LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

11 Shkurt 2019, 14:26, Aktualitet CNA
Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës.

Në një komunikim me gazetarët, Vuçiç është shprehur se kjo taksë është duke duke penguar rregullimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

?Ne po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera. Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis, por kurrë nuk do të lejojmë që askush të shkatërrojë Serbinë dhe të mendojë se Serbia është e vogël dhe e dobët dhe se mund ta poshtërojë atë që nga 2012-ta?-u shpreh ai.

Më tej, gjatë fjalës së tij Preisdenti serb tha se Serbia dhe Kosova duhet të punojnë sëbashku.

?Ne do të punojmë së bashku?,-deklaroi Vuçiç.

Kujtojmë se më 21 nëntor të vitit të kaluar qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100% ndaj mallarve serbe./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga