Kryesore Show Biz
“Ankoheshin se rrihja djem!” Olta Gixhari tregon si dukej në adoleshencë

Olta Gixhari adoleshente ka qenë shumë larg Olta Gixharit që njohim dhe shohim sot.
Aktorja ka treguar se deri në vit të parë dhe vit të dytë gjimnaz, ajo ishte dhe vishej si një mashkull.
Bukuroshja bjonde ka qenë e ftuar në emisionin “E diell” ku ka treguar se sa shumë ka ndryshuar gjatë viteve.
Olta ka ndarë edhe një sekret mbi pamjen e saj që nëse nuk do ta shihnim, nuk do ta besonim.
“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë.”- është shprehur ajo.
Megjithatë Olta tregon se kur ishte e vogël motra e saj eksperimentonte me pamjen e saj:
“Më hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj duke qeshur me të madhe aktorja e njohur.
Sot Olta është një ndër femrat më seksi dhe më tërheqëse të skenës shqiptare dhe na duhet të themi që e kemi shumë të vështirë ta imagjinojmë duke rrahur djem.


Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.
Shefi i kuzhinës, Kobus van der Merve i kërkon përbërësit e përditshëm në breg të detit.
Zakonisht, çmimi i shkon restoranteve të përballueshme. “Volfgat”, që ofron një meny me 7 pjata për 850 rand, ose rreth 60 dollarë, mund të presë vetëm 20 persona në një vakt.
Vet kryekuzhinieri tha për agjencinë e lajmeve “AFP”, pas marrjes së çmimit se ndihet i pavend atje.
“Stafi im, që del çdo ditë për të mbledhur barëra dhe përbërës të tjerë, duhet të jetë këtu. Restoranti është foshnja e tyre”, tha ai.
Filozofia e tij është të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur te produktet dhe t’i mbajë ato të pastra, të egra dhe të patrajtuara.
Mes anëtarëve të jurisë që akordoi çmimin është edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i restorantit “Noma” në Danimarkë.
Kryesore Show Biz
“Kim ka faj pse është plaçkitur”, të gjitha deklaratat skandaloze të Karl Kagerfeld për VIP-at

“Adele është shumë e trashë”, Kim Kardashian duhet të fajësohet për vjedhjen që ju bë dhe nuk më pëlqen fytyra e Pippa Middleton. Kjo është gjuha nepërkë e Karl Lagerfeld gjatë karrierës së tij
Ai gëzonte një status të perëndisë së modës në mesin e njerëzve dhe ishte i njohur për dhuntitë e tij të mos respektit për njerëz, duke bërë shpesh debate të ndryshme-ku kritikonte pamëshirshëm të tjerët.
Dizajneri Karl Lagerfeld, i cili vdiq në moshën 85 vjeçare pas një periudhe të një sëmundje të rëndë në Francë, nuk është i panjohur për anën kontraverse të tij.
Në vite, gjermani njihet për gjuhën e tij të nepërkës, përfshirë përshkrimin e këngëtares britanike Adele që sipas tij “është shumë e shëndoshë”.
Një tjetër shpërthim i tij ishte parë gjatë fushatës #MeToo ku ai e kishte fajësuar Kim kardashianin pse ajo ishte vjedhur nga një njeri me pistoletë në Paris, duke thënë se ajo ka sjell një përvojë të tmerrshme pasi që ishte vet ajo që reklamonte pasurinë e saj, transmeton GazetaExpress.
Gjatë ditë të tjera ai ishte në martesën mbretërore më 2011, ku pas saj në një intervistë për një revistë gjermane, ai kishte treguar se nuk e pëlqen fare Pippa Middletonin.
“Kate Middleton kishte një siluetë të mirë dhe është vajza e duhur për atë djalë. Me pëlqejnë gra të tilla, me pëlqejnë bukuroshet romantike”, kishte thënë ai.
“Në anën tjetër, motra e saj vuan për këto cilësi. Nuk më pëlqen fytyra e motrës së saj. Ajo mund të na tregoj vetëm shpinën dhe të pasmet e saj”.
“Ky nuk ishte koleksion, ishte një zgjidhje e dëshirave të këtij tipi të grave për ceremoni të tilla: përmasa të këqija, kapela të tmerrshme, fund të shkurt me këmbë me celulit”, kishte vazhduar ai kritikën e tij për modën që kishte parë gjatë këtij celebrimi.
Më vonë Lagerfeld përsëri ishte në qendër të vëmendjes kur kritikonte këngëtaren britanike, Adele, të cilën e përshkruante të “tepër të shëndoshë”, edhe pse e quante atë të mrekullueshme dhe zërin e saj si një “zë perëndie”.
Pasi që nuk ishte i kënaqur me kritikat kundër Adeles dhe Middletonëve, ai pastaj vazhdoi të kritikonte Lana del Reyin, para se ta ofendonte tërë Rusinë në një deklaratë tjetër.
“Nëse do të isha grua në Rusi do të isha lezbike, pasi që burrat atje janë shumë të shëmtuar”, tha ai.
“Ka disa djem të bukur, si i dashuri i Naomi Campbell, por aty mund të shikoni gra tmerrësisht të bukura dhe burra tmerrësisht të shëmtuar”.
Ai ishte futur në probleme edhe me një tjetër vend, me Greqinë, pasi që dizajneri ishte hyrë në debat gjatë krizës financiare të këtij problemi dhe problemeve që ata kanë me korrupsionin.
“Greqia ka nevojë për ta pastruar imazhin e vet”, kishte këshilluar ai. “Është një problem i madh, pasi që ata e kanë reputacionin e të qenit shumë të korruptuar”.
“Ju nuk mund të jeni të sigurt se a shkojnë paratë tona aty ku duhet. Askush nuk dëshiron që Greqia të zhduket, por ata kanë zakone të neveritshme. Njëjtë edhe Italia”.
Ai ka pasur probleme edhe me shtypin, përfshirë Newsweek, redaktorja e të cilës, Tina Brown, kishte shkruar një shkrim ku thoshte se Lagerfeld ishte mbivlerësuar.
“Para se gjithash, revista e Tina Brown nuk po kalon ditë të mira”, kishte ripostuar ai. “Ajo po vdes. Me vjen keq për Tina Brown. E cila kishte sukses ka të madh në Vanity Fair, por përfundoj në një gazetë m…si kjo. Me vjen keq”.
Disa nga komentet më brutale të tij janë përfshirë edhe në librin e 2013 -The World According To Karl.
Një nga këto deklarata ishte se “xhinset janë shenjë se jeni të dështuar”. “Kur e humbni kontrollin e jetës blini ca xhinse”, kishte thënë ai.
Më 2017 dizajneri i modës nxiti shumë reagime kur foli për Holokaustin përderisa sulmoi kancelarin gjermane Angela Merkel që ka hapur kufijtë për emigrantët.
Gjermani kishte thënë se vendi i tij “nuk mundet-edhe nëse kanë kaluar disa dekada-të vrasin miliona hebrenj që ata të kenë në të njëjtën kohë kaq shumë armiq brenda tyre”.
“E njoh dikë në Gjermani i cili kishte marrë një të ri sirian në punë dhe ai pas katër dite i kishte thënë, ‘zbulimi më i madh që Gjermania ka shpikur ishte Holokausti”, kishte thënë ai gjatë një fjalimi në një televizion francez.
Pas këtyre komenteve disa qindra njerëz paraqiten ankesa për këto komente të Lagerfeld pasi që ai i kishte bërë në emisionin ‘Salut les terriens!’ (Hello Earthlings!) në kanalin C8.
Dizajneri i Chanel, i cili kishte lindur në Hamburg, vendin nga i cili Adolf Hitleri mori pushtetin, më herët ishte ankuar në Merkelin pasi që ajo kishte pranuar më shumë se një milion azilkërkues në krizën e emigrantëve më 2015.
“Merkel deri me tani ka pranuar miliona e miliona emigrant të cilët janë integruar dhe të cilët kanë punuar…ajo nuk ka nevojë që të merr edhe një milion tjetër për ta përmirësuar imazhin e saj si një njerkë e keqe që ishte pas krizës greke”, kishte thënë Lagerfeld.
“Papritmas ne e shohim atë si vajzën e pastorit”, kishte thënë ai duke ju referuar babait të Merkelit, i cili ishte një ministër protestant në ish Gjermaninë e Lindjes.
Lagerfeld kishte thënë se ai do të “thoshte një gjë të tmerrshme” para se të kritikonte kancelaren për “gabimin e madh” që kishte pranuar kaq shumë refugjatë nga lufta e Sirisë apo vende të tjera.
“Shikojeni Francën, tokën e të drejtave të njeriut, të cilët kanë marrë, nuk e di, 10 000 apo 20 000”, kishte shtuar ai.
Muaj më vonë ai kritikonte lëvizjen #MeToo përderisa kishte thënë se ai “është ngopur” me modelet dhe aktorët të cilët flasin për ngacmimet seksuale me të cilat janë përballur para disa viteve.
Lagerfeld ishte po aq i ashpër me modelet e tij përderisa ai ishte kritik ndaj të gjithëve që ai i konsideronte “jo trendi”.
Ai kishte shkarkuar nga puna shoqen e tij më të mirë femër, ish modelen e Chanel, Ines de la Fressange, me 1999 pasi që ajo ishte pajtuar të pozonte si Marianne, simbolin kombëtar të Francës, pa e pyetur atë.
Zakonisht, këto deklarata kanë nxitur polemika, edhe pse në shumicën e herëve ai ka pasur kritika të mira.
“Unë jam një tip nimfomaniak i modës i cili kurrë nuk ka pasur orgazmë”, kishte thëna i më 1984, kur ishte pyetur se si ndihet pas një sfilate mode të tij.
Në një rast të rrallë, ai i kishte kërkuar një gjysmë të falur aktores Meryl Streep pasi që ajo njëherë kishte refuzuar të vesh një fustan të dizajnuar nga ai për një ceremoni çmimesh në vend që të vesh një tjetër që ajo dëshironte të paguante për ta veshur.
10 komentet më të spikatura të Lagerfeld
“Jeta nuk është një garë bukurie, disa (nga njerëzit e shëmtuar) janë të mrekullueshëm. Çka urrej janë njerëzit e urryer dhe të shëmtuar…më e keqja e që janë të shëmtuar janë djemtë e shkurt. Gratë mund të jenë të shkurtër, por burrat është si e pamundshme. Është diçka se ata nuk dinë të ju falin gjatë jetës…ata janë të këqij dhe ata dëshirojnë edhe të ju vrasin”, deklarata e tij e shkurtër për njerëzi jo atraktiv.
“Ata janë si mumiet e këqija të cilat ulën në kulluqe dhe hanë çipsa para televizionit, ku thonë se modelet e dobëta janë të shëmtuara” – deklarata e tij për atë që disa njerëz thonë se modelet janë të shëmtuara.
“I dëshiroj asaj tërë fatin e botës, për aq gjatë saqë nuk do ta shoh atë më apo ta dëgjoj duke me folur”, ka thënë ai për ish shoqen dhe muzën e tij te Chanel, Inès de la Fressange.
“Nuk jam dermatolog por nuk do ta dëshiroja lëkurën e tij. E imja është shumë më e mirë se e tij. Ai është i mbuluar me bira”, deklaratë për pop yllin, Seal.
“Nuk e njoh Heidi Klumin. Ajo nuk është e njohur në Francë. Claudia Schiffer po ashtu nuk e di se kush është ajo”, deklaratë për Heidi Klum.
“Është si fermeri i cili është i mirë me lopët dhe derrat dhe në fund i vrasin ato. Është edhe më hipotetike se gjuetarët. Të paktën gjuetaret nuk i donë kafshët…Nuk me pëlqejnë njerëzit që therin kafshë, por nuk me pëlqejnë as njerëzit kasap, të cilët duket se janë shumë të famshëm në botë”, deklaratë e tij për leshin dhe lëkurën e kafshëve që bëhen veshje.
“Ajo duket pak si gjyshja e saj-një version më i buzëqeshur. Në termat se çfarë ajo vesh, ajo është pak më shumë vetvetja-pavarësisht çfarë është”, deklaratë për Mbretëreshën.
“Nuk e kuptoj ndryshimin e flokëve të saj. E adhuroj Madame Obaman, e dashuroj, Por ka një lexues lajmesh në LCI që ka të bëj me prerjen e flokëve të saj…Sinqerisht, kjo nuk i përshtatet. Frika ishte një ide e keqe, kjo nuk është mirë”, deklaratë për Michelle Obama.
“Tani momenti është i Adeles. Ajo është shumë e trashë, por ka një fytyrë të bukur dhe një zë të bekuar prej perëndie”, deklaratë për Adele.
“A është ajo e ndërtuar me të gjitha pjesët e saj”, deklaratë për Lana del Rey.

Me siguri të gjithë e mbani mend çiftin Katerina dhe Lupçe nga “Big Brother 9”, spektakël nga i cili u bënë të famshëm. Ka kaluar 2 vite dhe Lupçe e Katerina vazhdojnë lidhjen e tyre dhe janë shumë të lumtur bashkë.
Çifti janë shumë aktiv në rrjete sociale dhe postojnë foto nga përditshmëria ose rastet e veçanta siç ishte dita e djeshme pasi Katerina festoi ditëlindjen.
Ish-banorja mbushi 22 vjeç dhe Lupçe i kishte bërë dhuratë një unazë.
Katerina e zbuloi me një postim në Instastory ku falenderon Lupçen dhe shkruan se është surpriza më e bukur.
-
Life Style11 hours ago
Motori më i fuqishëm i Ferrari-t, me hijeshinë e viteve ’50
-
Kuriozitete13 hours ago
10 vendet më sekrete në botë, ku askush nga ne nuk mund të afrohet
-
Fashion13 hours ago
Nga mëngjesi në darkë: 5 veshjet që na tregojnë super për 24 orë
-
Kuriozitete13 hours ago
Ka 4 lloje pijanecësh: Te cili prej tyre e gjeni veten?
-
Kuriozitete14 hours ago
“Në këtë datë toka do të çahet nga një tërmet i fuqishëm”
-
Life Style14 hours ago
Shkencëtarët: ADN-ja e peshkaqenit mund të ndihmojë në shërimin e kancerit
-
Kuriozitete17 hours ago
Më thuaj si fle, të të them çfarë tregon kjo për personalitetin tuaj!
-
Life Style19 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Anika i jep një shans të fundit Shivait, ja ç’do ndodhë sot