LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i shefit të policisë/ LSI kërkon dorëheqjen e Lleshajt

11 Shkurt 2019, 16:28, Aktualitet CNA
Skandali i shefit të policisë/ LSI kërkon dorëheqjen e

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka publikuar një pjesë të emisionit ?Opinion? në TV Klan, ku Lleshaj ka thënë se nëse një polic bën një vepër penale atëherë kjo përgjegjësi do të bjerë direkt mbi ministrin.

?Pse e vonon dorëheqjen Lleshaj??

Shiheni në video se si i merr përsipër vetë përgjegjësitë ministri i Brendshëm Lleshaj.

Me siguri do ta ketë dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së fundit të turpshme të policisë në Malësinë e Madhe.

Ja shiheni vetë ç’ka thënë i intervistuar nga Fevziu:?-shprehet deputeti i LSI-së.

Ky reagim i tij ka ardhur pas publikimit të skandalit të shefit të policisë së zonës Gruemirë (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti, I cili kishte ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare./CNA.al

Lajmet e fundit nga