LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Bardhit/ “Më 16 Shkurt vendosin qytetarët”

12 Shkurt 2019, 10:49, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Bardhit/ “Më 16 Shkurt vendosin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, garantoi qytetarët se siguria e tyre nuk do të cënohet gjatë protestës së 16 Shkurtit para kryeministrisë.

?PD ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve në protestën e 16 shkurtit dhe do ta bëjë këtë. Mënyra, forma, elementët që njerëzit zgjedhin për të protestuar janë zgjedhja e tyre.?- u shpreh Sekretari i Përgjithshëmi PD gjatë një interviste në emisionin ?5 Pyetje? nga Ilir Babaramo.

Përsa i përket skenarit, vijimit të protestës, formës apo afateve te saj, Gazment Bardhi tha se kjo do të vendoset me 16 shkurt me qytetarët.

?16 shkurti është një protestë e qytetarëve, të cilët janë nëpërkëmbur nga qeveria dhe kanë gjithë të drejtën të ngrihen e të bëjnë që zëri tyre të dëgjohet.Çdo opsion për formën e protestës është i hapur. Nuk përjashtoj asnjë nga ata që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët.?- thaGazment Bardhi.

Në analizën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Edi Rama është sot jo vetem një kryeministër ilegjitim, por edhe i vetmuar, pa mbështetjen e shumicës së qytetarëve, përfshirë edhe socialistët.

?Në protestë do të ketë edhe socialistë, të cilët na kanë pritur gjatë takimeve tona në qytete të ndryshme të vendit  Janë të zhgënjyer sepse e kanë parë që kjo nuk është qeveri e PS por qeveri e Edi Ramës. Gjysma e ministrave nuk kanëlidhje me PS, por janë shokë dhe miq të Edi Ramës ose gruas së tij.Nuk është njëbetejë mes forcave politike, por një qeverie që e ka lidhur fatin e vet me krimin dhe jo me qytetarët. Prandaj, 16 shkurti nuk është protestë politike, por është qytetare.Edhe pse ka 75 deputetë, Rama do të rrëzohet nga presioni i popullit.?- theksoi Sekretari i Përgjithshëmi PD.

I pyetur për përgjimet që zbuluan blerjen e votave nga një grup kriminal në bashkëpunim me kryebashkiakë dhe ministra të Edi Ramës në 4 qarqe të vendit, Gazment Bardhi, duke cituar ish Ministrin e Brendshëm FatmirXhafaj se në Shqipëri veprojnë 40 grupe të ngjashme kriminale, th,a se çdo kush mund ta imagjinojë masakrën elektorale në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi u shpreh se, pas ezaurimit të rrugëve ligjore dhe institucionale, zgjidhja e vetme për opozitën dhe qytetarët është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i njëqeverie me mandate tranzitor./CNA.al

Lajmet e fundit nga