Connect with Us

Quajti kazan “Zërin e Amerikës”/ Majko ka rezerva për Ramën

Aktualitet

Quajti kazan “Zërin e Amerikës”/ Majko ka rezerva për Ramën

Publikuar

-

majko rezerva per ramen

Pas publikimeve të skandalit me “Unazën e Madhe” dhe atij të blerjes së votave nga “Zëri i Amerikës” kryeministri Edi Rama e quajti këtë të fundit si pjesë të kazanit.

Në lidhje me këtë gjë është përgjigjur ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Sipas Majkos, Rama ka qenë pjesë e gazetarisë dhe 90% e atyre që kritikon kanë qenë shokë të tij. Më tej për deklaratat ndaj “Zërit të Amerikës” Majko tha se ka rezervat e tij për Ramën.

“Edi Rama përveç se është kryeministër, për aq sa e njoh unë, ka qenë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanëve, dhe ky është fakt. 90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë. Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës”,-tha ndër të tjera Majko./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

4 vite burg për Fran Frrokajn/ Reagon PD: Organet e drejtësisë të qëndrojnë larg ndikimeve politike

Publikuar

-

Nga

4 vite burg për Fran Frrokajn/  Reagon PD: Organet e drejtësisë të qëndrojnë larg ndikimeve politike

PD ka reaguar për dënimin me 4 vite burg për Fran Frrokajn dhe ka kërkuar që Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet  me bindje se ish-kryebashkiaku ka bërë punë të shkëlqyer për Lezhën dhe qytetarët e saj.

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e Bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri” , deklaron Bardhi.



Sekretari i përgjithshëm ka shtuar faktin se Frrokaj do të apelojë vendimi dhe shprehet optimist se në fund do të dal në dritë e verteta.

LEXO EDHE:  Goxhaj thirrje për protestë/ “Në 7 maj shqiptarët duhet të dalin kundër diktaturës”

LEXO EDHE:  Rama-Ademit/ I jep rëndësi vetes kur mendon se jam kundërshtari yt

“Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”, përfundoi Bardhi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjohet Luli/ Tek Fevzo për përrallën e radhës

Publikuar

-

Nga

Tre fiksimet e Luli Bashës/ Nga blerës likesh në vizash dhe vilash

Tashmë shqiptarët e njohin dobësinë e kreut të Republikës së re, Lulzim Basha, ose më saktë dashurinë e tij të madhe për gjumin.

Në shtatë vite në krye të opozitës, ajo çfarë ka ditur të bëjë më mirë Lulzim Basha është të flejë gjumë, dhe të bëjë tek tuk ndonjë konferencë, për të sulmuar të ashtuquajturit “oligarkë”, të cilëve më pas ua harron emrin.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i radhës i Ramës



Por, pas një “zhdukje” të gjatë nga ekranet televizive, më në fund Luli qenka zgjuar.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i radhës i Ramës

Mësohet se Lulzim Basha do jetë i pranishëm sot në orën 21:00, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, për të thënë përrallën e radhës, dhe pastaj të shkojë sërish të flejë në vilat e oligarkëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emri i Evis Kushit mbërrin në Presidencë/ Meta ka 7 ditë afat për dekretim

Publikuar

-

Nga

Emri i Evis Kushit mbërrin në Presidencë/ Meta ka 7 ditë afat

Pak ditë më parë u bë i ditur emri i ministres së re të Arsimit, që do të marr postin e Besa Shahinit.

Emri që u përzgjodh nga Kryeministri Rama ishte ai i Evis Kushit, për të drejtuar Ministrinë e Arsimit.

Kryeministria ka mbërritur në Presidencë për të dekretuar në postin e ministres së Arsimit deputeten socialiste Evis Kushi.



Në bazë të Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka 7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri.

LEXO EDHE:  Meta refuzoi ta dekretonte si ministër/ Cakaj: Fola kundër shkëmbimit territorial të Kosovës

LEXO EDHE:  Rama-Ademit/ I jep rëndësi vetes kur mendon se jam kundërshtari yt

 

LEXO TE PLOTE