Seldi dhëndër në shtëpinë e Sabianit? Përgjigja e këngëtarit na surprizoi – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Seldi dhëndër në shtëpinë e Sabianit? Përgjigja e këngëtarit na surprizoi

Publikuar

-

Keisi Medini së fundmi përflitet se është në lidhje me këngëtarin e njohur Seldi Qalliu.

Kënga “S’ka dashni”, përforcoi edhe më shumë zërat se mes tyre ka diçka!

Ndërkohë herë pas herë në daljet e tyre publike, Keisi dhe Seldi e kanë mohuar ekzistencën e një romance dhe kanë pohuar se janë shumë shokë me njëri-tjetrin.

Babai i Keisit, këngëtari i mirënjohur Sabian, përgjatë një interviste për “Panorama Plus” ka deklaruar se mes tyre nuk ka asgjë.

“Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre. Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks”, ka thënë ai duke qeshur.

Aktualitet

“Keqardhje për këtë brez që po rritet”/ Rozana Radi “shpërthen” ndaj të rinjve që dhunuan bustin e Françesk Radit

Publikuar

-

Ditën e djeshme një video e dy të rinjve që dhunonin bustin e kantautorit të ndjerë, Françesk Radi, u bë virale dhe shumë të famshëm shqiptarë reaguan kundër këtij veprimi.

Kjo video e tmerrshme ka prekur familjarët e tij dhe në veçanti mbesën Rozana Radi, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku dënon sjelljen e adoleshentëve.

Këngëtarja shprehet se më mirë do të ishte një seks i sigurt sesa të kesh fëmijë të tillë.

Ajo thote se:

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët”,  të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarën nuk ia hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt, se një fëmijë i tillë)

Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!

Sot është dhunuar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……”

Gjitashtu ajo ka marrë shumë komente mbështetëse ku fjalët e ashpra të Rozanës ishin të drejta dhe sipas tyre këta të rinj duhet të arrestohen për këtë veprim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tronditëse/ 21 vjeçari vret të dashurën dhe publikon trupin e saj në rrjetet sociale

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë në New York ka tronditur opinionin publik ku një 21-vjeçar i quajtur, Andrew Clarck ka vrarë të dashurën e tij 17-vjeçare dhe trupin e saj të vdekur e ka publikuar në rrjetet sociale.

17-vjeçarja e quajtur Bianca Devins ishte mjaft e njohur në New York për shkak të stilit të saj të veçantë.Pas ngjarjes tragjike Andrew ka tentuar të vrasë edhe veten, por u shpëtua nga autoritetet vendase.

Trupi i pajetë i Bianca u gjend nga kalimtarët, jashtë makinës së saj, pasi fotot e 17-vjeçares u bënë virale në internet.

Mediat e huaja raportojnë se Bianca dhe Andrew ishin parë duke debatuar në rrugë para se ngjarja e rëndë të ndodhte.

Burimi:https://edition.cnn.com/2019/07/15/us/bianca-devins-discord-death-trnd/index.html

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending