LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministrja socialiste/ Rama duhet të largohet

11 Shkurt 2019, 20:13, Aktualitet CNA
Ish ministrja socialiste/ Rama duhet të largohet

Kryeministri Edi Rama duhet të largohet  dhe t?ia lërë vendin një ekipi të ri, pasi Partia Socialiste është votuar për të qendruar katër vite në qeverisje të vendit. Kështu mendon ish  ministrja e Jashtëme socialiste Arta Dade. Sipas të cilës, PS duhet ta çojë deri në fund mandatin e saj, por pa Edi Ramën, i cili duhet të largohet edhe nga drejtimi i Partisë, të cilën e ka kthyer në pronë të tijën.

?Edi Rama duhet të largohet që të lërë vendin për një ekip të ri dinjitoz brenda partisë. PS ka marrë një mandate 4 vjeçar për të qeverisur dhe këtë mandat duhet ta çojë deri në fund pa Edi Ramën. Brenda partisë ka kapacitete për të ndërtuar 5 qeveri. Po të ketë një votëbesim i fshehtë në parlament Rama nuk e fiton?,-tha ndër të tjera Dade në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo?./CNA.al

Lajmet e fundit nga