LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj mjekut/ KSSH kërkesë Ministrisë së Brendshme

11 Shkurt 2019, 10:44, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj mjekut/ KSSH kërkesë Ministrisë së Brendshme

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ndaj dhunimit të mjekut të urgjencës së Spitalit të Infektivit në QSUT.

Në një njoftim për mediat, KSSH ka dënuar dhunën dhe ka kërkuar penalizimin e firmave private që merren me ruajtjen e spitaleve.

?Dhuna ndaj mjekut e papranueshme, të penalizohet firma e sigurisë private.

Dhuna ndaj mjekut në repartin e infektivit në QSUT në Tiranë është e papranueshme, ndaj Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon organeve të rendit të ndalojnë dhe të dënojnë agresorin.

Bluzat e bardha janë krenaria jonë e çdo akt fyerje apo dhune ndaj tyre duhet të marrë dënimin e merituar.

Sindikata jonë si nënshkruese e kontratës kolektive e punonjësit e shëndetësisë solidarizohet me kolektivin e mjekëve dhe me mjekun e dhunuar dhe shpreh shqetësimin se dhuna ndaj bluzave të bardha është rast i përsëritur.?-thuhet në njoftim.

Më tej, në reagimin e KSSH-së shtohet se Ministria E brendshme duhet të forcoj kriteret për kompanitë private të sigurimit.

?Ministria e Shëndetësisë e ka ngritur këtë shqetësim edhe më herët ndaj hallkat e tjera shtetërore duhet të vihen në lëvizje.

KSSH është në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë për zbatimin e ligjit dhe respektimin e statusit profesional të mjekut dhe infermierit.

Ministria e Brendshme duhet të forcojë kriteret e kompanive private të sigurisë që marrin përsipër ruajtjen e spitaleve. Siguria e mjekëve dhe infermierëve është në duart e disa personave të patrajnuar, të keqpaguar e në shumë raste pensionistë.

Kjo panoramë duhet të ndryshojë duke vendosur kritere të forta për kompanitë që marrin përsipër ruajtjen e spitaleve ose në të kundërt spitalet të merren nën ruajtje nga Policia e Shtetit.?-shkruhet në reagimin e Konfederatës së Sindikatave Shqiptare./CNA.al

Lajmet e fundit nga