Connect with Us

Horoskopi i ditës, 11 shkurt 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 11 shkurt 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe realiteti do ju duket akoma me zhgënjyes. Ata qe kane pasur zënka do vazhdojnë te jetojnë ne një ambient elektrizues. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë me te mira do jene pas disa ditësh. Financat do jene interesante dhe tejet delikate. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ndajini te gjitha mendimet dhe idetë qe keni për lidhjen ne çift sot dhe mundohuni qe për gjithçka te bashkëpunoni se bashku. Beqaret do jene te ngarkuar me pune dhe nuk do kenë mundësi te dalin me personat qe do i ftojnë. Me financat tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet disi. Ju mund ta bëni këtë.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do mbylleni ne vetvete sot ju te dashuruarit dhe nuk do keni një marrëdhënie te mire me partnerin. Beqaret do kërkojnë pa fund dhe ne çdo vend qe do shkojnë për princin e tyre te kaltër. Vetëm një pjese e vogël do mund t’ia arrije qëllimit. Gjendja e financave do jete kryesisht e kënaqshme për shkak te ndihmës se madhe qe do ju ofrojnë disa te afërm.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nëse keni nevoje për me shume liri ne jetën tuaj ne çift sot, duhet t’ia kërkoni partnerit dhe jo te veproni sipas mendjes suaj. Beqaret do ndihen te qete dhe do joshin çdo person qe do ju duket interesant. Shume gjera kane për te ndodhur sot. Gjendja e financave do jete goxha me e qëndrueshme dhe kjo fale ndihmës se madhe te familjareve te cilët duan me te mirën për ju.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do jeni te zënë me pune sot ju te dashuruarit dhe do e lini pas dore jetën ne çift. Është mire qe te flisni hapur me partnerin ne mënyrë qe te mos lindin keqkuptime te kota. Beqaret duhet ta leni veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ju thotë zemra për momentin. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje për shkak te maturisë qe keni treguar gjithë këto kohe.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do jeni me te vendosur se kurrë sot te bëni disa ndryshime rrënjësore te jetës ne çift dhe fale bashkëpunimin me partnerin do arrini atje ku keni dashur. Për beqaret do jete një dite normale dhe pa takime te rëndësishme. Beni edhe pak me tepër durim. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do mateni mire para se te kryeni shpenzime te konsiderueshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Planetët do ju ndihmoje gjate gjithë kohës sot për te zgjidhur problemet qe keni pasur ne çift prandaj do ndiheni me te qete. Edhe beqaret do ndikohen pozitivisht nga yjet dhe mund te gjejnë personin qe kane ëndërruar gjithë këto kohe. Buxheti do jete i turbullt dhe delikat. Po shpenzuat kuturu dhe po ju dhatë para hua miqve, ka mundësi te mbeteni pa para.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do e adhuroni me shume se kurrë sot atë qe keni ne krah dhe do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice qe gjerat te ecin sa me mire. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne mënyrë qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Po u mbyllen ne shtëpi e te presin do mbeten si janë. Me financat duhet te mos luani dhe te mos rrezikoni. Do pendoheni shpejt për gabimet e bëra.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Te gjithë planetët do ua mbrojnë sot jetën sentimentale dhe e ardhmja do jete me e veçante. Ne çdo moment do ja shprehni ndjenjat partnerit dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne orët e para te mëngjesit. Ne planin financiar nuk do ketë probleme dhe kjo për shkak te masave qe keni marre se fundmi.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Përpara se te merrni vendime te rëndësishme për jetën tuaj ne çift, duhet te reflektoni gjere e gjate sot. Jeta nuk është loje dhe po u rrezuat njëherë është e vështirë te ringriheni. Beqaret do vazhdojnë ende te ëndërrojnë për princin e kaltër. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur me çdo shpenzim qe do kryeni ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do përjetoni emocione te forta sot ne jetën tuaj sentimentale dhe do ndiheni me mire se kurrë me pare. Edhe ata qe janë vetëm do kenë një dite te veçante dhe tejet te rëndësishme. Ne orët e mesditës mund te ketë edhe takime impresionuese qe do i lënë me sy hapur. Ne planin financiar do ju gjeni zgjidhje te gjitha telasheve qe keni pasur dhe do jeni te qete.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ju qe jeni ne një lidhje mos mendoni për asnjë moment t’i hidhni sytë diku tjetër sepse do keni probleme serioze me partnerin dhe mund te shkoni deri ne ndarje. Beqaret do fiksohen pas dikujt dhe nuk do pranojnë asnjë ftese tjetër qe do ju behet. Ky do jete gabim sepse me atë nuk kane asgjë te sigurte. Financat do jene me te mira për shkak te mënyrës suaj organizativ

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: