LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Videoja e shefit të policisë/ Reagon Sandër Lleshaj

11 Shkurt 2019, 19:04, Aktualitet CNA
Videoja e shefit të policisë/ Reagon Sandër Lleshaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas videos së turpshme të një polici e cila u bë publike ditën e sotme.

Reagimin, e ka bërë më anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ku shprehet me nota të ashpra, madje e ka etiketuar policin edhe si pervers.

?Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!?,- ka shkruar Sandër Lleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga