LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një mufkë tjetër nga kryebashkiaku”/ Historiani kap mat Veliajn

12 Shkurt 2019, 09:59, Aktualitet CNA
“Një mufkë tjetër nga kryebashkiaku”/ Historiani kap

Historiani Kastriot Dervishi ka rikujtuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës se masakra e 4 shkurtit ëhstë shaktuar nga vetë shqiptarët dhe jo nga pushtuesit e huaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi shkruan se reagimi i Veliaj është një mufkië tjetër e tij.

?Një mufkë tjetër nga kryebashkiaku. I shkojnë prapa edhe anëtarët e këshillit. Cili pushtues i vrau këta, për të cilët paska vendosur pllakë përkujtimore?

Të gjitha vrasjet e 4 shkurtit 1944 i kanë bërë shqiptarët dhe jo ndonjë pushtues. ?84 qytetarët tiranas? të identifikuar kanë vetëm 27 emra. Edhe ata, një pjesë jo e vogël nuk janë nga Tirana, madje ka edhe italianë e malazezë.?-shprehet ai.

Më tej, historiani pyet se çfarë do të kujtojnë shqiptarët, kur kryebashkiaku vendos një pllakë të ciln nuk e kupton.

?Imagjino çfarë do kuptojë populli nga një pllakë kur as kryetari i bashkisë nuk e kupton atë që vendos. Sigurisht, i ri është kryetari, por pikë për pikë i përmbahet historiografisë dhe propagandës komuniste.?-thotë Katriot Dervishi./CNA.al

Lajmet e fundit nga