LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni "Lulet e pranverës"/ Shefi i antimafias italiane prezanton rezultatet

12 Shkurt 2019, 10:37, Aktualitet CNA
Operacioni "Lulet e pranverës"/ Shefi i antimafias italiane

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela së bashku me shefi i antimafias italiane në Shqipëri, Cafiero De Raho, kanë dalë në një konferencë për operacionin ?Lulet e pranverës, ku u bë i mundur arrestimi i 27 personave, midis të cilëve 21 shqiptarë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Dorian Alikaj, Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi, Altin Avduramani, Raul Xheninaj, Arbnor Hoxhaj, Artur Malo, Kristian Llanaj.

Shefi i antimafias italiane në Shqipëri ka thënë se me an të këtij operacioni u bë i mundur shkatërrimi i katër bandave.

?Ky ishte njuë operacion shumë i rëndësishëm që mund të shkatërrojë operimin e katër bandave të trafikimit ndrkombëtar të drogës.

Ata bënin të mundur që me anë të gomoneve dhe mjeteve të tjera trafikonin lëndë narkotike në Itali dhe vende të tjera të Europës.?-deklaroi Cafiero De Raho./CNA.al

Lajmet e fundit nga