Profecia e Nikoll Lesit për protestën e 16 Shkurtit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Profecia e Nikoll Lesit për protestën e 16 Shkurtit

Publikuar

-

Protesta e opozitës e cila do të mbahet këtë të shtunë ëshët bërë kryefjala e diskutimeve. Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikoll Lesi shkruan se opozita është përgatitur seriozisht për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Opozita po përgatitet seriozisht për ta rrëzuar kryeministrin Rama. Përveç njerëzve opozitarë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po bëjnë thirrje që të vijnë qytetarët pa dallime partike, sepse nuk do ketë fjalime politike, por një masivitet popullor që do derdhet mbi zyrën e kryeministrit e që do të rrethojë krejt kryeministrinë. Nuk do ketë as thyerje xhamash, as djegie, as futje brenda në kryeministri. Do ketë popull që shpërthen me revoltën e tij duke e rrethuar kryeministrin për ta kapur peng në sensin e dorëzimit të tij për ti lenë vendin dikujt tjetër të cilin(e) opozita me mazhorancën do ta caktojnë si njeri të besuar për të drejtuar qeverinë trazitore e për të hapur negociatat e qershorit me BE si dhe të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me ato vendore në një ditë.”,-shkruan Lesi.

Lesi shkruan se kazani ka filluar të ziejë e të vlojë presh shum vitesh edhe do të plasë nga presioni i revoltës popullore.

“Ndaj fryma e protestës nga rrethet dhe nga thellësia e Tiranës po vjen duke u rritur. Si puna e një kazani që ka filluar të ziejë e vlojë prej shumë vitesh e tashmë po plas kazani nga presioni i revoltës prej varfërisë popullore. Nuk është kazan si ai që citon kryeministri duke ironizuar mediat apo gazetarët kundërshtarë të qeverisë së tij. Ky është kazan popullor që po zien e zien dhe vetëm shpërthimi do i dëgjohet me 16 shkurt e ku kapaku do kërcasë mu në zyrën e kryeministrit”,-shkruan ai.

Sipas tij kundërshimi i Ramës për ti hapur rrugën një qeverie tranzitore tregon që ai nuk i ka fituar zgjedhjet e 2017-tës.

“Kryeministri Rama nuk po reagon për të kërkuar zgjidhje të situatës me një vetlargim personal, edhe momental sikur të jetë, porse ti hapte udhë një qeverie të përbashkët PS-PD-LSI, e cila të gjithëpranohej si një zgjidhje politike për të hapur negociatat me BE, porse edhe për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, natyrisht në një ditë me zgjedhjet vendore. Le të fitojë kush të fitojë! Nëse i fiton PS dhe Edi Rama bravo i qoftë dhe të heshtin të gjithë kundërshtarët, por fakti që ai e kundërshton largimin për ti hapur vendin një qeverie trazitore tregon se nuk i ka fituar zgjedhjet me vote të ndershme në qershor 2017”

LEXO EDHE:  Kryemadhi thirrje Ramës/ “Mos vazhdo më, por tërhiqu”

Më tej Lesi shkruan i bindur se me 16 Shkurt kazani shpërthen.

“E nxori me fakte vetë “Zëri Amerikës” dhe siç thotë avokati i njohur Spartak Ngjela, kur të kritikon dy apo me shumë herë “Zëri Amerikës” duhet të ikësh. Avokatit po i del parashikimi. Me 16 shkurt kazani shpërthen. Natyrisht jo siç foli dje Fatos Lubonja, i cili ishte radikal me Edi Ramën, aqsa nënkuptoi edhe një si punë revolucioni atë ditë për ta rrëzuar kryeministrin”

Sipas Lesit protesta do të jetë e fortë dhe do të arrijë symini e saj për të rrëzuar Edi Ramën

“Sido ta marrësh protestën ajo do të jetë e fortë, e vendosur dhe do të arrijë për herë të parë synimin e saj që e kanë deklaruar protestuesit që pa ardhur akoma përreth kryeministrisë. Do ta rrëzojnë! Protestuesit do jenë stoikë, korrekt, por nëse policia përplaset me ta duke mos i lenë të rrethojnë nga katër anët kryeministrinë që Edi Rama të mos hyjë derisa të japi dorëheqjen, atëhere, pra kur policia do përdor dhunën, fati i protestës nuk kontrollohet më. Atë e vendos populli”

Në mbyllje të shkrimi Lesi shkruan se 16 shkurti po vjen vrullshëm dhe ministrat e Ramës i kanë prerë biletat për të ikur jashtë shtetit të shtunënë e protestës.

