Connect with Us

Prokurorja e luksit në sitën e Vettingut/ Irma Balli pronare karburanti

Aktualitet

Prokurorja e luksit në sitën e Vettingut/ Irma Balli pronare karburanti

Publikuar

-

Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë pa frikë mund ti radhisësh në rangun e biznesmenëve. Dhe jo biznesmenë dosido, por nga ata të mëdhenjtë që në kampet politike quhen oligarkë.

Në gjykata dhe prokurori kemi plot të tillë që kanë një pasuri përrallore, saqë të duket sikur nuk kanë punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Po të shikosh pasuritë e deklaruar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, bie poshtë poshtë teza e një Shqipërie të varfër.  Nuk bëhet fjalë për orë të shtrenjta, bizhuteritë apo makinat e luksit. Pasuria e tyre shkon më tej që nga vilat deri tek hotelet e karburantet.

Pronare e një karburanti rezulton edhe prokurorja Ima Balli, e cila nesër do të ballafaqohet me Komisionin e Vettingut.

Balli rezulton pronare e pikës e karburantit në bulevardin “Fan Noli”, të cilën ia ka  dhënë me qira një kompanie private. Prokurorja në fjalë, nga të dhënat që ka deklaruar duklet se bën një jetë luksoze, madje vetëm për pushime vjetore, të paktën në vitin 2009 ajo ka shpenzuar 1 144 000 lekë.  Ajo ka deklaruar se ka paguar mbi 20 mijë euro ndër vit për shkollimine  djalit, të cilëin më pas e ka punësuar në Ministrinë e Zhvillimit Urban.  

CNA.al po sjell pasurinë e deklaruar nga prokurorja Balli, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuria e deklaruar nga viti 2003 -2016

Në vitin 2003 ajo ka deklaruar një pikë karburanti, dyqan, apartament banimi.

Në vitin 2004 ka deklaruar apartament banimi me vlerë 2 100 000 lekë, apartament banimi me vlerë 2 500 000 lekë, 100 000 hua nga prindërit e burrit, dhe 20 000 euro kredi.

Në vitin 2005 ka deklaruar kursime nga të ardhurat 2 118 000 lekë, të ardhura nga biznesi i bashkëshortit në shumën 800 000 lekë, të ardhura nga paga si prokurore,  1 718 971 lekë, të ardhura nga puna e bashkëshortit 1 800 000 lekë.

Në vitin 2006 ajo ka deklaruar se i është pakësuar pasuria nga blerja e një makine që ka kushtuar 1 200 000 lekë, shtuar pasuria nga kursimet vjetore në shumën 1 000 000 lekë. Të ardhura nga paga si prokurore në shumën 1 433 970 lekë, pagën e bashkëshortit në shumën 1 400 000 lekë, të ardhura nga biznesi i bashkëshortit në shumën 200 000 lekë.

Në vitin 2007 ka deklaruar shtimin e pasurisë në 200 000 lekë, kursime nga të ardhurat në shumën 1 200 000 lekë si dhe pagën e  saj dhe të bashkëshortit.

Në vitin 2008 ka deklaruar llogari bankare në shumën 1 500 000 lekë, shtuar pasuria me 4 380 lekë, kursime cash 400 000 lekë, pagën e saj dhe të bashkëshortit si dhe të ardhura nga biznesi  200 000 lekë, si dhe pagesën për studimet e djalit në shumën 2700 euro.

Në vitin 2009 ka deklaruar se 700 000 lekë i ka dhënë për studimin e fëmijëve, kursime cash 2 000 000 lekë, shpenzime për pushime 1 144 000 lekë, pagat, të ardhura nga biznesi në shumën 200 000 lekë, interes bankar nga depozitat në shumën 103 000 lekë, pagën për studimet e djalit në shumën 4700 euro dhe për studimet e vajzës në shumën  40 000 lekë.

LEXO EDHE:  Produkti më i shijuar në "Festën e Birrës" në Korçë

Në vitin 2010 ka deklaruar shpenzime jetese 2 000 000 lekë, kursime cash 150 0000 lekë, pagën si prokurore Apeli në shumën 2 001 856 lekë, pagën e bashkëshortit në shumën 2 400 000 lekë, të ardhura nga biznesi i bashkëshortit në shumën 200 000 lekë, ka paguar  4 500 euro për studimet e djalit, 70 000 lekë për studimet e vajzës

Në vitin 2011, shpenzime në shumën 135 0000 lekë, kursime cash 140 0000 lekë, pagën e saj në shumën 2 221 041 lekë, pagëne  bashkëshortit 1 720 000 lekë, të ardhura nga qiraja e karburantit në shumën 702 000 lekë, pagesën për studimete  djalit në shumën 4 500 eueo, për studimet e vajzës 70 000 lekë si dhe ka deklaruar se ka blerë një garazh që kushton 100 0000 lekë.

Në vitin 2012 ka deklaruar kursime cash në shumën 1 800 000 lekë, të ardhura nga puna si prokurore në shumën 2 135 380 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortit 1 230 800 lekë, të ardhura nga qiraja e karburantit, në shumën 944 400 lekë,të ardhura nga paga si anëtare e Këshillit të Prokurorisë në shumën  54 000 lekë, pagesë për studimet e djalit në shumën 4 500 euro dhe për studimet e vajzës 30 000 lekë.

Në vitin 2013 ajo ka deklaruar kursime cash,1 800 000 lekë, të ardhura nga paga si prokurore dhe anëtare në Këshillin e Prokurorisë në shumat 1 955 264 dhe 22 500 lekë, pagën e bashkëshortit 1 070 420 lekë,  të ardhura nga qiraja e karburantit në shumën 769 600 lekë.

Në vitin 2014 ajo ka deklaruar kursime vjetore në shumën 1 500 000 lekë, depozitë kursimesh në shumën 3 000 000 lekë, të ardhurat nga pagat, të ardhurat nga kontrata e qirasë se karburantit në shumën 912  425 lekë, gjendje e mbetur në llogarinë rrjedhëse në shumën 384 615 77 lekë.

Në vitin 2015 ajo ka deklaruar kursime në shumën 170 0000 lekë, shtesë papafingon e karburantit, të ardhura nga paga si prokurore 162 0523 lekë, të ardhura si anëtare e Këshillit të Prokurorisë në shumën 46 750 lekë, të ardhura nga qiraja e karburantit 99 0000 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortit 1223967 lekë dhe të ardhurat nga interesat e Bankës në shumën 141157 lekë.

Në vitin 2016 ka deklaruar depozitë bankare në shumën 2 000 000 lekë, interesa bankare në shumën 211 224 lekë, gjendje e llogarisë rrjedhëse në shumën 515 lekë, të ardhura nga nga puna si prokurore dhe si anëtare e Këshillit të Prokurorisë në shumat 1 617 065 dhe 55 250 lekë, të ardhura nga qiraja e karburantit në shumën 830 000 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortit si drejtor në një kompani sigurimesh në shumën 1 234 729 lekë dhe të ardhura nga paga e bashkëshortit si drejtor i një hoteli në shumën 287 837 lekë, të ardhura nga puna e djalit si arkitekt tek Ministria e Zhvillimit Urban  586 816 lekë, Gjithashtu ka deklaruar depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 1 500 000 lekë, interesa bankare në shumën 211 224 lekë, gjendje në llogarinë rrjedhëse në shumat 1 553 538 dhe 287 381 lekë./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Testimi i Infermierëve/ Beqaj: Testimi nuk ndryshon kontratën e punës

LEXO EDHE:  “SPAK nuk do kursejë askënd”/ Andrea Mano denoncon drejtuesit e Rilindjes në Korçë

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Plagosen me thikë 18-vjeçarin/ Policia e Korçës ndalon autorët

LEXO EDHE:  “SPAK nuk do kursejë askënd”/ Andrea Mano denoncon drejtuesit e Rilindjes në Korçë

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE