Connect with Us

Jo vetëm Grammys, ja çfarë ndodhi dje në ceremoninë e çmimeve BAFTA

Kryesore Show Biz

Jo vetëm Grammys, ja çfarë ndodhi dje në ceremoninë e çmimeve BAFTA

Publikuar

-

Filmi “The Favourite” dominoi ceremoninë e BAFTAS mbrëmjen e të dielës, duke marrë 7 çmime nga 12 nominimet që kishte. Protagonistja e këtij filmi, Olivia Colman, fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë” ndërkohë që Rachel Weisz triumfoi si “Aktorja më e mirë suportuese”. Çmimet e tjera që mori kjo dramë ishin për produksionin më të mirë, kostumografinë më të mirë, make up-in më të realizuar dhe “Skenari origjinal më i mirë”.

Prodhimi meksikan Roma fitoi çmimin si “Filmi më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe krijuesi i saj Alfonso Cuaron u vlerësua si “Regjizori më i mirë”,  ndërkohë që Rami Malek u shpall “Aktori më i mirë” për portretizimin e Freddie Mercury në biografinë “Bohemian Rhapsody”. Mes fituesve ishin dhe Black Panther, BlacKkKlansman, Green Book apo Vice.

Fjalimet më të bukura ishin ato të Rami Malek, i cili pasi vlerësoi kulturën muzikore angleze (çmimet Bafta mbahen në Angli) nuk harroi t’ja dedikojë çmimin grupit Queen dhe Freddie Mercury-t, dhe të Mahershala Ali. Ky i fundit fitoi çmimin si “Aktori më i mirë suportues” për Green Book, ndërkohë që tha se e vlerësonte shumë këtë trofe të marrë dhe do ta vendoste përkrah Oscar-it që fitoi për Moonlight.

Black Panther fitoi një çmim, atë për efektet vizuale më të mira, ndërkohë që A Star is Born u mjaftua me “Muizka më e mirë origjinale”. Lady Gaga gjithsesi e vlerësoi shumë këtë, pavarësisht se e anashkaloi ceremoninë për të marrë pjesë në Grammys, me anë të këtij postimi në Twiiter:

LEXO EDHE:  Di Caprio kthen mbrapsht trofeun e “Oscars”/ Arsyeja është e pabesueshme

Kujtojmë se çmimet Bafta janë një parashikues i asaj që do të ndodhë në çmimet Oscar, për këtë mjafton fakti se vitin e kaluar në këtë ceremoni triumfuan Frances McDormand, Gary Oldman, Allison Janney dhe Sam Rockwell, të njejtët aktorë që pas një jave arritën të marrin dhe statujën e artë të filmit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  Filmi “Babai” triumfon në “Karlovy Vary”

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Ia doli! Dua Lipa rrëmben 2 çmime në “Grammy” dhe emocionon me fjalimin mbi origjinën

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Çmimi Nobel e ka humbur peshën dhe vlerën që ka pasur dikur

LEXO EDHE:  Filmi “Babai” triumfon në “Karlovy Vary”

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Nga

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Di Caprio kthen mbrapsht trofeun e “Oscars”/ Arsyeja është e pabesueshme

LEXO EDHE:  Dita e Pashkëve/ Sali Berisha fiton çmim

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: