Triumfon Tahiri/ Prokuroria del blof – CNA
Connect with us

Aktualitet

Triumfon Tahiri/ Prokuroria del blof

Publikuar

-

Saimir Tahiri tek Krimet e Renda

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një komunikim me gazetarët, pas zhvillimit të seancës gjyqësore ku ai kishte ankimuar zgjatjen e hetimeve nga prokuroria ka thënë se gjykata i dha të drejtë.

Tahiri theksoi se deri në seancën e 10 marsit, ku pritet të jepet vendimi përfundimtar ai do ketë durim të shpjegojë çdo detaj për ata që e kanë besuar.

“Kam pasur durim dhe kam ende durim pa u shqetësuar për asnjë sekondë siç kam forcën për t’i shpjeguar të gjithë atyre që kanë besuar te unë çdo detaj. Është e drejta e prokurisë të bëjë ç’të dojë, unë di që gjykata më dha të drejtë dhe deri me 10 mars do numërojmë mbrapsht.”- u shpreh ish ministri.

LEXO EDHE:  Grabitësit e Rinasit përballë Krimeve të Rënda/ Kërkesa për prokurorinë

Ai theksoi se për të ka rëndësi vetëm që të vendoset drejtësia dhe t’i shkojë derii në fund çështjes.

“Nuk  e shoh si lojë golash po e shoh si një moment që do marrë të drejtën time, kam pritur  plot një vit që të vendoset drejtësia. E kam thënë edhe më parë kur kjo më ka ndodhur mua që kam mundësi të flasë imagjino ç’ndodh me njerëzit e tjerë.

Për mua ka rëndësi drehjtësi, ka rëndësi që kësaj maratone t’i shkojmë më në fund drejt finishit”-tha ndër të tjera Saimir Tahiri./CNA.al

Aktualitet

Karabaku bën veprimin e çuditshëm para ndeshjes me Partizanin

Publikuar

-

By

Partizani dhe Karabaku do të luajnë nesër ndeshjen e kthimit në Baku, aty ku në “Dalga Arena”, dy skuadrat do të ballafaqohen me njëra-tjetrën. Në prag të këtij takimi, skuadra shqiptare ka udhëtuar mëngjesin e sotëm me Çarter në drejtim të Azerbajxhanit, aty ku edhe do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Stërvitja e fundit e Partizanit, do të zhvillohet sot në orën 20:00 me orën lokale të Azerbajxhanit, ndërkohë që përkon me orën 18:00 me orën shqiptare. Sakaq, 15 minuta më parë do të mbahet edhe konferenca për shtyp në stadiumin “Dalga Arena” ku trajneri Lerda dhe kapiteni do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve, shkruan “Vipsport.al”.

LEXO EDHE:  Grabitësit e Rinasit përballë Krimeve të Rënda/ Kërkesa për prokurorinë

Sakaq, Karabaku ka vendosur që të mos e zhvillojë stërvitjen në stadiumin “Dalga Arena” aty ku edhe do të luhet ndeshja, por do të vihet në stadiumin “Azersun Arena”. Nga ky impiant, do të dilet edhe në konferencë për mediat ndërkohë që klubi ka vendosur edhe autobusë për gazetarët. Kujtojmë që ndryshe nga kjo transfertë, në Shqipëri stërvitja dhe konferenca u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meta tregon sërish “dhëmbët”/ Kthen ligjin e dytë  

Publikuar

-

By

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend dy ligje, duke refuzuar kështu dekretimin e tyre.

Ndërsa pak më parë, Meta refuzoi të dekretojë ligjin për ligjin nr. 37/2019, për privatizimin e shoqërive tregtare, Presidenca bën të ditur se kreu i shtetit ka refuzuar edhe ligjin për disa shtesa dhe ndryshimë në ligjin NR. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”./ CNA.al

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 38/2019

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 20 qershor 2019, ka miratuar ndër të tjera dhe ligjin nr. 38/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””.

Me shkresën nr. 2596 prot., datë 26.06.2019 të Kuvendit, ky ligj është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, praktikë kjo e administruar me nr. 2003 prot., datë 26.06.2019.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare mbi propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji rezulton se ligji i miratuar në Kuvend “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””, ka si qëllim kryesor që nëpërmjet ndryshimeve të propozuara sipas nenit 1 të tij, ai synon të nxisë dhe fuqizojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë, si dhe të mbrojë interesat e shtetit brenda fushave të përgjegjësisë.

Gjatë zbatimit të ligjit nr.139/2015, është evidentuar nevoja për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, si edhe nevoja për krijimin e mekanizmave ligjorë në nivel vendor sa i takon zhvillimit të raporteve me diasporën.

Pikërisht realizimi i këtij qëllimi është parashikuar me miratimin e nenit 1 dhe nenit 2 të ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””.

Një tjetër ndryshim i propozuar me ligjin nr. 38/2019, është edhe ndarja e kompetencave të Këshillit Bashkiak në rastet e tjetërsimit të pronës me të drejtën për dhënien në përdorim. Njëkohësisht me këto ndryshime është zgjeruar koncepti i tjetërsimit të pronës publike duke shtuar brenda tij dhe të drejtën e zhvillimit të pronës nga organet e pushtetit vendor.

Konkretisht nëpërmjet ligjit nr.38/2019, synohet të ndryshohen nenet 54 dhe 55 të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikojnë detyrat dhe kompetencat e Këshillave Bashkiakë, mënyrën e vendimarrjes dhe kuorumin e nevojshëm për çdo lloj vendimmarrje të këtyre organeve përfshi këtu dhe vendimmarrjet për tjetërsimin e pronës publike.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, rezulton se ndryshimet e propozuara në nenet 54-55 të ligjit nr. 139/2015, nuk janë propozuar nga Këshilli i Ministrave, por ato janë propozime të paraqitura nga relatori i projektligjit në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë dhe të mbështetura nga anëtarët e Komisionit.

LEXO EDHE:  Grabitësit e Rinasit përballë Krimeve të Rënda/ Kërkesa për prokurorinë

Ky projektligj është shqyrtuar në dy komisione në Kuvendin e Shqipërisë, konkretisht në Komisionin për Politikën e Jashtme që kanë lidhje me ndërhyrjet të realizuara me nenin 1 të ligjit nr. 38/2019, si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut përsa i takon pjesës tjetër të ligjit të miratuar.

Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 38/2019, duke ju referuar përmbajtjes së aktit të dërguar për dekretim dhe shpallje, praktikës parlamentare të ndjekur për këtë qëllim dhe legjislacionit ekzistues.

Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar në raport me interesin publik.

Në përfundim të këtij shqyrtimi, Presidenti i Republikës vlerëson të evidentojë se dispozitat e nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, janë një hap shumë pozitiv i Kuvendit të Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.

Nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, shteti shqiptar bën një hap të rëndësishëm drejt procesit të implementimit të reformës ligjore dhe institucionale për ndërtimin e marrëdhënieve të natyrshme të atdheut me shtetasit e vet, nëpërmjet dhënies së shërbimeve për diasporën dhe migracionin.

Nisur nga këto qëllime shumë pozitive Presidenti i Republikës, shpreh dakordësinë e tij për realizimin e shtesave në ligjin ekzistues nr. 139/2015, që bëhen të mundura nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””.

Nga ana tjetër, referuar përmbajtjes së nenit 3 dhe nenit 4 të ligjit nr. 38/2019, objekt i këtij shqyrtimi Presidenti i Republikës, ka arritur në përfundimin se propozimi i relatorit për realizimin e ndryshimeve ligjore në nenin 54-55 të ligjit nr. 139/2015, cenon procesin vendimmarrës së Këshillave Bashkiake në lidhje me tjetërsimin e pronave të tyre. Këto ndryshime janë të pajustifikuara, pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarrjet e Këshillave Bashkiake nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimit të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor.

Bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””, i duhet kthyer Kuvendit, me qëllim rishikimin e neneve 3 dhe 4 të këtij ligji.

Konkretisht:

Në nenin 54/e të ligjit aktual nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet shprehimisht se:

 

Neni 54

Detyrat dhe kompetencat e Këshillit Bashkiak


Këshilli Bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

Ndërkohë që në nenin 55, pikat, 3 dhe 4, parashikohet se:

 

Neni 55

Votimi

Nuk ndalet Meta/ Refuzon dekretimin e një tjetër ligji

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Transferimi i madh, shqiptari 18-vjeçar bashkohet me Bayernin e Mynihut

Publikuar

-

By

Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut. Sulmuesi 18-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në Bundesligën U19, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste në një sezon ku skuadra u ndal në finalen e kompeticionit nga Borusia e Dortmundit, shkruan “Sport Ekspres”.

Sipas “BILD”, Dajaku do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore dhe pak orë më vonë marrëveshja do të marrë formë zyrtare. I riu me origjinë shqiptare pritet të aktivizohet me skuadrën rezervë të Bajernit që sezonin e ardhshëm militon në Bundesliga.3.

LEXO EDHE:  Grabitësit e Rinasit përballë Krimeve të Rënda/ Kërkesa për prokurorinë

Shuma që bavarezët paguan për kartonin e 18-vjeçarit raportohet të jetë tek përafërsisht 1.5 milionë euro. Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bajerni i Mynihut. Krahas 18-vjeçarit pjesë e Bajernit janë dhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending