Connect with Us

Vendimet skandaloze për Dajtin dhe Gjoklajn/ “Shpërthen” Leonard Olli

Aktualitet

Vendimet skandaloze për Dajtin dhe Gjoklajn/ “Shpërthen” Leonard Olli

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli ka reaguar ashpër ndaj heqjes së dënimit të përjetshëm të Dritan Dajtit dhe në lidhje vendimin skandaloz të Gjykatës së Tiranës për rastin e vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se dënimi me 25 vite e autorit të vrasjes së katër policëve në Durrës dhe heqja e përgjegjësisë ndaj fandromistit të Sharrës, ku u vra Gjoklaj tregon së drejtësia u çnderua.

“Shqipëria sot ka humbur çdo mundësi për të qenë një vend, qoftë edhe me liri minimaliste. Dy vendime të zh-drejtësisë sonë të ç-nderuar hoqën edhe atë pak bojë demokracie që na mbulonte.

Sikur mos mjaftonin vjedhjet e pronave e bëma të tjera pa fund, si për t’ i bërë karshillëk autorëve realë të reformës në drejtësi, zh-drejtësisa shqiptare jep edhe dy vendime të paprecedenta: njëri që rivrau 4 dëshmorë të atdheut, e një tjetër po aq skandaloz që rivrau dëshmorin e mjerimit, një fëmijë. “-shprehet ai.

LEXO EDHE:  Salianji quan “sukses” uljen e dënimit për Dajtin

Ish kreu i këshilltarëve të PD-së, në mënyrë ironike shtoi se kreyministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim ndaj kësaj katastrofe ku është futur drejtësia.

“Asnjë reagim nga Zeusi-Rama që nuk linte rast pa hedhur rrufetë e zëmrimit mbi drejtësinë edhe kur vendoste rikthimin në detyrë të ndonjë shqiptari që dhunshëm i kishin marrë vendin e punës.

Diktatura e Urisë është më çnjerëzorja, diktatura e Urisë është më arrogantja, pasi vret jo të drejtat, por vetë jetën. Por marrëzira e diktaturës së Urisë qenka e papërshkrueshme, pasi ka kurajën të rivrasë të rënët… Kjo gjëmë është prova më e qartë e dekompozimit biologjik të një shoqërie, të një sistemi, të një shteti. Këta monstra vranë dhe rivranë të ardhmen!”,-shkuan Leonard Olli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Operacioni Gladio/ Lufta sekrete e CIA-s kundër komunizmit në Evropën e Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Sapo përfundoi Lufta e Dytë Botërore, aleatët perëndimorë dhe Bashkimi Sovjetik filluan që ta shohin me dyshim njëri-tjetrin, secili duke luftuar fshehurazi për pushtet dhe ndikim në të gjithë Evropën, ndërsa regjimet bashkëpunuese të tyre u ngritën midis rrënojave të konfliktit botëror.

Çdo udhëheqës në perëndim të qytetit të Berlinit, e kuptoi se rezistenca ndaj pushtimit sovjetik, për të cilin ata ishin të sigurt se do të ndodhte një ditë, ishte e pamundur. Lufta i kishte rrënuar ushtritë e tyre, dhe do të duheshin vite për t’i ri-ngritur ato. Ndaj përgjigja ishte “Operacioni Gladio”.

Udhëheqësit perëndimorë pyetën veten:Po sikur rrjetet e rezistencës që kishin luftuar kundër nazistët, të rikrijoheshin sërish në të gjithë kontinentin, këtë herë për t’i rezistuar sovjetikëve? Ushtritë sekrete, të krijuara nëpërmjet financimeve misterioze apo edhe të paligjshme, mund të mbeteshin  jashtë syve të publikut, duke qenë të gatshme në çdo moment të luftonin kundër pushtimit sovjetik, për të cilin shumëkush mendonte se ishte i pashmangshëm.

Në parim plani ishte i arsyeshëm. Rrjetet kombëtare të rezistencës do të krijoheshin, dhe Ato do të rrinin në pritje deri në ditën që do të duheshin. Problemet nisën kur këta njerëz u aktivizuan jo për t’i rezistuar pushtimit, por për të kryer fushata vrasjesh dhe terrori politik kundër popullit të tyre.

