Connect with Us

Intervista/ Majko zbulon kush fshihen pas “media kazanit” të Ramës

Aktualitet

Intervista/ Majko zbulon kush fshihen pas “media kazanit” të Ramës

Publikuar

-

pandeli majko minister

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko thotë se protestat e studentëve në Shqipëri ishin shqetësuese sepse ishin një reagim ndaj sistemit politik që është ndërtuar që nga vitet ’90 dhe pasqyronte opinionin publik ndaj politikës shqiptare. Ministri i Diasporës, që ndodhej në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve, tha se samiti për diasporën do të jetë një forum për përfaqësuesit e saj, duke pranuar se shumë nga arsyet për largimin e tyre kanë lidhje me politikën në Shqipëri. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Majko foli edhe për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe për çështjen e negociatave Prishtinë-Beograd.

Zëri i Amerikës: Zoti Majko, po i afrohemi samitit të dytë për diasporën, çfarë hapash konkretë po merren nga qeveria shqiptare për angazhimin e diasporës dhe sa realisht janë të angazhuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, bazuar në kontaktet që keni ju, për të dhënë kontributin e tyre? Çfarë garancish jep qeveria shqiptare që ata të mund të bëjnë një gjë të tillë?

Pandeli Majko: Dua të theksoj faktin që ky aktivitet është sidomos i diasporës. Nuk do të jetë thjeshtë një dialog midis një qeverie në pushtet dhe të ftuarve që do të vijnë. Ne jemi të vetëdijshëm se brenda politikës shqiptare egzistojnë shumë arsye se përse ata që kemi ftuar në samitin e diasporës janë larguar nga vendi. Kështu që jemi shumë të kujdesshëm për të mos bërë sikur po bëjmë ndonjë heroizëm të madh me ato çfarë kemi bërë. Kemi bërë shumë, por mendoj se jemi shumë vonë dhe vrapi në këtë rast është prapë vonë.

Zëri i Amerikës: Në janar, Kryeministri Rama ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë duke e quajtur këtë si reflektim ndaj protestave të studentëve. Kur një kryeministër ndryshon më shumë se gjysmën e qeverisë, çfarë treguesi është kjo për ecurinë e qeverisjes që nga koha kur filloi ky mandat i ri i socialistëve dhe në fakt çfarë ka ndryshuar në filozofinë e qeverisjes me ndryshimin e emrave?

Pandeli Majko: Mendoj se të gjithë kemi qënë nën reflektimin se çfarë duhet të bëjmë pasi lëvizja studentore ishte një lëvizje që realisht na shqetësoi të gjithëve. Unë, të them të drejtën, për herë të parë jam ndjerë i pasigurtë për atë që po ndodhte. Sepse nga një anë ndjeja që po takoja vetëveten, ata ishin studentë që po ngriheshin karshi, ta themi troç fjalës, një sistemi politik që ishte ndërtuar pas viteve 90-të, dhe që një pjesë e tyre mendojnë se është i kalbur, ashtu siç mendoja unë bashkë me shokët e mi në vitet 90-të.

Po ta vinit re, problemi më i madh aty nuk ishte se ata kundërshtonin qeverinë, madje ata nuk kërkonin as dorëheqje të qeverisë apo të ministrave të veçantë të qeverisë. Shqetësimi im më i madh ishte se ata nuk shikonin veten të përfaqësuar tek opozita. Dhe kjo sjell një problem të madh të opinionin publik me politikën shqiptare.

Zëri i Amerikës: Nuk besoj se ishte kjo situata.

Pandeli Majko: Mendoj se kjo ishte një pjesë e situatës. Unë nuk po përpiqem të jem shterues në atë që po shpjegoj. Po them atë që mua më shqetësonte më tepër nga gjithë kjo histori. Që do të thotë se sistemi politik nuk po përfaqëson opinionin publik. Një sistem politik që nuk përfaqëson opinionin publik të një vendi, atëherë duhet ta gjykojmë me arsyetimin, o ka filluar fundi ose sistemi politik po mbyll një cikël të vetin.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama reagon ashpër sa herë që kritikohet nga media, e ka gjetur emrin që përdor shpesh “kazan” dhe së fundmi edhe Zëri i Amerikës u bë pjesë e këti lloji reagimi të Kryeministrit Rama. A mendoni se qëndrime të tilla nga kryeministri janë të arsyeshme duke patur parasysh se në të gjitha demokracitë, media është një nga shtyllat më të fuqishme.

Pandeli Majko: Edi Rama përveç se është kryeministër, për aq sa e njoh unë, ka qënë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanëve, dhe ky është fakt.

Zëri i Amerikës: Ai ka kritikuar shpesh shumë ashpër …

Pandeli Majko: 90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e

kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë. Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës.

Por besoj se në të tilla raste, mirëkuptimi është gjëja më e veçantë, që ky ekip i veçantë që njoh unë në Zërin e Amerikës ka dhe duhet të ketë me politikën shqiptare. Mendoj se Zëri i Amerikës e ka atë që ka në gjithë historinë e gjithë medias shqiptare dhe në marrëdhënien me të vërtetën me publikun shqiptar. Edhe kur ne ndonjëherë e tejkalojmë atë që konsiderohet si e tejkaluar, mendoj se këtu duhet të ketë mirëkuptim dypalësh. Unë e thashë, Edi Rama është një antikonformist dhe shpesh në marrëdhëniet me median ai është më shumë gazetar se sa politikan.

Zëri i Amerikës: Kalojmë pak tek Kosova. Ditët e fundit ka patur nxitje, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, që të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe të arrihet një marrëveshje brenda këtij viti. Gjithashtu ka patur shumë debate duke filluar që nga ideja e korrigjimit të kufirit, vendosja e tarifave që po kundërshtohet me forcë nga Shtetet e Bashkuara, tarifat ndaj Serbisë. Si e shihni situatën dhe a jeni optimist për një zgjidhje këtë vit?

Pandeli Majko: Lexova me kujdes një editorial të dy ambasadorëve të respektuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd të cilët nënvizonin faktin e nevojës për një marrëveshje midis palëve dhe për heqjen dorë nga obstruksionizmi, që mu duk momenti i parë i rendësishëm, dhe i dyti për të realizuar një marrëveshje të pranuar dhe të zbatueshme.

Tek obstruksionizmi kam parasysh në radhë të parë mënyrën se si shteti serb sillet karshi shtetit të Kosovës, duke u përpjekur në mënyrën më maksimale ta bllokojë atë në çdo rol ndërkombëtar apo akt ndërkombëtar që shteti i Kosovës ndërmerr. Obstruksionizmi ka të bëjë edhe me mënyrën se si ka reaguar Kosova, por ne duhet të ndajmë kush është aksioni dhe kush është reaksioni. Pra duhet të ndajmë që tarifa e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, obstruksionizëm është, një gjë që në kushtet teorike është krejtësisht e pavend. Por ne nuk duhet ta shikojmë si një aksion, por duhet ta shikojmë si një reaksion.

Unë pres marrëveshje, siç edhe dy ambasadorët e respektuar kishin nënvizuar, të zbatueshme. Për idenë e shkëmbimit të territoreve, idenë e korigjimit të kufijve, ide të çuditshme që kanë qarkulluar mbi dhe nën tavolinë, sinqerisht kam qënë i rezervuar. I rezervuar për një fakt shumë të thjeshtë: ky është një lloj autoriteti apo autorizimi që i takon elitës politike të Prishtinës./Zëri i Amerikës

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: