Ndeshja e fundit e javës së 21-të të Kategorisë Superiore/ Korçarëve nuk u tolerohen më gabimet – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ndeshja e fundit e javës së 21-të të Kategorisë Superiore/ Korçarëve nuk u tolerohen më gabimet

Publikuar

-

Java e 21-të e Katëgorisë Superiore mbyllet sot me ndeshjen e fundit mes Skënderbeut dhe Laçit. Në orën 18:00, në stadiumin “Skënderbeu”, kampionët në fuqi të Superiores do të kenë një mundësi për të prishur një ecur negative prej 6 humbjesh radhazi, që nuk ishte përjetuar prej rreth një dekade.

Nëse Skënderbeu dëshiron të bëjë kthesën, ky është momenti i duhur. Sfida luhet përpara publikut korçar dhe Laçi nuk vjen me moral të lartë nga rezultatet e tri javëve të fundit.

Më Skënderbeun jashtë Europës, për momentin vendi i katërt i kërcënohet nga Flamurtari, por edhe vlonjatët po shfaqin probleme të mëdha në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Në dy fazat e para, Laçi ka mundur të marrë 4 pikë nga 6 të mundshme, duke barazuar në Korçë dhe fituar në shtëpi. /CNA.al

 

Aktualitet

Pas takimit me Metën/ Basha takim urgjent me aleatët

Publikuar

-

By

Lulzim Basha pas takimit me aleatet ku u vendos per djegien e mandateve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi në Presidencë mes kreut të shtetit dhe kreut të opozitës, zgjati rreth 40 minuta.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se pas këtij takimi, Basha ka mbledhur me urgjencë aleatët në selinë blu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë turpi/ Rilindasi Edi Rama kundër socialistit Arben Malaj!?

Publikuar

-

By

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media, sipas të cilit mazhoranca kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili rikthehet pas në kohë, në vitin 1992, kur sipas tij Edi Rama kerkonte daljen jashte ligjit te Partise Socialiste dhe thoshte:
“Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”.

Sipas Vasilit, “Arben Malaj ishte pjese dhe sakrifikonte per Partine Socialiste ne kohe shume te veshtira dhe kur PS luftonte per mbijetesen dhe po ne ate kohe qe Rama kerkonte daljen jashte ligjit te PS.

Sot rilindasi shkollepak Edi Rama paturpesisht kerkon shkarkimin e socialistit Arben Malaj njeherazi profesionist i klasit te pare.”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Rilindasi Edi Rama kunder socialistit Arben Malaj!?

Ne 1992, Edi Rama kerkonte daljen jashte ligjit te Partise Socialiste dhe thoshte:
“Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”.

Arben Malaj ishte pjese dhe sakrifikonte per Partine Socialiste ne kohe shume te veshtira dhe kur PS luftonte per mbijetesen dhe po ne ate kohe qe Rama kerkonte daljen jashte ligjit te PS.

Sot rilindasi shkollepak Edi Rama paturpesisht kerkon shkarkimin e socialistit Arben Malaj njeherazi profesionist i klasit te pare.

Cfare turpi per çdo socialist,qe hesht dhe cfare faqe te zeze per ata qe firmosin per shkarkimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bota e boksit në zi/ Aksidentohet për vdekje “Bizelja e ëmbël”

Publikuar

-

Ndahet nga jeta krejt papritur për shkak të një aksidenti automobilistik, Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. 55-vjeçari ndërroi jetë në orët e vona të së dielës, pasi u godit nga një makinë në Virginia Beach.

Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar.

I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.

Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending