Aktualitet
Plas te “Shëndetësia”/ Debate të forta mes deputetëve

Anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë, gjatë mbledhjes së sotme janë kanë debatuar me tone të ashpra.
Në këtë komision sot do të diskutohej për ndihmën ekonomike, por situata ka dalë jashtë kontrollit.
Deputetja e Partisë Socialiste, Adelina Rista i ka kërkuar llogari kreut të Komisionit, deputetit të Lëvizjes Socialiste për Inetgrim, Petrit Vasilit, për faktin se pse aty ndodheshin njërez të paautorizuar dhe pse kishte lejuar debatet.
Rista ka thënë se kishte marrë ankesa nga qytetarët se nuk po e kuptonin se çfarë ishte duke ndodhur në Komision.
“Sapo pata një telefonatë nga një 80 vjeçare që po na sheh në televizor. Çfarë po bëhet aty tek ju më tha? Vetëm duke ju parë po bëhemi gati të thyejmë tv”,- u shpreh deputetja e PS-së
Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i cili ishte duke folur në momentin kur ka ndërhyrë Rista nuk i ka pëlqyer aspak kjo ndërprerje dhe në fund ka braktisur mbledhjen e Komisionit.
Rista: Turp zoti Vasili, këtu kanë hyrë persona të paautorizuar
Bardhi: Pse më ndërpret moj zonjë
Rista: Ke ngatërruar foltoren zoti Bardhi, t’i po më ndërpret
Bardhi: Nuk po të ndërpres
Rista: Zoti Vasili e drejtoni këtë komision dhe përgjegjësia për rregullin bie mbi ju
Bardhi çohet nga vendi dhe braktis komisionin./CNA.al


Gjatë ditëve të fundit, ka pasur informacione se pas djegjes së mandateve, Partia Demokratike do të shkojë edhe në tërheqjen e përfaqësuesve të saj në institucionet e tjera, përfshirë këtu edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në fakt, PD mendon se mund të bllokojë KQZ-në me djegien e mandateve, me bllokimin e procedurës e teknikalitete të tjera ligjore apo kushtetuese, por duket se është gjetur përballë një fakti, i cili duket se po e frenon dhe është pa zgjidhje.
Burime zyrtare pranë KQZ-së, bëjnë të ditur për CNA.al se Partia Demokratike, edhe në rast se mund t’i tërheqë anëtarët e saj, në bazë të ligjit aktual, ata zëvëndësohen brenda 24 orëve.
“Pra, tërheqja e tyre edhe pse PD mund t’i ketë djegur mandatet, me mandatet që ka mazhoranca, e cila shkon në 77, mund ti zëvëndësonte brenda 48 orëve anëtarët e KQZ-së.”-thanë burime zyrtare.
Së dyti, po sipas burimeve zyrtare nga KQZ, CNA.al ka mësuar se “edhe në rastin se mund të tërhiqte përfaqësuesit e saj dhe të ngeleshin vetëm katër anëtarë, sërish deputetët e radhës në listën e Lulzim Bashës mund të zëvëndësohen, sepse me pesë vota sipas ligjit zgjedhor është dhënia e mandatit, kurse dorëzimi i tij është me katër vota dhe miratimi i listës së deputetëve dhe dhënia e mandateve të Partisë Demokratike është bërë me 7 vota.”
Pra, çka do të thotë se lista mund të vazhdojë dhe mund të bëhet zëvëndësimi i deputetëve me thjeshtë katër vota nga ana e KQZ-së.
Kjo është të paktën proçedura zyrtare dhe ligjore. Që do të thotë se Lulzim Basha e ka të pamundur, dhe ai e di shumë mirë këtë, të bëjë bllokim të KQZ-së apo dhe të institucioneve të tjera për të çuar në “kolendrat greke” djegien e mandateve, ashtu sikundër po veprojnë me faktin se nuk po merr dorëheqjet e deputetëve në mënyrë të menjëhershme, por e ka shtyrë këtë me një komision teknikësh.
Gjithçka duket, ashtu siç kemi thënë edhe në materiale të tjera, thjeshtë dhe vetëm një lojë për të fituar kohë dhe një kërcënim final i Lulzim Bashës për të shkuar në një tjetër marrëveshje me Edi Ramën./ CNA.al
Shënim/ Djegia e mandateve si mashtrim i Bashës për pazar me Ramën

Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit Lulzim Basha, pas debateve në grupin parlamentar ka njoftuar djegien e mandateve.
Në fakt, një djegie që më shumë duket një akt formal, sesa një akt politik. Kjo për shkak të lëvizjes që po bën Lulzim Basha dhe kohës që ai po kërkon të fitojë.
Sipas ligjit dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, mandati, megjithëse jepet nga partia, ai është individual.
Pra, do të mjaftonte që deputetët të jepnin dorëheqjen sot në dy gisht letër dhe të njoftohej Kuvendi. Ky i fundit më pas të njoftonte KQZ-në dhe kështu deputetët e PD-së nuk do të kishin më mandate.
Më pas procedura ligjore, shkon tek njoftimi i deputetëve të rinj, të cilët do duhej të bënin betimin dhe në rast se ata nuk paraqiteshin, sërish Kuvendi do të njoftonte KQZ-në dhe vendet vakante vazhdonin të shpalleshin.
Kjo do të ishte proçedura më e shpejtë dhe gjithçka do të ecte brenda 24 orëve.
Por, çfarë po ndodh?
Lulzim Basha nuk ju ka kërkuar deputetëve të dorëzojnë mandatet, dhe sërish po gënjen publikisht. Ai kërkon kohë që të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të gjejë teknikalitetet për zgjidhjen e kësaj situate.
Nuk ka asnjë problematikë, mjafton që deputetët të firmosnin letrën e dorëheqjes dhe mandatet do të quheshin të djegura.
Nga ana tjetër, vetë Lulzim Basha po mbledh një Këshill Kombëtar, i cili nuk ka asnjë kompetencë mbi deputetët aktualë, pasi nuk është ky Këshilli Kombëtar që ju ka dhënë atyre mandatin, megjithëse atëherë kur i zgjodhi Basha nuk pyeti askënd.
Prandaj, djegia e mandateve duket të jetë një lojë dhe asgjë më shumë se kaq./CNA.al
Shënim/ Djegia e mandateve si mashtrim i Bashës për pazar me Ramën

Qeni i Sala, ish-futbollistit të Nantes, i cili humbi tragjikisht jetën në një aksidenti ajror në një avion privat teksa po udhëtonte në drejtim të Cardiffit, është kthyer në qëndër të vëmëndjes kohët e fundit.
Gjatë kohës që Sala rezultonte i humbur, motra e tij vendosi të publikonte disa imazhe të qenit duke pritur kthimin e të zotit. Nala, siç quhet dhe qeni tashmë është kthyer në një personazh pas publikimit të fotove.
Nala, për të cilin Sala, kujdesej gjatë kohës që luante në Francë, ishte pjesë e funeralit të futbollistit që u mbajt në vendlindjen e tij, në Argjentinë.
Gjatë funeralit ishte i pranishëm dhe një lojtar i Nantes, klubit ku aktivizohej Sala. I pranishëm ishte gjithashtu vëllai i futbollistit, Higuain, Nicolas Higuain, i cili para dy viteve kishte qënë edhe menaxheri i Sala.
-
Life Style21 mins ago
Gjenitë e zodiakut, cilat janë 6 shenjat më të zgjuara të horoskopit
-
Kuriozitete1 hour ago
Kinezët “nxjerrin” Titanikun nga fundi i oqeanit
-
Life Style2 hours ago
E vërteta që nuk duam ta pranojmë: Mediat sociale po bëhen “droga” e re e shoqërisë moderne
-
Kuriozitete2 hours ago
Sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019
-
Life Style5 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style5 hours ago
Familja Sojer mësojnë se Xhenet është vajza e Arzus, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet19 hours ago
Frutat ju shëndoshin apo ju dobësojnë? Ajo çfarë duhet të dini është kjo
-
Aktualitet1 day ago
E frikshme, këto janë arsyet se përse nuk duhet të mbani tapet në shtëpi