“Populli rrethues i kryeministrit nuk duron më, sepse pensionet nuk po ngrihen, punësime nuk ka, por përkundrazi të rinjtë po largohen nga Shqipëria nga mungesa e jetës më të mirë; mësuesit, mjeksia dhe punonjësit publikë nuk marrin pagë me të lartë, tregtarët e vegjël dhe të mesëm janë zhytur nga litari i taksave, qeveria miraton ligj që favorizon 20 biznesmenë VIP që kanë miliarda, gjë që u vertetua vjet në dhjetor kur Presidenti Meta ia ktheu ligjin, por përsëri kryeministri Rama e votoi në parlament në favor të tyre, bile edhe në mënyrë antikushtetuese pasi ligji  nuk mund të ketë fuqi paravepruese.

Jeta e shtrenjtë, mungesa e shtetit ligjor, fakti që kryeministri po kap gjithë institucionet kushtetuese, mediat e blera me shumicë nga qeveria si dhe krimi e mafia që po bashkëdrejton vendin, janë motiv i madh për një protestë radikale.

16 shkurti po vjen vrullshëm, ndërkohë që disa ministra dhe zyrtarë të rëndësishëm kanë prerë biletat për të ikur jashtë shtetit, në qoftëse kazani i revoltës popullore shpërthen mu para kryeministrisë”,-përfundon Lesi./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktualitet

Patozi i përgjigjet Ramës/ “Nuk e ka problemin tek unë, por tek sistemi”

Publikuar

-

By

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, sulmoi Astrit Patozin, kreun e partisë Bindja Demokratike të themeluar dy ditë më parë.

Në lidhje me sulmin e Ramës, Patozi nga studioja e emisioni “Real Story” deklaroi:

“Rama nuk e ka problemin tek fakti qe mund ta mund une, sepse une jam realist, por ai ka problemin tek sistemi… Nuk do që të ketë një tjeter mes tij dhe Bashës. Eshtë absurde kur thonë që ti nuk mund të jesh opozitë. Nëse Basha ka problem për opozitën, ja jap me shkrim që ai është opozita kryesore dhe unë jam opozita e vogël,”-tha Astrit Patozi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kupa e Italisë / Gjimshiti arrin Strakoshën në finale

Publikuar

-

Vazhdon sezoni i jashtëzakonshëm i Atalanta-s.

Skuadra e Gasperini-t, që mban vendin e pestë në kampionat me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt, ka mundur 2-1 Fiorentina-n me përmbysje në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë dhe ka siguruar kualifikimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 5-4. 90 minuta për Gjimshitin, ndërsa Berisha nuk i ndahet stolit. 

Ka qenë Fiorentina që ka zhbllokuar ndeshjen pas 3 minutash me Muriel, i cili ka shënuar në të tri ndeshjet e luajtura kundër Atalanta-s në këtë sezon.

Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 14-të, duke barazuar me Ilicic, që është treguar i saktë nga pika e bardhë. Goli që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 69-të dhe është shënuar nga Gomez, gjuajtja e të cilit është devijuar në portë në mënyrë të pashpjegueshme nga ana e portierit Lafont. 

LEXO EDHE:  Kryemadhi thirrje Ramës/ “Mos vazhdo më, por tërhiqu”

Atalanta do të përballet me Lazio-n në finalen që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë dhe që do të vërë përballë njëri-tjetrit Berat Gjimshitin dhe Thomas Strakoshën. 

Sido që të shkojë, do të jetë një sukses… kuqezi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

By

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga ana e policisë serbe, Sërgjan Jovanoviq, anëtar i Partisë Liberale Serbe, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e ka konfirmuar Partia Liberale Serbe e Kosovës. Sipas asaj që i ka thënë radios “Evropa e Lirë”kryetari i saj, Sllobodan Petroviç, nuk është rasti i parë që zyrtarët e kësaj partie ndalohen në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jovanoviç është ende në vendkalim. Pjestarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kanë thënë atij se kishin një urdhër për ta mbajtur atë deri në ardhjen e anëtarëve të BIA-s (Agjencia për Siguri dhe Informacion të Serbisë) për ta intervistuar”, ka thënë Petroviç duke kërkuar reagimin e menjëhershëm për këtë rast të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Bardhi "braktis" Bashën/ Shfaqet në protestën e Durrësit

Akti i ndaljes së Sërgjan Jovanoviçit nga ana e autoriteteve serbe, sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.

Autoritetet kosovare kanë reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky rast dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, në Merdare janë ndaluar dhe janë intervistuar Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Boban Stankovi1ç, zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës dhe Nebojsha Jakovljeviç, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës. Intervistimet kanë zgjatur për orë të tëra, ka raportuar “REL”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:02 - 25 Prill, 2019

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga...

Aktualitet19:07 - 25 Prill, 2019

SHBA dënon dekretin rus për qytetarët në pjesën lindore të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara dënuan dekretin e Presidentit rus Vladimir Putin, që ua bën më të lehtë ukrainasve në lindje të...

Aktualitet18:46 - 25 Prill, 2019

Kim Jong-un dhe Vladimir Putin zotohen për lidhje më të ngushta

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotuan për lidhje më të...

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Trending

Read previous post:
Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

Close