Aktualitet
Premier League me kampion të ri / Superkompjuteri parashikon 6 vendet e para

Premier League është kthyer këtë sezon një kampionat i dueluar, me rivalitet dhe ndeshje spektakolare. Ndërkohë që ka nisur faza më interesante e sezonit, ku beteja për titullin kampion është e fortë, superkompjuteri ka bërë parashikimin e tij se kush do të triumfojë në fund.
Aktualisht, Manchester City dhe Liverpool kanë pikë të barabarta në renditje, me “qytetarët” që udhëheqin falë diferencës së golave. Gjithsesi, “reds” kanë një ndeshje më pak. Superkompjuteri, një pajisje që llogarit gjithçka statistikisht, ka analizuar të gjitha ndeshjet e mbetura dhe në fund ka bërë parashikimin.
Rezultati përfundimtar thotë se kampion do të shpallet ekipi i Liverpool, ndërsa Manchester City do të renditet në vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe Tottenham, i treti, ndërsa vendin e katërt dhe të fundit që të kualifikon në Champions League e siguron Manchester United.
Në Europa League do të shkojnë Arsenal dhe Chelsea, që sipas superkompjuterit do të renditen respektivisht në vendet 5 dhe 6.


Nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka cilësuar bllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar si një hakmarrje të ulët dhe akt kriminal ndaj popullit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit, është një akt kriminal i Qeverisë së Edi Ramës, e cila, përmes kësaj sjelljeje në kufijtë e genocidit dhe të hakmarrjes primitive ndaj fëmijëve që u mbyll kopështet dhe nxënësve që u mbyll konviktin, dëshmon se zbatimi i ligjit dhe dimensioni social, transparenca dhe solidaritet e mbështetja ndaj shtresave në nevojë, për të janë të huaja!”.
Sipas Luan Ramës, primitivizmi dhe hakmarrja kriminale ndaj popullit të Skraparit, është shprehja më e qartë e karakterit antipopullor të kësaj qeverie.
Gjithashtu ai shkruan se kjo qeveri ka në vëmendjen dhe përkujdesjen e vet vetëm grupet kriminale që përdor për vjedhjen e votave, ndërkohë që autoritetet e zgjedhura në qeverisjen vendore dhe skraparlinjtë atdhetarë e patriotë, kërkon t’i nënshtrojë e t’i persekutojë me masa të tilla represioni e hakmarrjeje kriminale!
Deputeti i LSI, i jep ultimatum Ramës të lirojë sa më shpejt fondet për këtë bashki.
“Prandaj, sa nuk është vonë, qeveria e Edi Ramës të lirojë fondet e bllokuara padrejtësisht dhe të normalizojë funksionimin në përputhje me ligjin të bashkisë së Skraparit.
Deri sot asnjë qeveri, asnjë pushtues dhe asnjë klan kriminal nuk ia ka dalë t’a nënshtrojë Skraparin e t’i gjunjëzojë skraparlinjtë. Ketë të vërtetë Edi Rama dhe shërbëtorët e tij nuk duhet t’a harrojnë!”-përfundon postimin e tij Luan Rama./CNA.al

Pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike votoi sot me unanimitet për djegien e mandateve të deputetëve, mësohet se kryetari i kësaj force politike po zhvillon një takim me aleatët.
Mësohet se në takim janë të pranishëm, kreu i PAA, Agron Duka, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PDK-së, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Gjithashtu kujtojmë këtu se më parë, Basha u takua edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit pas takimit nuk dha asnjë deklaratë për mediat./CNA.al

Është zhvilluar sot seanca në Gjykatën e Apelit e cila shqyrtoi ankesën e Bashkisë për rrëzimin e Masës së Sigurisë së Shkallës së Parë, në lidhje me ndërtimin e një impianti për prodhimin e asfaltobetonit, në zonën në Pezë Helmës.
Padia është ngritur nga banorët e zonës, pasi sipas tyre shkakton një dëm të konsiderueshëm mjedisor dhe Apeli sot ka vendosur në favor të tyre, duke rrëzuar kështu kërkesën e kryebashjkiakut Veliaj.
Avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Gjykata e Apelit vendosi sot në favor të shëndetit të fëmijëve, përkundër presionit të Veliajt, i cili sipas tij po përdor Vettingun për të shantazhuar kudo dhe në çdo nivel çdo gjykatës!
“Tani në ora 13:30 kishim seancën e Gjykatës së Apelit e cila shqyrtoi ankesën e Bashkisë për rrëzimin e Masës së Sigurisë së Shkallës së Parë! Sot Drejtësia ishte në udhëkryq:
Nga një anë është e drejta dhe shëndeti i fëmijëve të Pezë Helmësit
Nga ana tjetër ishte presioni i Mafies Soros së Lali Plehrit që përdor Vettingun për të shantazhuar kudo dhe në çdo nivel çdo gjykatës!
Sot fitoi SHËNDETI I FËMIJËVE dhe humbi përsëri LALI PLHERI!
Në fakt fitoi drejtësia që mungon kaq shumë!!!”-shkruan ndër të tjera Altin Goxhaj./ CNA.al
Bashkia e Tiranës mashtron qytetarët/ Ndërtoi fabrikën në vend të këndit të lojrave
Video/ Impianti “i vdekjes” në Pezë Helmes pa leje mjedisore
-
Life Style58 mins ago
Gjenitë e zodiakut, cilat janë 6 shenjat më të zgjuara të horoskopit
-
Kuriozitete2 hours ago
Kinezët “nxjerrin” Titanikun nga fundi i oqeanit
-
Life Style2 hours ago
E vërteta që nuk duam ta pranojmë: Mediat sociale po bëhen “droga” e re e shoqërisë moderne
-
Kuriozitete3 hours ago
Sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019
-
Life Style6 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style6 hours ago
Familja Sojer mësojnë se Xhenet është vajza e Arzus, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet19 hours ago
Frutat ju shëndoshin apo ju dobësojnë? Ajo çfarë duhet të dini është kjo
-
Aktualitet1 day ago
E frikshme, këto janë arsyet se përse nuk duhet të mbani tapet në shtëpi