Aktualitet
“Kush kërkon punë pa kushte”/ Rama tregon ku duhet të drejtoheni

Nga takimi i sotëm i radhës për përvojat e atyre që i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemeve,
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot takimin e përjavshëm të platformës së bashkëqeverisjes.
Rama ka shfrytëzuar këtë takim, për të adresuar adresuar sot një përgjigje të për gjithë ata që e kritikojnë për këtë mënyrë të zgjedhur.
Ai ka theksuar se platforma është transformimi i zyrave të marrëdhënieve me publikun, e si e tillë zëvendëson letrat dhe lehtëson komunikimin direkt të qytetarëve me ata që duhet t’u japin zgjidhje problemeve që kanë.
“E habitshme që at që i thonë vetes mendje të ndriçuar edhe e dinë veten për koka të mëdha nuk kuptojnë themeloren e platformës, ajo është transformimi përmes inovacionit, i zyrave të marrëdhënieve me publikun, zëvendëson letrat drejtuar ministrive, agjencive, radhët për të marrë një kontakt për të cuar fjalë më lart ku të shkelet një e drejtë, thjesht mundëson që qytetari të jetë i pari, këtë e kemi dëgjuar 30 vjet, më jepni votën që të bëhem zëri juaj dhe ku jemi parë, kurse përmes platformës bashkëqeverisja është reale”-tha
Më tej, kreu i qeverisë theksoi se kjo platformë shëben edhe si një lloj ndërmjetësi për punësim, për të gjithë ata që duan punë pa kushte.
“Kush do punë pa kushte dhe kush punës i thotë punë le të drerjtohet në platformë dhe kjo do bëjë ndërmjetësimin me privatët”-tha ndër të tjera Rama.
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...