Mungesa e prodhimit/ “Fluturojnë” me 37% çmimet e zarzavateve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mungesa e prodhimit/ “Fluturojnë” me 37% çmimet e zarzavateve

Publikuar

-

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT  raportoi se, çmimet në grupin “zarzavate, përshi patatet” u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit për shkak edhe të krizës globale të asaj kohe arriti në 56.6%.

Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimeve në janarin e këtij viti, ndryshe nga 2010 që ishte si rrjedhojë e faktorëve të jashtëm, erdhi si pasojë e goditjeve të brendshme nga oferta, pasi prodhimi vendas këtë sezon ishte mjaft i kufizuar.

Ndryshe nga herët e tjera, ku prodhimet bujqësore në vend diktoheshin nga kushtet atmosferike, përmbytjet ose ngricat, këtë vit shkak u bë reduktimi i prodhimit nga fermat.

Ekspertë të bujqësisë në qarkun e Korçës pohuan se sipërfaqja e mbjellë me qepë dhe patate këtë vit ishte 10 herë më e vogël. Prodhimi u reduktua për shkak të humbjeve të mëdha që fermerët pësuan në vitin 2017, ku prej superprodhimit çmimet ranë në kosto, teksa një pjesë e madhe e prodhimeve u kalbën në fushë.

Ndër vite çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më  të larta se grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit që INSTAT i referohet për matjen e inflacionit. Kjo për arsye se prodhimet shqiptare nuk plotësojnë nevojat e brendshme dhe shpesh importet e këtyre prodhimeve hyjnë në tregun shqiptar me kosto shtesë.

Fermerët janë të shqetësuar se nuk po orientohen që të prodhojnë sipas nevojave të tregut, teksa këtë vit fermerët e pemishteve sidomos, agrume dhe mollë u ndeshën me superprodhim.

Kjo gjendje ka sjellë humbje të mëdha, teksa fermerët e Konispolit lanë tonelata me portokalle dhe manderinë të kalben poshtë pemëve. Në një situatë të ngjashme janë edhe fermerët e mollëve ne Korçë.

Inflacioni në muajin janar arriti në 1.9 për qind, duke qenë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7%. Rritja e përgjithshme e çmimeve në janar u dominua në më shumë se 90 për qind nga rritja e çmimit të ushqimeve.

Shqipëria nuk ka projeksione dhe studime ne lidhje me pritshmëritë e ecurisë së konsumit në tregun vendas për disa artikuj bujqësore. Vendet të zhvilluara të Europës u japin fermerëve të dhëna të sakta mbi ecurinë e konsumit dhe sasive te prodhuara për periudha mbi 10 vite.

Ndërsa Shqipëria vuan edhe nga një handikap tjetër ku lejohen importe të prodhimeve bujqësore në kulmin e sezonit në Shqipëri. Teksa mollët dhe manderinat shqiptare po kalben në fusha, njësitë e shitjes me pakicë janë të mbushura me mallra importi, molle dhe portokalle që vijnë nga Greqia dhe Italia./ Monitor

Aktualitet

Studimi/ Keni kujdes këta persona janë tradhëtarë të lindur

Publikuar

-

keta jane personat qe tradhetojne

Sipas një studimi ata të cilët janë më të predispozuar për të tradhëtuar janë personat të cilët kanë kaluar numër më të lartë partnerësh gjatë jetës së tyre.

Edhe pse çdo lidhje është e veçantë, studiuesit e Universitetit të Queensland, analizuan personat që kishin tradhëtuar dhe gjetën disa faktorë që ndikonin në predispozitat e tyre për të tradhtuar.

Sipas studimit të publikuar në British Journal of Psychology, personat që janë impulsivë mund të tradhëtojnë vetëm sepse nuk kanë aftësi për të analizuar situatën dhe veprojnë menjëherë duke i vënë veshin impulseve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ja sa kripë duhet të konsumoni për të hequr qafe sëmundjet kardiovaskulare

Publikuar

-

sasia e kripes qe duhet konsumuar per te shmangur semundjet kardiovaskulare

Kripa e gjellës, ajo që përdorim më tepër përmban sodium. Kjo substancë në sasi tepër të shtuar mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare duke përfshirë dhe hipertensionin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gram në ditë.
Një tjetër organizatë e specializuar për sëmundjet e zemrës rekomandon jo më tepër se 2.5 gram sodium në ditë, gjithsesi e njëjta organizatë thotë se 1.5 gram është sasia e duhur për një të rritur.

Gjithsesi rreth 21 institute shkencore nga vende të ndryshme kanë dalë në përfundimin se limitet e konsumimit të kripës janë të ulta, por kjo masë sipas tyre duket e panevojshme.
Studiuesi Andreë Mente dhe kolegët e tij, udhëhoqën një studim me 94,000 persona, nga mosha 35-70 vjeç, duke u munduar të saktësonin sa kripër duhet që të dëmtohet shëndeti. Në përfundim të studimit, konsumimi ditor optimal i kripës ishte 2 gram ose një lugë kafeje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Studimi/ Zënkat mes prindërve shkatërrojnë shëndetin e fëmijës

Publikuar

-

zenkat e prinderve shkaterrojne femijet

Sipas studimeve edhe dinamikat e lidhjes mes prindërve luajnë një rol kyç në mirëqenien mendore të fëmijëve si dhe në raportet që do të krijojnë këta të fundit në shoqëri më vonë.

Duhet thënë se debatet e vogla nuk llogariten si ndikuese, pasi janë normale. Ajo që i ndikon vërtet fëmijët janë sjelljet, që  lidhen me ngritjen e zërit si dhe demostrimi i vazhdueshëm i inatit  para tyre.

Sipas studimeve, fëmijët, të cilët përballen me konflikte të vazhdueshme në ambientin familjar, duke filluar që nga mosha 6 muajshe, kanë rrahje zemre më të shpeshta si dhe nivel më të lartë të stresit.Konfliketet familjare tek fëmijët shfaqin pasoja si ndërprerje të zhvillimit të trurit, pagjumësi, ankth, depresion si dhe shumë probleme të tjera të cilat lidhen me shëndetin mendor dhe emocional./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:46 - 19 Shkurt, 2019

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të...

Aktualitet09:00 - 19 Shkurt, 2019

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin...

haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen
Aktualitet16:05 - 18 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth...

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Aktualitet19:44 - 10 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

Protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit në detyrë Aleksandër Vuçiç kanë njohur përshkallëzim. Nёn moton “njё ndёr pesё milionё”...

Trending

Read previous post:
Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Close