Policëve iu gjetën armë personale, makinës iu ndryshua targa/ A u manipuluan prokurorët provat kundër Dritan Dajtit? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Policëve iu gjetën armë personale, makinës iu ndryshua targa/ A u manipuluan prokurorët provat kundër Dritan Dajtit?

Publikuar

-

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka njohur dënimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, në një vendim 3 me 2, me gjyqtarë të mbledhur nga gjykatat e Apelit të Rretheve, pasi ata të Krimeve të Rënda ishin sfumuar si opsione për shkak të një procesi të tejzgjatur dhe me shumë të panjohura që prej ditës kur ndodhi masakra në Durrës ku mbetën të vrarë 4 policë dhe një shoqërues i Dajtit.

Sot ky vendim ka shkaktuar ping-pong akuzash politike, ku palët reciproke betohen në deklarata publike për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë, në shënjestër janë gjyqtarët e çështjes që vendosën gjykimin e shkurtuar, ndaj tyre ka nisur gjyqi publik, të gjithë bëjnë sikur nuk dinë gjë dhe se janë kundër këtij vendimi.

Por ajo çfarë moralistët e sotshëm e dinë, por nuk e thonë, është fakti se hetimi i kësaj ngjarje ka pasur shumë pika të errëta, ndërsa që në vitin 2010, ish-avokati mbrojtës i Dajtit, Sokol Koçiu (asokohe askush nuk pranonte ta merrte në mbrojtje Dajtin) trokiste në dyert e mediave për të denoncuar atë që Koçiu e cilësonte si shkatërrimin dhe manipulimin e skenës së krimit nga prokurorët dhe policia.

Asnjë media nuk konsideroi provat dhe të dhënat e Koçiut, përveç gazetarit Artan Hoxha, që disa kohë më vonë i kushtoi në emisionin “Xhungël” një raportim më të detajuar kësaj ngjarje. I vetmi raportim që ofroi një tjetër anë të medaljes.

Sot për herë të parë publikimin e një kallëzimi penal të vitit 2010 që Koçiu ka bërë ndaj dy prokurorëve që hetuan çështjen. Të dhënat e renditura nga Koçiu hedhin dyshime serioze se provat e ngjarjes janë manipuluar dhe se operacioni policor mund të ketë pasur probleme tepër serioze në legjitimitetin dhe shtysat e organizimit të tij, shkryuan Fax news.

Më poshtë po publikojmë kallëzimin e plotë penal që Koçiu ka bërë ndaj dy prokurorëve të çështjes në vitin 2010:

K  A  L  L  Z  I  M    P  E  N  A  L

Drejtuar:         Prokurorit te Pergjithshem  zj.Ina Rama.

Kallzues:       “Byroja per mbrojtjen e të burgosurve”, perfaqesuar nga drejtori ekzekutiv Sokol Koçiu, Rr.Myslym Shyri, P.46/1, Shk.5, Ap.12, Tirane, nr.cel.06940XXXX.

Te kallzuar: Shtetasit Ardian Nezha dhe Eugen Beci, prokurore prane Prokurorise per krimet e renda.

Objekti:         Kryerja e veprave penale “Shperdorimi i detyres” dhe “Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parshikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 301 te K.Penal.

Baza ligjore:   Nenet 281 e vijues te K.Pr.Penale.

Me 07 Gusht 2009, rreth ores 13.50, ne Lagjen nr.13 Plazh-Durres, prane pistes se vogel “Iliria”, jane vrare me arme zjarri shtetasit Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Ledion Mara si dhe jane plagosur shtetasit Fatjon Shamku e Dritan Dajti.

Po ne te njejten date, Prokuroria per krimet e renda ka regjistruar procedimin penal nr.62 ne ngarkim te shtetasit Dritan Hasan Dajti, akuzuar per kryerjen e krimit “Vrasja ne rrethana cilesuese” e punonjesve te policise Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, te parashikuara nga neni 79-c i K.Penal.

Lidhur me sa siper i burgosuri Dritan Dajti i eshte drejtuar per ndihme “Byrose per Mbrojtjen e te Burgosurve”, ku ka denoncuar autoritetet gjyqesore per shkelje te renda te ligjit e korrupsion ne procesin penal qe po zhvillohet ndaj tij.

Sa siper pas ekzaminimit e keqyrjes se akteve te procedimit ne fjale si dhe pas nje investigimi disa mujor, u zbuluan fakte dhe prova kompromentuese qe lidhen me kryerjen e dy krimeve nga prokuroret e ceshtjes Nezha e Beci, te cilat ne respektim te nenit 281 te K.Pr.Penale me detyrojne qe t’ju drejtohem me kete kallzim me shkrim.   

Elementet thelbesore te faktit.

Se pari, po ju paraqes tre akte dhe dy fotografi te administruara ne fashikullin e gjykates, te cilat tregojne se dy metra larg vendit ku u gjenden te vrare punonjesit e policise Saimir Duckollari dhe Altin Dizdari, eshte fiksuar nje autoveture Mercedes-benz, me ngjyre gri, me targa TR 1638 S, poseduesi i te cilit ka qene nje nga te dyshuarit apo deshmitaret kryesore te vendit te ngjarjes (lidhja 1).

Pas ekzaminimit nga ana jone, kjo prove rezultoi e manipuluar nga prokuroret. Pikerisht ky manipulim ka prishur themelin e hetimit duke bere qe per verifikim te mos shkoje targa e mesiperme e fiksuar ne vend ngjarje por nje e ngjajshme me te dhe konkretisht TR 1658 S (lidhja 2).

Ky veprim u pasua nga nje veprim tjeter i kundraligjshem, c’ka beri qe pas 10 ditesh ne sistemin e regjistrimit kombetar te targave; targa e ketij automjeti TR 1638 S, te ndryshohet me nje targe tjeter, duke humbur perfundimisht gjurmet per organet e hetimit.

Se dyti, ju paraqes faktin qe prokurori Nezha ndonse ka konstatuar ne vend ngjarje si bashkepuntor te Dritan Dajtit edhe nje person te dyte i cili sipas deklarimeve te tij eshte bere shkak per vrasjen e punonjesit te policise Kastriot Feskaj, ka shpallur moskompetencen per hetimin dhe zbulimin e ketij personi, duke ja kaluar aktet prokurorise se rrethit Durres me akuzen qesharake te armbejtjes pa leje. Ja se cfare thuhet shprehimisht ne kete vendim:

“Personi qe u largua u ndoq nga Kastrioti dhe ne hyrje te rrugices se dyte Kastrioti ka arritur ta neutralizoje kete person. Pasi ka pare skenen personi qe kishte pistoleten ne dore (Dritan Dajti) i eshte afruar nga pas policit Kastriot Feskaj duke e qelluar kete dy here nga pas. Personi i neutralizuar arriti te largohej nga vendi i ngjarjes dhe nuk eshte bere e mundur kapja dhe identifikimi i tij (lidhja 3).

Se treti, ju paraqes faktin qe te kallzuarit duke abuzuar me detyren dhe funksionet qe mbartnin nuk kane zbatuar ligjin penal ndaj punonjesit te policise Perlat Leli i cili ka levizur nga vendi i ngjarjes sende me vlera te paperseritshme per zbardhjen e tragjedise.

Prove autentike per sa me siper eshte Vendimi i prokurorit Beci date 8 Gusht 2010 per sekuestrimin e pistoletes se punonjesit te policise Sajmir Duckollari vrare gjate operacionit, nga ku rezulton qe kjo pistolete (prove materjale) eshte levizur nga vendi i ngjarjes prej shtetasit Perlat Leli. Ne kete vendim thuhet:

“Gjithashtu ky punonjes policie (Perlat Leli), disponon dhe armen e punonjesit te policise Sajmir Duckollari, te cilen deklaron se e ka marre ne vend ngjarje ku eshte vrare Sajmir Duckollari” (lidhja 4).

Se katerti ju paraqes faktin qe te kallzuarit nuk kane zbatuar ligjin penal ndaj punonjesit te policise Altin Xhepa  i cili ka levizur nga vendi i ngjarjes sende me vlera te paperseritshme per zbardhjen e tragjedise.

Prove autentike per sa me siper eshte Vendimi i prokurorit Beci date 8 Gusht 2010, per sekuestrimin e armeve te punjesve te policise Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj te vrare gjate operacionit, nga ku rezulton qe keto arme (prove materjale) jane levizur nga vendi i ngjarjes nga punonjesi i policise Altin Xhepa. Ne kete vendim thuhet:

“Gjithashtu ky punonjes policie disponon dhe armet e punonjesve te policise Kastriot Feskaj dhe Fatos Xhani te cilat deklaron se i ka marre ne vend ngjarje ku jane vrare Kastriot Feskaj dhe Fatos Xhani” (lidhja 5).

