LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi mjekun e QSUT-së/ Shpallet në kërkim autori

11 Shkurt 2019, 10:26, Aktualitet CNA
Dhunoi mjekun e QSUT-së/ Shpallet në kërkim autori

Policia ka nisur procedim penal për 45-vjeçarin që dhunoi mjekun roje të urgjencës në Spitalin Infektiv të QSUT.

Mësohet se ndaj shtetasit me inicialet A.M ka filluar një procedim për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës”

Rreth orës 13:30 më 10.02. 2019 45-vjeçari ka shkuar për  të vizituar një të afërm të tij që ndodhej i shtruar në atë spital.

Ky shtetas ka dhunuar me grushte mjekun roje dhe më pas është larguar nga spitali.

Për shtetasin A.M kanë nisur hetimet për gjetjen dhe arrestimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga