LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet bojkoti/ Studentët paralajmërojnë Dekanin

11 Shkurt 2019, 10:17, Aktualitet CNA
Mbyllet bojkoti/ Studentët paralajmërojnë Dekanin

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë vendosur ditën e sotme që t?i japin fund bojkotit.

Një nga studentët ka thënë se ky vendim erdhi si pasojë e fillimit të mësimit nga pjesa më e madhe e studentëve dhe caktimi i datës së sezonit.

?Vendimi erdhi me shumicë votash nga studentët të ngujuar dhe ditën e nesërme të fillojmë mësim, kjo sepse shumica e studentëve kanë filluar mësim dhe sepse është vendosur edhe data e fillimit të sezonit dhe ne nuk duam që të djegim  vitin akademik.?-u shpreh studentja.

Ndërsa, një studente tjetër ka thënë se shpesh herë janë kërcënuar nga instance të ndryshme.

Më tej, po e njëjta studente shtoi se nëse nuk do të plotësohen kërkesat që ata i kanë bërë dekanit Artan Hoxha, atëherë protesta do të rifillojë dhe do të përshkallëzohet.

?Presione e kërcënime kemi pasur nga instanca të ndryshme, por ne nuk dolëm nga bojkoti për shkak të presioneve, ne kemi dërguar disa kërkesa te dekani dhe nëse ato kërkesa nuk do të plotëoshen ne do të përshkallëzojmë protestën dhe pas mbarimit të sezonit do shkojmë më tej me protestën tonë.?-tha e reja./CNA.al

Lajmet e fundit nga