Se pesti ju paraqes faktin që punonjesit e policisë të pranishëm në operacion përveç armatimit personal kanë pasur në përdorim nga dy armë zjarri të tjera të paregjistruara te cilat nuk kane dashur ti ekzaminojne me ekspertim balistik.

Të ndodhur në këtë situatë, me ndihmën e prokuroreve te kallzuar ata kanë mundur të fallsifikojnë librin e armatimit deri në atë shkallë sa që i ndjeri Fatos Xhani dy muaj pas vdekjes rezulton të këtë firmosur një dokument me nr.63, që vërteton se më 10 Tetor 2009, ka marrë nga magazina e armatimit një armë zjarri të paregjistruar (lidhja 6).

Po e njëta sitatë ka ndodhur edhe me të ndjerin Altin Dizdari, i cili tre muaj pas vdekjes rezulton të këtë firmosur një dokument me nr.211, që vërteton se më 11 Nëntor 2009 ka marrë nga magazina e armatimit një armë zjarri të paregjistruar (lidhja 7).

Veprat penale per te cilat kallzohen.

Krimi i pare per te cilin kallzohen te permendurit eshte “Shperdorimi i detyres” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre ne kundershtim me ligjin, ata kane demtuar interesat e shtetit, drejtesise, dhe te shtetasve, per hetimin e plote te tragjedise.

Te kallzuarit duke keqperdorur funksionet qe u atribuoheshin me ligj, nuk kane filluar procedimin penal ndaj shtetasve Perlat Leli dhe Altin Dizdari, ndonse kane marre dijeni me iniciativen e vete qe keta punonjes policie kishin kryer krimin “Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal.

Po keshtu ata ne kundershtim me ligjin kane shmangur teresisht hetimet per nje person tjeter qe po sipas deklarimeve te tyre ka qene shkaku i vrasjes se punonjesit te policise Kastriot Feskaj.

Objekti si element i figures se ketij krimi eshte Ligji Procedural Penal i Republikes se Shqiperise ne nenet 24, 280, 304 e vijues te tij; te mbrojtura ne rastin konkret posacerisht nga neni 248 i K.Penal.

Ana objektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e lidhjes shkakesore ndermjet veprimeve dhe mosveprimeve te prokuroreve te cilat  jane bere shkak i drejteperdrejte per ardhjen e pasojes kriminale; cenimit te neneve 24, 304 e vijues te K.Pr.Penale.

Subjekti i posacem si element i figures se ketij krimi, konsiston ne faktin qe te dy te kallzuarit gjate kryerjes se veprimeve dhe mosveprimeve kane qene me cilesine e prokurorit, kane mbushur moshen per pergjejsi penale dhe kane qene te afte menderisht.

Ana subjektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e dashjes me paramendim per t’i shmangur nga pergjesia penale shtetasit Leli dhe Xhepa.

Vepra e dyte  per te cilen kallzohen te permendurit eshte kryerja e krimit “Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal, ku parashikohet shprehimisht qe:

“Kryerja e veprimeve per te ndryshuar vendin e kryerjes se vepres penale duke fallsifikuar nje dokument me qellim per te veshtiresuar dhe penguar zbulimin e vepres penale dhe te autorit te saj denohet …”. 

Sa siper prokuroret Nezha dhe Beci duhen te pergjigjen penalisht sepse ne shkresen qe i kane derguar policise per verifikim kane fallsifikuar targen e autovetures tip Mercedes-benz, nga TR 1638 S ne TR 1658 S.

Ata duhet te pergjigjen penalisht edhe per faktin se me dashje kane futur ne fashikullin e prokurorit dhe ne ate te gjykates dokumentete fallsifikuara ku punonjesit e policise Fatos Xhani dhe Altin Dizdari te cilet kane humbur jeten gjate ketij operacioni, rezultonin te kishin firmosur ne librin e armatimit marrjen e dy armeve disa muaj pas vdekjes.

Objekti si element i figures se ketij krimi eshte Ligji Procedural Penal i Republikes se Shqiperise ne nenet 277 e vijues te tij; te mbrojtura ne rastin konkret posacerisht nga neni 301 i K.Penal.

Ana objektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e lidhjes ndermjet veprimeve dhe mosveprimeve te te kallzuarve qe jane bere shkak i drejteperdrejte per ardhjen e pasojes kriminale; cenimit te nenve 277 e vijues te K.Pr.Penale.

Subjekti si element i figures se ketij krimi, konsiston ne faktin qe te dy te kallzuarit, gjate kryerjes se veprimeve dhe mosveprimeve kane pas mbushur moshen per pergjejsi penale dhe kane qene te afte menderisht.

Ana subjektive si element i figures se ketij krimi konsiston ne ekzistencen e dashjes me paramendim per penguar zbulimin e vepres penale dhe te autorit te saj.

Tirane me 27 Dhjetor 2010
Me konsiderate
Drejtori ekzekutiv i B.M.B
 Sokol Kociu

Aktualitet

Patozi i përgjigjet Ramës/ “Nuk e ka problemin tek unë, por tek sistemi”

Publikuar

-

By

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, sulmoi Astrit Patozin, kreun e partisë Bindja Demokratike të themeluar dy ditë më parë.

Në lidhje me sulmin e Ramës, Patozi nga studioja e emisioni “Real Story” deklaroi:

“Rama nuk e ka problemin tek fakti qe mund ta mund une, sepse une jam realist, por ai ka problemin tek sistemi… Nuk do që të ketë një tjeter mes tij dhe Bashës. Eshtë absurde kur thonë që ti nuk mund të jesh opozitë. Nëse Basha ka problem për opozitën, ja jap me shkrim që ai është opozita kryesore dhe unë jam opozita e vogël,”-tha Astrit Patozi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kupa e Italisë / Gjimshiti arrin Strakoshën në finale

Publikuar

-

Vazhdon sezoni i jashtëzakonshëm i Atalanta-s.

Skuadra e Gasperini-t, që mban vendin e pestë në kampionat me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt, ka mundur 2-1 Fiorentina-n me përmbysje në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë dhe ka siguruar kualifikimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 5-4. 90 minuta për Gjimshitin, ndërsa Berisha nuk i ndahet stolit. 

Ka qenë Fiorentina që ka zhbllokuar ndeshjen pas 3 minutash me Muriel, i cili ka shënuar në të tri ndeshjet e luajtura kundër Atalanta-s në këtë sezon.

Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 14-të, duke barazuar me Ilicic, që është treguar i saktë nga pika e bardhë. Goli që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 69-të dhe është shënuar nga Gomez, gjuajtja e të cilit është devijuar në portë në mënyrë të pashpjegueshme nga ana e portierit Lafont. 

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Dritan Dajti/ I kundërvihet prokurorisë

Atalanta do të përballet me Lazio-n në finalen që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë dhe që do të vërë përballë njëri-tjetrit Berat Gjimshitin dhe Thomas Strakoshën. 

Sido që të shkojë, do të jetë një sukses… kuqezi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

By

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga ana e policisë serbe, Sërgjan Jovanoviq, anëtar i Partisë Liberale Serbe, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e ka konfirmuar Partia Liberale Serbe e Kosovës. Sipas asaj që i ka thënë radios “Evropa e Lirë”kryetari i saj, Sllobodan Petroviç, nuk është rasti i parë që zyrtarët e kësaj partie ndalohen në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jovanoviç është ende në vendkalim. Pjestarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kanë thënë atij se kishin një urdhër për ta mbajtur atë deri në ardhjen e anëtarëve të BIA-s (Agjencia për Siguri dhe Informacion të Serbisë) për ta intervistuar”, ka thënë Petroviç duke kërkuar reagimin e menjëhershëm për këtë rast të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  I shpëtoi burgimit të përjetshëm/ Zbardhet kundër rekursi i Dajtit për Prokurorinë

Akti i ndaljes së Sërgjan Jovanoviçit nga ana e autoriteteve serbe, sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.

Autoritetet kosovare kanë reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky rast dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, në Merdare janë ndaluar dhe janë intervistuar Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Boban Stankovi1ç, zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës dhe Nebojsha Jakovljeviç, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës. Intervistimet kanë zgjatur për orë të tëra, ka raportuar “REL”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:02 - 25 Prill, 2019

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga...

Aktualitet19:07 - 25 Prill, 2019

SHBA dënon dekretin rus për qytetarët në pjesën lindore të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara dënuan dekretin e Presidentit rus Vladimir Putin, që ua bën më të lehtë ukrainasve në lindje të...

Aktualitet18:46 - 25 Prill, 2019

Kim Jong-un dhe Vladimir Putin zotohen për lidhje më të ngushta

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotuan për lidhje më të...

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Trending

Read previous post:
Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

Close