LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikimi i imazheve të familjarëve/ Spiropali: Fajin e ka Berisha

11 Shkurt 2019, 20:49, Aktualitet CNA
Publikimi i imazheve të familjarëve/ Spiropali: Fajin e ka Berisha

Ministrja e Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e qenë prezente në studion e emisionit ?Real Story? në Vizion Plus foli rreth ngjarjes së Kavajës.

Spiropali u mundua ta anashkalonte vizitënn e saj duke e çuar bisedën në terma të përgjithshëm dhe duke ia hedhur fajin ish kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës për bërjen e ngjarjes publike.

?Berisha ka folur pasi janë ndaluar djemtë. Strategjia e Sali Berishës dhe opozitës është kjo. Nuk është hera e parë dhe as e fundit?,tha Spiropali.

Sipas saj ajo u detyrua nga sulme e njëpasnjëshme të opozitës. Këto çështje duhet t?i lihen institucioneve.

?Refuzoj të flas më tepër rreth kësaj çështjeje?,-tha ndër të tjera Spiropali./CNA.al

Lajmet e fundit nga