LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë kërdinë me grabitje/ Arrestohen 12 shqiptarë në Itali

12 Shkurt 2019, 12:54, Aktualitet CNA
Bënë kërdinë me grabitje/ Arrestohen 12 shqiptarë

12 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi aqkuzohen për disa vjedhje të ndodhura në zona të ndryshme të Italisë.

Nga mediat italiane, mësohet se të arrestuaritr janë të moshave 20 deri në 47 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë i mundur në zonën e Firences.

11 nga të arrestuarit u dërguan në burg, ndërsa një prej tyre u la në masën e sigurisë ?Arrest shtëpie?.

Policia italiane ndërmori këtë aksion pas rritjes së rasteve të vjedhjeve.

Raportohet se brenda një kohe shumë të shkurtër kanë ndodhur 29 vjedhje banesh, në një kohë kur pronarët e tyre ishin duke fjetur./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga