Qendra tregtare e deputetit në tokë të vjedhur/ Veliaj e shpronësoi për terminalin e ri të autobuzeve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Qendra tregtare e deputetit në tokë të vjedhur/ Veliaj e shpronësoi për terminalin e ri të autobuzeve

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas një letre të hapur që deputeti kosovar, njëkohësisht biznesmen, Ramiz Kelmendi i ka dërguar mediave.

Në takimin e 99 vjetorit të krijimit të Tiranës, Veliaj ka thënë se “Kemi kërkuar nga Ministria e Transporteve që të përfshijmë në terminal edhe Stacionin e Trenit, duke qenë se edhe treni do të rikthehet në Tiranë me një stacion kryesor, tek terminali i autobusëve tek Kthesa e Kamzës, dhe pastaj me një stacion qytetas. Pra jo mallrash, dhe jo parkim vagonash, por qytetas, aty ku është fillimi i Bulevardit të Ri.”.

Kryebashkiaku më tej theksoi se “për të gjithë ata privatë që një tokë shteti, siç ishte zona e Kthesës së Kamzës në librat e Bashkisë së Tiranës, e kanë tjetërsuar me lloj-lloj marifetesh për të ndërtuar qendra tregtare, dua t’iu them sot publikisht se nuk më intereson fare sa deputet i pushtetshëm apo milioner i madh mund të jesh, interesi publik është mbi interesin privat.”

LEXO EDHE:  Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat" e Malajt kundër Veliajt

“Në zonën e Kthesës së Kamzës, pavarësisht çudirave, poshtërsive dhe falsifikimeve që janë bërë me tokat, do të jetë terminali i autobusëve të Tiranës, dhe stacioni i trenit i qytetit të Tiranës.”-tha Veliaj.

Në këtë mënyrë është bërë e qartë se kjo qendër tregtare do të ndërtohej në një toke të vjedhur dhe të tjetërsuar me mashtrime dhe fallsifikime nga individë tëndryshëm që këtë tokë ja kanë shitur deputetit Kelmendi. Pas kërkesës zyrtare dhe deklaratës sqaruese të Bashkisë së Tiranës duket se tashmë kjo toke do t’u kthehet qytetarëve ne formën e një terminali multi modal autobuzësh qëbashkia do të ndërtojë dhe që do ti japë një pamje tjetër asaj zone të qytetit./ CNA.al

Deputeti kosovar “kryqëzon” Veliajn/ Mashtrove me lejen e ndërtimit

Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ Ish-futbollisti vritet pranë shtëpisë së tij

Publikuar

-

Një lajm i hidhur ka goditur sërish botën e futbollit, duke qenë se Marc Batchelor është vrarë pas një sulmi me armë që i është bërë. Ish-mesfushori afrikan, ka mbetur i vdekur në automjetin e tij, pasi është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët kanë gjuajtur me breshëri plumbash karshi ish-futbollistit duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Ish-futbollisti po udhëtonte me automjetin e tij për në drejtim të shtëpisë, kur dy persona me një motor, i kanë dalë para duke e qëlluar. Sakaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke qenë se nuk bëhet fjalë për një grabitje, por një vrasje me paramendim.

LEXO EDHE:  Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat" e Malajt kundër Veliajt

Batçelor kishte debat dhe konflikt edhe te lokali para ngjarjes, ndërkohë që autorët, pasi e kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes duke mos prekur asgjë për të lënë gjurmë. “Ai u sulmua nga dy persona që po ecnin me motor. Ai ishte duke u larguar nga lokali i tij, kur personat e kanë sulmuar”, u shpreh zëdhënësi për shtyp i policisë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fondi Social/ Manastirliu: Më shumë shërbime direkte për grupet vulnerabël

Publikuar

-

By

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e zhvillimit në Lushnje deklaroi se bashkitë e vendit do të mbështeten nëpërmjet Fondit Social për ngritjen e shërbimeve të reja sociale dhe direkte për grupet vulnerabël.

“Bashkitë në kuadër të Fondit Social do të kenë mbështetjen e vet financiare apo nëpërmjet aseteve për ngritjen e shërbimeve të reja sociale. Vëmendja jonë është e dedikuar për të patur sa më shumë shërbime gjithëpërfshirëse, shërbime të integruara në mbështetje të këtyre grupeve vulnerabël, që kanë padyshim nevojë për të patur edhe më shumë shërbime cilësore, dhe mbi të gjitha shërbime direkte”, tha ministrja.

Manastirliu ka shpërndarë në Lushnjë karroca me rrota për personat me aftësi të kufizuara, një shërbim që ofrohet falas i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Shërbimi i ofrimit falas është një tjetër shërbim që financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet organizatave jofitimprurëse të cilat mundet t’i sigurojnë karroca me rrota për ata persona që kanë më shumë nevojë. Deri më sot janë ofruar për gjatë gjithë shtrirjes së këtij projekti më shumë se 1600 karroca me rrota ta cilat u janë ofruar personave në mosha të ndryshme”, u shpreh Manastirliu.

LEXO EDHE:  Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat" e Malajt kundër Veliajt

Stafi i Zyrave Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror, është trajnuar nga ekspertë për vlerësim të individualizuar të personave me aftësi të kufizuara që pajisen me karroca me rrota në të gjitha rajonet e vendit. Janë trajnuar dhe çertifikuar 90 administratorë shoqërorë.

Kjo do të mundësojë që në të ardhmen përfaqësuesit e Zyrave Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe fizioterapistët e trajnuar të shërbejnë si burim i specializuar për të ofruar shërbimin e karrocave me rrota në çdo rajon të vendit.​

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas takimit me Metën/ Basha takim urgjent me aleatët

Publikuar

-

By

Lulzim Basha pas takimit me aleatet ku u vendos per djegien e mandateve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi në Presidencë mes kreut të shtetit dhe kreut të opozitës, zgjati rreth 40 minuta.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se pas këtij takimi, Basha ka mbledhur me urgjencë aleatët në selinë blu./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending