LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pedagogu denoncon skandalin/ Si u kërcënuan nga policia

11 Shkurt 2019, 13:08, Aktualitet CNA
Pedagogu denoncon skandalin/ Si u kërcënuan nga policia

Pedagogu Mark Marku ka qënë i pranishëm sot në Komisionin Parlamentar për Median dhe mjetet e Informimit Publik.

Pedagogu Mark Marku është shprehur se policia ka ardhur dy herë në fakultet, për të bërë presion tek Filologjiku.

?Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për tu justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t?i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin.

Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit?,-tha Mark Marku.

Lajmet e fundit nga