LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrahu shoferin e tij/ Kryegjyqtari me pallat, në duar të Vettingut

12 Shkurt 2019, 15:34, Aktualitet CNA
Rrahu shoferin e tij/ Kryegjyqtari me pallat, në duar të Vettingut

Kryetari i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj do të dalë nesër para Komisionit të Vettingut.

Demiraj në karrierën e tij do të mbahet mend për rrahjen e shoferit e tij.Nuk është se dëgjojmë çdo ditë që kryegjyqtarët apo drejtuesit e prokurorive të rrihen me shoferët apo me vartësit e tyre.

Rikujtojmë se në vitin 2016, kryetari i Gjykatës së Apelit ka dhunuar shoferin e tij. Të paktën kështu është raportuar nga Policia e Shtetit në atë kohë.

?Më datë 09.06.2016 rreth orës 11:00 në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë është paraqitur shtetasi K. M., 25 vjeç, lindur në Vlore dhe banues në Tiranë, i cili kallezon se ka qënë i punesuar me detyrë shofer i administratës pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe sot rreth ores 09:30 duke qënë në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, është konfliktuar për shkak të marrëdhënies së punës që ka pasur dhe pretendon se është goditur me grusht nga Kryetari i Gjykates së Apelit Tiranë shtetasi Hysni Demiraj, 54 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër, rezident në Tiranë?, thuhet në njoftimin e policisë, në vitin 2016.

Ndërsa në lidhje me pasurinë ai ka deklaruar se burimin e vetëm të të ardhurave e ka vetëm nga pagat.

Por pavarësisht kësaj ai, ka lidhur një kontratë me një kompani për ndërtimin e një pallati. Bëhet fjalë për vitin 2007.

Nuk dihet se në çfarë vendi  do të ndërtohej objekti si dhe vlera e kontratës është jotransprante. Të paktën këto të dhëna nuk janë përfshirë në materialet e publikuara nga Open Spending Albania.

Gjithsesi Demiraj në vitin 2007 ka deklaruar se ka paguar 40 mijë euro për kontratën me kompaninë Park-Construction-Albania.

Për më tepër CNA.al risjell pasurinë e kryegjyqtarit Hysni Demiraj.

 Vitin 2003

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë kaluar nga prindërit, 195 000 lekë.

Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Volsëagen’, prodhim i vitit 1985, vlera 50 000 lekë, dhuruar nga vëllai i bashkëshortes për të motrën më 26.08.1997. Në momentin e dhurimit vlera e automjetit ishte 370 000 dhrami greke.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Gjirokastër, 70 000 lekë për muaj.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna në Drejtorinë Arsimore Gjirokastër, 16 000 lekë për muaj.

Viti 2004

Paga vjetore Hysni Demiraj 780 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 156 000 lekë.

Shitur veturë tip Volksëagen në vlerën 200 000 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore Hysni Demiraj 800 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.

Gjendja Cash 500 000 lekë në banesë

Viti 2006

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.

Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.

Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.

Pagesa gjatë mbledhjes së KLD 190 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 000 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006.

Viti 2007

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 819 000 lekë.

Shpërblime 18 000 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 300 000 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në vlerën 20 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 400 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Viti 2008

Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 791 670 lekë.

Shpërblime 26 500 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 110 000 lekë.

Interesa bankare në vlerën 54 665 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 320 000 lekë.

Bashkëshortja shpërblime në vlerën 10 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 800 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Viti 2009

Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Apelit 567 018 lekë.

Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Gjirokastrës 395 835 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 450 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 200 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 12 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Përshkrim shpenzimi

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Viti 2010

Paga vjetore Hysni Demiraj 1 176 684 lekë.

Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.

Bashkëshortja asistencë në vlerën 64 000 lekë.

Pronotuar Garazh me vlerë 12 500 euro dhe sip 15m2.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 600 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 8 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Viti 2011

Paga vjetore Hysni Demiraj 1 153 359 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 300 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Detyrime të paguara në vlerën -300 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Viti 2012

Paga vjetore Hysni Demiraj 1 223 403 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Detyrime të paguara në vlerën -500 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Viti 2013

Paga vjetore Hysni Demiraj 1 229 399 lekë.

Pagesa si pedagog i jashtëm në vlerën 100 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 30 000 euro për një kontratë huaje të lidhur më 27.08.2013.

Detyrime të paguara në vlerën -1 000 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 315 899 lekë.

Hua e marrë në vitin 2006 në shumën 5 000 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 500 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 300 000 lekë.
Hua e marrë sipas kontratës dt. 27.08.2013 në shumën 30 000 euro për blerjen e apartamentit. Detyrimi i mbetur pashlyer, 30 000 euro.

Shpenzime në shumën 500 000 lekë për shlyerjen e huasë së marrë në vitin 2006 në shumën 5 000 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 325 842 lekë neto.

Hua e marrë sipas kontratës dt. 27.08.2013 në shumën 30 000 euro për blerjen e apartamentit. Detyrimi i shlyer, 2 000 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 28 000 euro.

Shpenzime në shumën 300 000 lekë për shlyerjen plotësisht të huasë së marrë në vitin 2006 në shumën 5 000 000 lekë.
Shpenzime në shumën 2 000 euro për shlyerjen e huasë së marrë sipas kontratës dt. 27.08.2013 në shumën 30 000 euro për blerjen e apartamentit.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë, 1 530 196 lekë.

Të ardhura si anëtar i Bordit Drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, 32 087 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Irena Demiraj, të ardhura nga paga si punonjëse e bibliotekës së Fakultetit Ekonomik për periudhën 19 shtator – 31 dhjetor 2016, vlera 107 122 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit më 25.08.2016 në vlerën 5 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja cash, të ardhura nga shitja e automjetit kursime vjetore të pagës së deklaruesit, të bashkëshortes dhe diferenca e kredisë së marrë për vajzën, 7 000 euro dhe 400 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Kredi bankare marrë në ‘Credins Bank’ më 07.04.2016 për pagesën e studimeve të vajzës, Znj. Juela Demiraj në degën Financë, fakulteti jopublik ‘Bocconi’, Milano, Itali, në shumën 20 000 euro. Nga këto 17 000 euro kanë kaluar në emër të vajzës në llogarinë rrjedhëse në Banca Popolare di Sondrio, Itali. Kredia është me afat 15 vjet, këst mujor 146 euro. Detyrimi i shlyer 1 168 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 19 331.77 euro.
Overdraft për kartën Visa Classic me limit kreditimi 1 000 000 lekë.
Vajza, Znj. Juela Demiraj, gjendja e llogarisë bankare më 31.12.2016, në Banca Popolare di Sondrio, Milano, 8 144.73 euro, (të mbetura nga shuma prej 17 000 euro kaluar nga babai pas kredisë së marrë në një bankë të nivelit të dytë).

Shpenzime në shumën 1 168 euro për shlyerjen e kredisë bankare marrë në ‘Credins Bank’ dytë më 07.04.2016 për pagesën e studimeve të vajzës, Znj. Juela Demiraj në degën Financë, fakulteti jopublik ‘Bocconi’, Milano, Itali, në shumën 20 000 euro. Nga këto 17 000 euro kanë kaluar në emër të vajzës në llogarinë rrjedhëse në Banca Popolare di Sondrio, Itali./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga