LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmoi të miturën/ Kush e përkrahu shefin e policisë?

11 Shkurt 2019, 16:01, Aktualitet CNA
Ngacmoi të miturën/ Kush e përkrahu shefin e policisë?

Kryetari i Partisë Demokartike, Lulzim Basha e ka cilësuar skandalin e shefit të policisë së zonës Gruemirë (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti, si një ngjarje e ndodhur për faj të ?Rilindjes?.

Nga takimi me qytetarët e Lushnjës, Basha ka thënë se polici që ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren ishte shkarkuar dhe sipas tij u rikthye nga ?Rilindja?.

?Ne do ta shembim këtë sistem që e kanë kthyer Shqipërinë në geto ku ke vetëm dy opsione ose të bëhesh rob i tyre ose të largohen nga Shqipëria.

Ky është modeli që shkakton skandale si ai që shpërtheu edhe sot, ku një njeri i larguar nga policia u rikthye nga sistemi i rilindjes dhe u tregua qartë se si abuzon me një vajzë 15 vjeçe. Çdo institucion ka humbur legjitimitetin dhe moralin.?-deklaroi kryedemokrati./CNA.al

Lajmet e fundit nga