LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren/ Arrestohet shefi i policisë

11 Shkurt 2019, 12:28, Aktualitet CNA
Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren/ Arrestohet shefi i policisë

Policia e Shkodrës ka reaguar menjëherë pas publikimit në media të videos shokuese, ku shefi i policisë së zonës Gruemirë (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Punonjësi i policisë, Berhan Bajrakurti është vënë menjëherë në pranga.

Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15- vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme me të në telefon. Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit.

Pamje shokuese-Polici ngacmon seksualisht 15-vjeçaren/ Nëna rrëfen tmerrin

Lajmet e fundit nga