Connect with Us

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Rama kapet “mat”?

Aktualitet

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin/ Rama kapet “mat”?

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, në lidhje me vendimin për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “kreu i meduzes, Edvini, urdheruesi i vendimit nuk ka thene direkt per kete ngjarje tronditese asnje fjale dhe kjo eshte nje vetakuze e vertet. Sikunder veteakuze tjeter e rende eshte reagimi i Edvinit ne FB e tij ndaj komentit te nje qytetari, i cili arriti ti çjerre masken dhe te nxjerre lakuriq lidhjen e tij me Dritan Dajtin.”

Postimi i plotë i Berishës:

Facebooku si gracka ku Edvinit ra haptas ne prehrin e mikut te tij Dajti!

Te dashur miq, vendimi i heqjes se kater denimeve me vdekje serial killerit Dritan Dajti, vrasesit te kater oficereve te policise shokoi shoqerine shqiptare. Kundrejt reagimit te revoltuar denues te fuqishem te mediave, opozites dhe opinionit publik, qeveria, ne ujdi me vrasesit serial me toga te zeza, heshti ndaj ketij vendimi dhe 48 oret e para beri sikur asgje nuk kishte ndodhur. Nen presionin e komunitetit nderkombetar dhe opinionit publik, 50 ore pas vendimit famezi, dolen fytyrnxire per ta denuar aktin Vasal Lleshaj dhe ndrikull Gjonaj. Ndersa kreu i meduzes, Edvini, urdheruesi i vendimit nuk ka thene direkt per kete ngjarje tronditese asnje fjale dhe kjo eshte nje vetakuze e vertet.

Sikunder veteakuze tjeter e rende eshte reagimi i Edvinit ne FB e tij ndaj komentit te nje qytetari, i cili arriti ti çjerre masken dhe te nxjerre lakuriq lidhjen e tij me Dritan Dajtin.

Keshtu, ne komentin e tij ne FB e Rames komentuesi duke ditur njohjen dhe miqesine e Edvinit me Dritan Dajtin dhe ndihmen qe i dha me vendimin kriminal i shkruan:

“Të fala Dritan Dajtit! Hahah del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua që s’kam timonin e drejtësisë. Hahahah për çfarë erdhe në pushtet apo për të bërë llaç edhe tulla?”, shkruan ai.

Ka mjaftuar ky koment hosten qe Edvini te heqe masken dhe me reagimin e tij te demaskoje veten. Keshtu Edvini reagoi ndaj ketij komenti me nje pergjigje qe është dhe reagimi i tij i parë pas vendimit qe ai vet ka pregatitur dhe diktuar ne sallen e gjyqit per serial killerin Dajti.

Ne kete reagim prej 92 fjalesh, Edvini ne asnje rrjesht te vetem, ne asnje fjale te vetme nuk permend direkt apo indirekt me aludim emrin e mikut te tij Dajti, nuk permend as dhe krimin makaber te Dajtit, vrasjen e kater policeve, as dhe vendimin kriminal me te cilin ne zbatim te porosive te tij u ekzekutuan per se dyti nga vrases me rroge te veshur me toga te zeza kater martiret e rendit dhe sigurise te qytetareve.

Ne pergjigjen e tij Edvini shkruan tekstualisht:

“Mos u zgërdhi shumë se na këput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem ia jep pushtetit gjyqësor dhe ia ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marrësh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe unë kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh më vesh, se shtet bërja s’është llaf goje”.

Miq, siç shihni ne pergjigjen e tij, Edvini nuk shpreh asnje denim per aktin, as dhe vendimin konkret te heqjes se kater denimeve per jete vrasesit serial Dajti. Ndonese komentuesi shkruan haptas :” bej te fala Dritan Dajit hahaha, del krimineli per vrasje te katerfishte nga burgu”, Edvini pergjigjet sikur nuk behej fjale njeri konkret pra direkt mikun e tij as dhe per vendimin konkret qe tronditi mbare shoqerine shqiptare por natyrisht gezoi ate.

Prandaj dhe mund te themi se Facebooku ishte gracka ku shpirti katran i Edvinit lidhjet e tij me Dajtin u kapen si laraska. sb

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: