LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ia doli! Dua Lipa rrëmben 2 çmime në “Grammy” dhe emocionon me fjalimin mbi origjinën

11 Shkurt 2019, 09:25, Lifestyle CNA
Ia doli! Dua Lipa rrëmben 2 çmime në “Grammy” dhe

Dua Lipa ka shkruar historinë pasi është bërë shqiptarja e parë që rrëmben dy çmime ?Grammy?.

Artistja jonë fillimisht fitoi në kategorinë ?Kënga më e mirë ritmike?, për këngën e saj të suksesshme ?Electricity?, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Por, 23-vjeçarja triumfoi edhe në një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë ?Artistja e re më e mirë?.

Pavarësisht emocioneve ajo mbajti një fjalim mjaft emocionues, përmes të cilit dha mesazhin se nuk duhet të heqësh kurrë dorë nga ëndrrat pavarësisht origjinës apo të kaluarës:

?Oh Zoti im! Faleminderit shumë! Nuk di as nga t?ja filloj. Besoj që fillimisht duhet të them se jam shumë e nderuar që isha e nominuar krah shumë artisteve femra, sepse këtë vit jemi rritur edhe më. Kam diçka që duhet ta them për këdo që nuk e ka kuptuar ende sa i veçantë është që ka një histori jete unike, një sfond ndryshe nga të tjerët, një emër që nderon rrënjët e tij?Duhet të dini se pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni asgjë të hyjnë në rrugën tuaj të ëndrrave. Unë jam prova që mund të bësh çfarë i thua mendjes se do të bësh!?

Pas këtij fjalimi artistja foli edhe në rrjetet sociale ku falenderoi të gjithë personat që e kanë mbështetur.

?Unë jam një artiste me dy çmime grammy të fituara!!!! Jam e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. Po u dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim dhe të gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë realitet! FALEMINDERIT!!?, ka shkruar ajo në Instagram.

Në kategorinë ?Artistja e re më e mirë? ishte e nominuar edhe shqiptarja tjetër Bebe Rexha.

Kjo e fundit ishte nominuar në kategorinë ?Dueti më i mirë i zhanrit country?, por që këtë çmim e kanë fituar Dan dhe Shay me këngën e tyre ?Tequila?.

Lajmet e fundit nga