LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Taksapaguesit paguajnë mëkatet e Ilir Metës   

12 Shkurt 2019, 18:11, Aktualitet CNA
Shënim/ Taksapaguesit paguajnë mëkatet e Ilir Metës

Për rreth 30 mijë pagat që duhen për të dëmshpërblyer ish zyrtarët e pushuar nga puna padrejësisht, përgjatë dy viteve të fundit, fatura që duhet paguar nga buxheti i shtetit është rreth 15 milion euro. Që po ti bashkëngjitet rreth 22 milion eurove të dala për këtë dstinacion në vitin 2015 bëjnë plotë 37 milion euro. Është shumë e konsiderueshme për të dëmshpërblyer  punonjësve që kanë fituar gjyqet.

Por 37 milion eurot e paguara deri tani nuk janë të fundit. Sipas studimit të  INFOCIP, në vitin 2019 pritet të kemi një faturë të re që mund ta shtojë me 5-7 milion euro barrën në buxhetin e shtetit dhe nëse nuk merren masa urgjente aventurat e zyrtarëve me shkarkime të padrejta do të vijojnë sikurse ne do të vijojmë të paguajnë haraçin…

Fenomeni është aq shqetësues sa në prezantim të studimit të INFOCIP ditën e djeshme në të ishte prezent dhe presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij ai i është referuar me shqetësim shifrave të mësipërme, dhe ka propozuar që për ti dhenë fund fenomenit faturën e dëmshpërblimeve duhet ta paguajnë zyrtarët drejtues që aplikojnë shkarkimet antiligjore dhe jo taksapaguesit.

Një propozim i vlefshëm ky por që merr ngjyrime ironike po të kihet parasysh se vetë Ilir Meta ka firmosur me qindra heqje të tilla përgjatë shërbimit si kryeministër, si ministër, si kryetar Parlamenti. Sikurse si kryetar LSI-je ka urdhëruar heqjen me pa të drejtë të qindra të tjerëve për të sistemuar militantët, sojë e sorollopin e tyre etj.

Kujtojmë se kur ka qenë kryetar Parlamenti Ilir Meta ka urdhëruar heqjen nga puna të rreth 40 punonjësve pjesa dërmuese e të cilëe i fituan gjyqet dhe morrën pagat e mohuara nga shkarkimi me urdhër të Ilir Metës. Ndaj morali i Ilir Metës president për ti paguar zyrtarët e shkarkuarit padrejtësisht  tingëllon i pamoralshëm për sa kohë ky të mos kërkoj ndjesë. Pse jo dhe të paguaj dëmshpërblimin që vijon të rëndojë portofolët e taksapaguesve./CNA.al

Lajmet e fundit nga