qyteti, Domosdova, është në kategorinë amatore, megjithatë qyteti do të ketë një stadium me 500 vende.

Një stadium kaq modern për një qytet kaq të vogël sa Prrenjasi dhe mbi të gjitha për një skuadër si ajo e Domosdovës, e cila është në kategorinë amatore. Modeli do të jetë i tipit anglez, tribuna do të jetë e mbuluar. Ndërtimi për stadiumin e ri do të zgjasë 6 muaj dhe investimi shkon në 1 milard lekë.

Gazetarja e emisionit “Stop” ka pyetur një nga qytetarët i cili është shprehur kështu:

“Ne nuk kemi lekë të hamë bukë, ku ti gjejmë ne ato lekë. Do i gjejë qeveria ato lekC”.

Edhe pse kjo qytezë nuk ka kopshte, çerdhe, qendra shëndetësore,  kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira, ka menduar për ndërtimin e një stadiumi që shkon në 1 miliard lekë.

Ishin 6 kompani që konkuruan. Në shpalljen fitues që ka bërë Bashkia është firma “Zdravo” ,e cila ka fituar edhe pse është renditur e fundit për nga oferta dhe e ka fituar me çmimin maksimal.

Gazetarja e emisonit “Stop” shkoi në Bashkinë e Prrenjasit, por Kryetarja u mbyll në zyrë dhe nuk doli.

Koordinatori Medias- Pa autorizimin e Kryetares , nuk mund të hysh, pa e bërë atë.

Gazetarja- Çfarë autorizimi? Pse ku jemi këtu neve?

Koordinatori Medias-Po normal, duhet të bësh kërkesën!

Gazetarja-Ç’është ky autorizim mor? Po çfarë autorizimi mor? Hiqe more këtë teori komuniste “Autorizimi”. Çfarë do me thënë autorizimi?

Koordinatori Medias-Urdhëro, këtu parqit kërkesën, që ajo të përgatitet. Si mund ta pyesësh ti, përderisa ajo s’është e përgatitur? Do bësh kërkesën, për takimin me kryetaren. O shefi, t’i nxjerr pak kërkesën unë…

Operatori Stop- Mos e prek kamerën!

Fotograf- Mos më filmo mo!

Operatori Stop- A po xhiroje gazetaren?

Fotograf- Jo, po filmoja këtë( koordinatorin).

Operatori Stop-  A po xhiroje gazetaren?

Unë të xhirova. Po, po të xhiroj unë ty tani e të kam këtu!

Fotograf- O bos, mos ma bëj mua atë t’folmen, se të thashë mos filmo. Mos filmo, e kam shumë seriozisht!

Gazetarja-( Policit) Shikoji një çikë këto të dy! Këtë tjetrin, se ky i imi është në rregull! Shiko pak këtë këtu! O zotëri, jemi autoritet ne këtu, jemi media, s’jemi…s’kemi ardhur kameraman dasme.

Fotograf- Ai thotë prit, ti filmo. Si filmo?

Operatori Stop- Kush je ti mor?

Gazetarja- Po çke ti mor vëlla, ti ke ardhur për aktivitetin.

Gazetarja-( Policit) Zotëri, të lutem hapu se kam ardhur për të takuar kryetaren.

LEXO EDHE:  Skandali me mjekun popullor/Si i "vrau" 2 pacientët pasi iu mori mijëra euro

Polici- Një minutë, të mbarojë punë.

Gazetarja- Çfarë tha kryetarja?

Koordinatori Medias- Do bëni një kërkesë me shkrim për tematikën dhe pastaj…

Gazetarja- Jo, unë s’e pranoj!

Koordinatori Medias- Po si se pranon ti?

Gazetarja- Duke e dit që …jo unë kërkesën mund ta bëj kur s’është kryetarja, por jo kur është kryetarja lart!

Koordinatori Medias- Po si mund të hysh ti?

Gazetarja- Të lutem njoftoje, thuaji që ka ardhur Odeta.

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit sapo zbuloi se kishte ardhur emisioni “Stop” u mbyll në zyrën e saj.

Të gjitha punimet që ka pasur Bashkia e Prrenjësit i ka fituar firma “Zbravo”

Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Rira, pas këmbënguljes së gazetares së emisionit “Stop” e pret grupin e xhirimit dhe thotë, se stadiumi i ri, ka qenë premtimi i saj elektoral.

Majlinda Rira: Që nga momenti që erdha kryetare bashkie jam munduar që të ngre shpirtin e tifozëve jo sepse bashkia e Prrenjasit është e pasur, por sepse është i vetmi aktivitet social- kulturor. Prrenjasi ka një ekip futbolli, i cili quhet Domosdova dhe fatkeqësisht pas prishjes së fushës ka rënë nga kategoria. Kërkuam një financim nga qeveria shqiptare nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe e fituam këtë projekt. Unë investime kam vetëm 400 milionë Lekë të vjetra në vit dhe jam munduar të riparoj çerdhe, kanale vaditëse, etj. Por ti kisha 1 miliard Lekë, do ti përdorja ndryshe, por këto janë para që vinë nga buxheti i shtetit. A kam unë nevojë për investime të tjera, për rrugë të asfaltuara, kopshte, çerdhe, spitale? Kam shumë nevojë, se është një bashki e varfër dhe kaq investime sa unë kam marrë janë të pakta.

Për informacione më të hollësishme për strukturën e stadiumit të ri dhe kritereve të garuesit të tenderi gazetarja e emisioni “Stop” ju drejtua Bashkisë së Prrenjasit, dhe konkretisht zyrës të Urbanistikës dhe asaj të Prokurimeve.

Nga data e publikimi të tenderit, kriteret e garës janë ndryshuar 4 herë që të dilte fitues firma “Zdravo”.

Firma “Zdravo” del fituese në të gjitha punimet që ka kryer Bashkia e Prrenjasit.

Nga ana tjetër, duket se investitori “ka harruar” të shpronësojë pronarët. Por nuk ka bërë të njëjtën gjë me fituesin e tenderit, të cilin e ka paracaktuar, qysh në përcaktimin e kritereve.

Pronari i tokës- Ne kemi tokën dhe duam paret. E ka blerë gjyshi me flori.

Gazetarja- Ju e keni tokën? Jeni interesuar do preket toka juaj nga stadiumi?

Pronarja tokës- Këtë unë e kam, unë e kam. Po kështu thanë. Neve jemi në proces gjyqësor.

Pronarja tokës- Po.

Gazetarja – Nuk lejohet në proces gjyqësor.

Pronarja tokës- Epo, nuk e di!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Situata nga COVID/ ISHSH mbyll për 14 ditë Gjykatën e Apelit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Situata nga COVID/ ISHSH mbyll për 14 ditë Gjykatën e Apelit në Vlorë

Shifrat e Covid në Vlorë kanë shënuar rritje çdo ditë.

ISHSH ka mbyllur gjykatën e Apelit në Vlorë pasi në këtë institucion janë prekur disa persona nga Covid-19.

Bëhet me dije se gjykata e Apelit do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë.

Kujtojmë që situata në vendin tonë është e rënduar sa i përket pandemisë nga koronavirusi. Deri më tani në vendin tonë 810 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 38.182./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë në çantë/ Çështja e Fjolla Morinës sjell përplasje në prokurorinë e Kukësit

Publikuar

-

Nga

U kap me armë në çantë/ Çështja e Fjolla Morinës sjell përplasje në prokurorinë e Kukësit

Çështja e këngëtares Fjolla Morina ka sjellë përplasje në prokurorinë e Kukësit.

Mësohet se drejtuesja e prokurorisë ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe kërkon që këngëtarja të gjykohet për trafik armësh në bashkëpunim me dy të tjerë, Fisnik Syla dhe Fitim Muja.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes  ka ngritur akuzën armëmbajtje pa leje  ka kërkuar pushim të çështjes për dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “STOP”/ Jep lokalin me qira, qiramarrësit i falsifikojnë kontratën!

LEXO EDHE:  Përplasi të miturën në derën e shtëpisë/ Autori endet i lirë

Këngëtarja u arrestua në shtator në pikën kufitare Morinë, e cila u kap një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak të fshehura në çantë./CNA.al.

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për Policinë e Shtetit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për Policinë e Shtetit

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e “Policisë së Shtetit”.

Mësohet se pro dekretit të Metës ka votuar deputeti Myslim Murrizi.

Kujtojmë se Meta ktheu në Kuvend ligjin nr. 133/2020 për “Policinë e Shtetit”, me argumentin se ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE