LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i KLSH-së/ Meta përgjigjet me “qetësi dhe dashuri”

11 Shkurt 2019, 10:57, Aktualitet CNA
Kreu i KLSH-së/ Meta përgjigjet me “qetësi dhe

Pas fjalës së tij në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë ?Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor?, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është përgjigjur interesit të mediave edhe në lidhje me debatet për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një nga gazetarët e ka pyetur Presidentin se nëse ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli do të jetë kandidatura e tretë dhe e vërtetë për kreun e KLSH-së.

Kreu i shtetit ka zgjedhur ta japë përgjigjen me ?qetësi dhe dashuri?, duke thënë se të gjitha kandidaturat e tij synojnë forcimin e institucioneve.

?Unë jam i bindur se të gjitha zgjidhjet e Presidentit synojnë forcimin e  institucioneve të pavaruara.?-tha Meta.

Kujtojmë se mazhoranca ka rrëzuar dy kandidaturat e Presidentit për këtë institucion, përkatësisht Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga