Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme

Publikuar

-

moti, ftohte, dimer, temperatura te uleta

Mbetemi nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke ndikuar vranësira dhe shira në territor, më të dukshme paraqiten në Jug-Juglindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke ri-kthyer kthjellimet në veri dhe qendër.

Përjashtim bëjnë zonat jugore, të cilat mbetet me reshje të izoluara shiu e dëbore.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga -4°C në mëngjes deri në 13 °C shënon mesdita.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite në zonat bregdetare me shpejtësi deri në 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Aktualitet

Premtimet për shëndetësinë/ Ministria nxjerr zbuluar Bashën

Publikuar

-

By

Ministria e Shëndetësisë në një reagim të shpërndarë për mediat i është përgjigjur deklaratave dhe premtimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha për sektorin e shëndetësisë.

Ministria i quan premtimet e Bashës boshe dhe gënjeshtra për të ardhur në pushtet.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë disa krahasime me kohën kur PD ishte në pushtet dhe Basha mbante poste të rëndësishme.

Reagimi i plotë:

Një pasqyrë ku shqiptarët të shohin gënjeshtrat e Lulzim Bashës për shëndetësinë

Premtim bosh apo mea culpa ishte ky i Kryetarit të PD për shëndetësinë?

Premtim i zbrazët për të ardhur në pushtet përmes artit të gënjeshtrës, që pak kush e njeh si ai, apo mea culpa për trajtimin që qeveritë e njëpasnjëshme ku ai ka qenë pjesë e rëndësishme, u kanë bërë profesionistëve të shëndetit?

Zotohet me shpresën që do u hedhë hi syve punonjësve të sektorit të shëndetësisë, apo bën mea culpa për një kohë kur, denigrimi i mjekëve dhe infermierëve nuk shprehej vetëm me një trajtim financiar qesharak, por edhe me kushte pune të mjera, ku minjtë proverbialë ishin po aq të kudogjendur, sa edhe gënjeshtrat në fjalimet e Kryetarit të PD për shëndetësinë.

Një kohë që ka ikur, për të mos u kthyer kurrë më!

Kur flet për shëndetësinë në gjendje kome, ka parasysh gërmadhat që la pas qeveria e tij, apo 80 qendrat shëndetësore ku qytetarët shqiptarë kanë filluar tashmë të marrin shërbime cilësore dhe me standarte. Të cilat deri në fund të mandatit, do të bëhen 300.

Kur flet për keqmenaxhim të burimeve njerëzore, e ka fjalën për fenomenin e punësimeve me pagesë nën dorë të infermierëve, në kohën e qeverisë ku Kryetari PD-së ishte pjesë, apo e ka fjalën për ndalimin absurd të specializimeve të mjekëve, që krijoi një boshllëk të rrezikshëm në plotësimin e spitaleve rajonale me profesionistë të shëndetit? Se me siguri nuk ka si të jetë duke folur për realitetin sot, ku infermierët punësohen vetëm falë MERITËS, nëpërmjet një procesi transparent, që është vite drite larg atyre që nxjerr nga goja kryetari i PD.

Kur flet për Buxhetin më të ulët, kthehet me mendjen e tij në kohën e Buxhetit mjeran që qeveria e tij i akordonte sektorit të shëndetësisë? Se me siguri, nuk e ka fjalën për Buxhetin që merr Shëndetësia sot, 43.3% më i lartë se në 2013-ën.

Kur flet për barnat, e ka fjalën për 40 milionë USD borxhe vetëm në sektorin e Shëndetësisë, që u trashëguan nga qeveria e tij, ku edhe serumi e barnat bazë, rrallëkund gjendeshin në spitale? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për realitetin e sotëm, ku tashmë ne kemi plotësuar Listën esenciale të barnave në çdo spital, kemi rritur 30 milion USD buxhetin e barnave të rimbursueshme, i kemi dhënë një herë e përgjithmonë zgjidhje furnizimit me herceptinë, një bar të cilin sot e merr falas çdo grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit.

Kur flet për oligarkët në sistemin farmaceutik, ka në mendje çmimet abuzive, të cilët nuk njohën një herë ulje në kohën e qeverisë ku shërbeu devoshmërisht edhe kryetari i PD, e kur barnat bliheshin më shtrenjtë se sa në vendet e origjinës? Se nuk ka si të jetë duke folur për çmimet e barnave sot, ulja me 30% e të cilave, u ka kursyer shqiptarëve mbi 70 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Kur flet për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, e ka fjalën për pagat tallëse të një kohe që nuk vjen më? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për rritjen 35% që kjo qeveri u ka bërë pagave në 5 vite. Pagesa për mjekët në spitale bashkë me shërbimin roje që kemi dyfishuar është mesatarisht 920 euro në muaj, ndërkohë që përfitojnë 2.5 milion lekë mbi pagën në muaj, kur shërbejnë aty ku ka mungesa për mjekë specialistë, të shkaktuara prej politikës dritëshkurtër të atyre që sistemin shëndetësor e çuan në kolaps.

Kur lexon mundimshëm shifrat që i vënë para për treguesit shëndetësorë, flet për një kohë kur të sëmurët humbnin jetën në urgjenca kardiake, për shkak se u vihej dryni pas orës ‪16:00, si dhe në fundjavë? Se me siguri që nuk e kanë informuar për më shumë se 3600 jetë të shpëtuara qysh prej fillimit të funksionimit të kësaj urgjence ‪24/7, as për 28400 qytetarët që kanë përfituar FALAS paketat e kardiologjisë në spitalet publike dhe jo-publike. duke u kursyer qytetarëve më shumë se 60 milion euro.

Kur përmend renditjen ndër vendet e Evropës, ka parasysh përjashtimin që u bënte qeveria e tij qytetarëve të pasiguruar, të cilët duhej të shkundnin xhepat, edhe kur vizitoheshin nga Mjeku i Familjes? Se nuk ka si të jetë duke folur për 600 mijë të PASIGURUARIT, që sot përfitojnë nga skema e rimbursimit çdo shërbim shëndetësor FALAS, duke ndjekur sistemin e referimit.

Kur sulmon verbërisht partineritetet publik-privat, e ka fjalën për pagesën 8100 lekë nga xhepi që çdo qytetar paguante për kontrollin e përvitshëm, apo për veglat e ndryshkura, që e kishin kthyer bashkëjetesën me infeksionet në një normalitet të hapësirave tona spitalore? Sepse me siguri  nuk e ka fjalën për analizat mjekësore, që sot shqiptarët i përfitojnë FALAS, pranë çdo qendre shëndetësore, kudo ku jetojnë, as për standartet evropiane me të cilat kryhen sot ndërhyrjet operatore, në çdo sallë operacioni në spitalet tona. Pa përmendur dializantët, që e mbajnë mirë mend kohën kur duhej të udhëtonin 4-5 orë për një seancë dhe sot e marrin shërbimin pranë vendbanimit, me standarte të larta.

Qytetarëve shqiptarë u vlejnë këto fakte dhe qindra të tjera, si një pasqyrë e mirë për t’ia vënë përballë kryetarit të arratisur opozitar, sa herë që zgjohet dhe hap thesin e të pavërtetave për sistemin e shëndetësisë.

Për sa na takon, do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për ta përmirësuar sistemin, të vetëdijshëm se ka ende shumë gjëra që duhet të përmirësojmë, se ka ende premtime që duhet të përmbushim, se ende nuk kemi mbërritur atje ku duam të na shpjerë vizioni që ne kemi për shëndetësinë.

Duke folur me vepra në vend të fjalëve. Të bindur për aftësinë dhe mençurinë që kanë qytetarët shqiptarë, për të bërë dallimin mes kujt flet me punë dhe kujt me gënjeshtra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk e pyesim Bashën”/ Zbulohet takimi i aleatëve me Ilir Metën

Publikuar

-

By

Aleatët e Lulzim Bashës ditën e djeshme pas takimit me ambasadorin e BE-së në Tiranë kërkuan një tryezë nga presidenti për zgjidhjen e krizës politike.

Fatmir Mediu kreu i republikanëve nga studio e emisionit “Top Talk” deklaroi se takimi mes aleatëve dhe Metës për zgjidhjen e krizës do të zhvillohet ditën e martë.

Sipas Mediut do të kërkohet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

I pyetur nëse Basha dhe Kryemadhi janë dakord për ndryshimin e sistemit zgjedhor Mediu deklaroi se aleatët nuk e pyesin Bashën dhe Kryemadhin për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

“Ne do të kemi një takim me zotin Meta ditën e martë ku do të diskutojmë për zgjidhjen e krizës. Për ndryshimin e sistemit zgjedhor janë dakord Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka  dhe Vangjel Dule. Ne respektojmë marrëveshjen që kemi me Bashën, po për ndryshimin e sistemit nuk e pyesim Bashën apo Kryemadhin”,-tha Mediu në “Top Talk”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mediu kundër Bashës/ Kërkon ndryshim të Sistemit Zgjedhor

Publikuar

-

By

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu i qenë prezent në studion e emisionit “Top Talk”, përforcoi idenë e një tryeze diskutimi me presidentin Ilir Meta.

Sipas Mediut, takimi do të ketë në fokus zgjidhjen e krizës politike në vend.

Më tej Mediu u shpreh se aleatët e Bashës do ti kërkojnë Bashës ndryshim të sistemit zgjedhor.

“Kërkojmë një tryezë tek presidenti i Republikës të shikojmë rrugën sesi do të arrijmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri me kompromis. Sot ka nevojë për të diskutuar më tej sistemin politik në Shqipëri. Sot Kushtetuta shqiptare ka rënë sepse nuk kemi institucione. Nuk kemi më check and balance pasi çdo pushtet e ka në dorë Rama. E rëndësishme është që qytetarët të njohin kë zgjedhin. Ndaj kërkojmë një sistem zgjedhor të hapur. Të kufizojmë pushtetin e kryeministrit me dy mandate, deputetët me tre mandate dhe presidenti të zgjidhet nga populli”,-tha Mediu./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:02 - 25 Prill, 2019

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga...

Aktualitet19:07 - 25 Prill, 2019

SHBA dënon dekretin rus për qytetarët në pjesën lindore të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara dënuan dekretin e Presidentit rus Vladimir Putin, që ua bën më të lehtë ukrainasve në lindje të...

Aktualitet18:46 - 25 Prill, 2019

Kim Jong-un dhe Vladimir Putin zotohen për lidhje më të ngushta

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotuan për lidhje më të...

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Trending

Read previous post:
ne pranga cifti shqiptar
Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

Close