Denoncim/ Drejtori i spitalit kërcënon mjekët – CNA
Connect with us

Aktualitet

Denoncim/ Drejtori i spitalit kërcënon mjekët

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim, në të cilin thuhet se mjekët dhe infermierët e urgjencës së Spitalit të Kavajës nuk lejohen të përdorin mjetet e reja.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka bërë publik mesazhin e qytetarit, i cili thekson se në këtë spital punohet me mjetet e vjetra.

“Denoncohet mashtrimi i Ramës dhe gjendja e mjeruar me paisjet e shërbimit spitalor Kavajë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Dr Berisha të përshëndes. Punoj prej ca vitesh në urgjencën e spitalit Kavajë që e kemi prej jush. Pash atë fyllin e gjatë në Korçë që u krenua për PPP e instrumentave mjekësore. Nuk e di kujt t’i besoj atij apo drejtorisë tonë që kanë dy muaj që na kanë ndaluar përdorimin e këtyre seteve se paskan kosto të lartë. Ne punojmë me të vjetrat kurse të rejat sa i shofim. Po t’i perdorim na i mbajnë lekët tek rroga.”-shprehet ai.

Më tej, në këtë denoncim shkruhet se drejtor i spitalit është një ish futbollist, ndërsa nëndrejtori, që sipas qytetarit mban disa poste ëhstë një kontrabandist ilaçesh.

“Nuk di ça bëhet te spitalet e tjera po në Kavajë na e ka ndaluar drejtor Përparim Daiu, ish futbollist që vetëm me spitalin nuk ka lidhje. Në krah i rri kontrabandisti i ilaçeve, arrestuar nga policia, nëndrejtor Agron Beu që ka disa tituj si nëndrejtor, teknik, neonat, imazherist, ekografist, farmacist dhe veteriner. Këto na “drejtojnë” dhe këto vjedhin ndihmat që erdhën këtë javë. Qytetarët duan shërbim dhe veglat e përshtatshme nuk guxojmë t’i prekim. Korrupsion i pastër. Denoncoje doktor se kushedi lëviz ndonjë gjë. Të lutem.”-thuhet në reagimin e Sali Berisha./CNA.al

Aktualitet

Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi, i cili ka zgjatur rreth 15 minuta, është zhvilluar në Presidencë.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se pas takimit me Metën, Basha do të zhvillojë një takim me aleatët.

Ende nuk dihen detajet e takimit, por mendohet se në qendër të bisedës është kriza politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e “turpërojnë” që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Publikuar

-

Nuk janë mbushur as dy ditë nga prezantimi i Antoine Griezmann tek Barcelona dhe shokët e ekipit kanë vendosur ta “turpërojnë” që në stërvitjen e parë francezin për t’i treguar se ka shkuar në një ndër ekipet më të mirë në botë. Gjatë një seance stërvitore, Griezmann ka qenë në katror dhe yjet katalanas ia kanë futur dy herë topin mes këmbëve duke shkaktuar shumë të qeshura.

Transferimi i Griezmann te Barcelona shkaktoi shumë polemika nga ana e Atleticos së Madridit e cila akuzonte katalanasit se kishin vendosur kontakte me francezin pa mbaruar ende kampionati, në një kohë kur “Los Colchoneros” ishin ende në garë për titull.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ka vjedhur në shtëpinë e tij”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ik Luli, që të ikë Rama    

Publikuar

-

By

lulzim basha .viziton suahip dollapin

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, një ditë më parë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me tone ironike, i kujton kreut të selisë blu, Lulzim Basha deklaratat e tij, se do ta rrëzonte Edi Ramën me zgjedhje e protesta.

“Ti thoshe qe do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.”-shkruan ndër të tjera Ristani.

Ndërsa më tej, shton se ka një rrugë tjetër që Rama të ikë. Të ikë vetë Basha.

Por, pas këtij postimi të Arben Ristanit, demokratët kanë “shpërthyer” në komente, duke kërkuar largimin e kreut të Republikës së re, Lulzim Basha.

Komentuesit theksojnë se që të ikë Rama, duhet të ikë Basha, pasi sipas tyre është ky i fundit që mban në pushtet Ramën.

“Te gjitha sa keni shkruar jane shume domethenese. Kush eshte i zgjuar i kupton, por ai eshte realiteti i opozites une mendoj se me ikjen e Berishes ai vend mori fund e veshtire te behet e them me shume keqardhje por nuk shoh asnje drite jeshile”.-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër shkruan  “Me vjen keq o Ristan, po ti dhe Luli jeni per te ikur e po te ishte Berisha e kishit shanse qe ai e di rrugen e shkurter te con per gjah”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se “ PD duhet ta meritoje besimin e njerezve. Luli ka vjedhur votat e shtepise se tij. Nuk i beson askush!”.

Po ashtu një tjetër akuzon Bashën se po tallet me opozitën.

“Luli qe po tallet me popullin opozitar, duhet te largohet, sebashku me lidershipin e PD. Luli eshte ai qe po mban Ramen ne pushtet. Luli i keqperdori 10 protestat gjigande te opozites, duke bere gjiro bulevardi. Luli po e saboton artekun opozitar.”-shkruan qytetari.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

Ristani i vërsulet Bashës/ Ik që të ikë Rama

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending