Aktualitet
Basha takim me biznesin në Lushnje/ “Ju nuk jeni të varfër por të vjedhur”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët Lushnjes nga ku po njihet nga afër me problemet e qytetarëve.
Basha takoi një qytetar i cili prej pesë vitesh e kishte mbyllur biznesin për shkak të taksave.
Gjatë bisedës kreu i opozitës përsëriti disa herë frazën ju nuk jeni të varfër por jeni të vjedhur. Ai premtoi uljen e ccmimit të naftës,energjisë dhë heqjen e taksave.
“Ju nuk jeni të varfër por ju jeni të vjedhur siç e thanë studentët. Me uljen e ccmimit të naftës, me uljen e ccmimit të energjisë, më rritjen e taksave po iu vjedhin ccdo ditë nga qeveria. Nëse me ccmimin e energjisë të cilën e prodhojmë vetë favorizojmë bizneset me ccmimin e naftës favorizojmë fermerët atëherë do t’i kthejmë fytyrën që i takon Lushnjes. Por për t’i hapur rrugë të gjitha këtyre dhe për ti kthyer Lushnjes fytyrën që meriton ju pres me 16 Shkurt në Tiranë”,-u shpreh Basha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...