Aktualitet
Na futën tmerrin/ Ja çfarë problemi kanë personat që shohin shpirtra

Frikë të tmerrshme
Shpesh, sipas shkencës, ata që thonë se kanë parë apo kanë qenë në kontakt me shpirtra, janë po të njëjtët njerëz që kanë më shumë frikë nga ndodhitë paranormale. Kjo pasi vuajnë edhe nga iluzionet mendore dhe mund të interpretojnë një ndodhi normale si diçka paranormale.
Mungesë oksigjeni
Një tjetër arsye pse njerëzit thonë që kanë parë shpirtra është mungesa e oksigjenit në tru, kjo bën që truri të mos funksionojë si duhet dhe në këtë mënyrë ata modifikojnë realitetin në mendjen e tyre.
Monoksidi I karbonit
Monoksidi i karbonit është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, ky lloj gazi mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse thithet për shumë kohë mund të sjellë dhe mendime halucinative si dhe probleme në traktin e frymëmarrjes./CNA.al


Gjyqtarët dhe prokurorët, në kulmin e procesit të Vettingut po i përdorin zyrat për t’u dëfryer dhe për të kaluar kohën.
Sikur të mos mjaftonte kjo, shkelin me këmbë figurën, integritetin e gjyqtarit edhe prokurorit, duke u talluar me qytetarët.

Arben Micko
Në vend që të merren me punët ditore dhe të kryejnë detyrat për atë çfarë paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, thërrasin njerëz në zyra i tallin dhe i ironizojnë.
Kjo është kultura e një gjyqtari dhe një prokurori, si në pamjet që përcjell një video e filmuar në Gjykatën e Tiranës.
Një video që është bërë virale në rrjetet sociale, ka në qendër një gjyqtar të Gjykatës së Tiranës, sekretaren e tij si dhe një prokuror të Tiranës, të cilët tallen me një qytetare.
Nga disa verifikime të CNA.al rezulton që video të jetë bërë në zyrën e gjyqtarit Arben Mickaj, pjesë e trupës gjykuese që “vranë” Ardit Gjoklajn.
Në videon virale, që ka irrituar mjaft qytetarë, dëgjohet zëri i gjyqtarit Arben Micko, që tallet duke e marrë në pyetje qytetaren, pavarësisht problemit që ajo ka.
Gjithashtu në fillim të videos duket që këtij skandali i bashkohet edhe prokurori Ervin Karanxha, i cili ka shkuar në zyrën e Mickos. Ndërkohë që gjatë realizimit të kësaj videoje në zyrë ka qenë edhe sekretarja e Mickajt, M.D.
Sekretarja e cila ka ditur që po filmohet e gjithë biseda, tenton të mos duket në kamera. Gjithsesi ajo nuk ka shpëtuar pa u filmuar. Ajo shihet në fund të videos, teksa hap derën për të përcjellë qytetaren me të cilën u tallën gjyqtari dhe prokurori.
Ky skandal nuk ka nevojë për shumë koment, por tregon se si abuzojnë me taksat e qytetarëve prokurorët dhe gjyqtarët. Vettingu ëshrë pak për gjyqtarë dhe prokurorë të tillë që s’ njohin moral, integritet dhe detyrën e tyre jo e jo që se njohin./CNA.al

Ervin Karanxha

Sekretarja e Arben Mickos

Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas përzgjedhjes si një prej fotove të javës momentin kur ai i hedh bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama nga “Reuters”.
Sipas Palokës, ai e bëri të famshëm Ramën, i cili për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ka shkuar me atlete dhe ka hapur ekspozita si kryeministër.
Më tej Paloka shkruan se në momentin kur ai spërkati me bojë Ramën ky i fundit e ka sharë dhe kërcënuar, moment i cili nuk është filmuar nga mediat.
Postimi i plotë i Palokës:
E bera te famshem…
Cfare nuk ka bere per te terhequr vemendjen e nderkombetareve dhe mediave te huaja:
Ka shkuar me atlete ne summite nderkombetare , madje dhe ne sallone e oborre mbreterore; ka hapur ekspozita si kryeminister ne galerite me te shtrenjta te botes ; ka bere eksentrikun, sharlatanin e karagjozin sa ka mundur ne takime nderkombetare; ka paguar miliona per intervista e reportazhe; ka angazhuar dhe Sorosin per ti bere publicitet ne mediat qe kontrollohen prej tij…
Po nuk arriti kurre te merrte vemendjen dhe publicitetin qe mori pas te enjtes se kaluar. Faqja e tij e zeze beri shetitjen e mediave nga vendet arabe ne SHBA, nga Evropa ne Azi. E jo shaka po gjithe mediat me te rendesishme te planetit.
Sot ka fituar dhe cmime nga keto media (Reuters apo BBC) si kryeministri faqezi dhe gojeqelbur i Shqiperise.
P.S
Po e them tani per here te pare ( kam deshmitare spiropallen):
Nje nga momentet qe nuk e kapen dot mediat, nje nga ato shume momente kur kryeministri i “rilindjes” shan e shfryn nga vendi pa mikrofon, sapo ishte bojatisur, mu drejtua duke me kercenuar. Me kercenoi se do vazhdonte te me “bente qesharak” ne Parlament…
E thene nga ai eshte per tu marre ne konsiderate, por pa modesti fare, dyshoj qe sado te perpiqet, do arrij te me bej “te famshem” aq sa arriti ai brenda nje dite…/CNA.al

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth vendimit të tij për taksën ndaj Serbisë.
Haradinaj është shprehur me tone bindëse duke thënë se derisa qeveria të drejtohet nga ai taksa nuk do të hiqet.
Sipas tij, kërkesat e serbëve nuk do të ndalen me heqjen e tarifës.
“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet. Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”,-tha ndër të tjera Haradinaj./CNA.al
-
Life Style40 mins ago
Më pak se shtatë orë gjumë në natë mund të shkaktojnë kancer
-
Life Style2 hours ago
Gjenitë e zodiakut, cilat janë 6 shenjat më të zgjuara të horoskopit
-
Kuriozitete3 hours ago
Kinezët “nxjerrin” Titanikun nga fundi i oqeanit
-
Life Style3 hours ago
E vërteta që nuk duam ta pranojmë: Mediat sociale po bëhen “droga” e re e shoqërisë moderne
-
Kuriozitete3 hours ago
Sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019
-
Life Style7 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style7 hours ago
Familja Sojer mësojnë se Xhenet është vajza e Arzus, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet20 hours ago
Frutat ju shëndoshin apo ju dobësojnë? Ajo çfarë duhet të dini është kjo