Kjo është në fakt historia e “Operacionit Gladio”, programi ushtarak sekret që shkoi tmerrësisht keq. Ashtu si shumë përpjekje të tjera të Luftës së Ftohtë, Gladio i kishte rrënjët në Luftën e Dytë Botërore.

Kur kërcënimi i pushtimit gjerman arriti kulmin e tij në vitin 1940, qeveria britanike organizoi një rrjet njësish ndihmëse, një forcë guerile në pritje, detyra e së cilës do të ishte të luftonte me çdo mjet që kishte në dispozicion pushtuesit nazistë.

Në fund, këto njësi nuk u angazhuan në asnjë rast në beteja, dhe u shpërndanë në heshtje pas luftës. Gjithsesi parimi i “njësive ndihmëse” vazhdoi të dominonte. Në vend se të pritej shpërthimi i luftës, përpara se të organizonin rrjetet e rezistencës, ato do të ngriheshin paraprakisht, dhe do të trajnoheshin nga veteranë të forcave speciale britanike.

Ato do të furnizoheshin nga depot e armëve të vendosura pranë vendbanimeve të tyre. Në fillim të viteve 1950, rrjete të tilla të fshehta u krijuan në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Francë, Danimarkë, Norvegji, Turqi dhe Itali. Në mbështetje të tyre ishin agjenci të ndryshme evropiane të inteligjencës, duke përfshirë shërbimin sekret britanik, së bashku me CIA-n amerikane.

Ato u organizuan përmes NATO-s, edhe pse nuk ishin zyrtarisht anëtarë të aleancës. Secili nga rrjetet kishte emrin e tij të koduar. Por ai i ushtrisë sekrete italiane do të bëhej emri kolektiv për të gjithë:Gladio, sipas emrit të shpatës së shkurtër romake, që mbahej dikur nga legjionarët dhe gladiatorët.

Këto rrjete ishin shumë të preferuara nga shefi i CIA-s amerikane, Alen Dalles. Ai ishte një antikomunist i zjarrtë, dhe në vitin 1942 kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara “po luftonin kundër armikut të gabuar”. Peizazhi politik i pasluftës, nënkuptonte se çdo aleat ishte i vlefshëm në kundërvënien ndaj Bashkimit Sovjetik.

Në Itali, kjo nënkuptonte emërimin e ish-fashistëve dhe ekstremistëve të djathtë në poste të rëndësishme në shërbimet sekrete dhe politikë, si dhe krijimin e lidhjeve të ngushta me mafian antikomuniste. Siç u shpreh në atë kohë një agjent i CIA-s:”Për shkak të natyrës së saj antikomuniste, Mafia është një nga elementët që përdor CIA për të kontrolluar Italinë”.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Bashkiak për çmimin e ujit/ PD thirrje për bojkot

LEXO EDHE:  Seancat e Dajtit me dyer të mbyllura



Partia Demokristianë, aleatja e preferuar i CIA-s në politikën italiane, e mirëpriti ndihmën e neo-fashistëve dhe grupeve kriminale, pasi demokristianët mendonin se “kishte arsye të forta për të pasur frikë, se në rast se do të lejohej prirja e votuesve gjatë viteve 1948-1953… komunistët dhe socialistët, do të bëheshin forca më e madhe politike në Itali’.

Gladio dyshohet se u përdor për herë të parë në vitin 1963, për të sulmuar mbështetësit e Partisë Socialiste Italiane, e cila kishte fituar disa poste në kabinetin qeveritar në zgjedhjet e fundit. Gjatë periudhës që pasoi, të njohur si “Vitet e Plumbit”, operativët e Gladio mendohet se u përfshinë në trafiqe droge, si dhe në sulme të dhunshme dhe atentate ndaj të majtëve.

Në të njëjtën kohë, në Itali u krijuan Brigadat e Kuqe (BR) komuniste me financimin e Bashkimit Sovjetik, për të shkaktuar shpërthimin e një revolucioni në Itali. Militantët komunistë nisën një fushatë grabitjeje bankash, sabotazhi dhe rrëmbimesh, për ta destabilizuar shtetin italian.

Operativët e Gladios ndjenë një shans të artë për të shfrytëzuar taktikat e dhunshme të BR. Më 31 maj 1972, 5 karabinierë iu përgjigjën një telefonate anonime, që raportoi për një makinë të braktisur në periferinë e fshatit Peteano afër kufirit me Jugosllavinë.

Kur hapën bagazhin ndodhi një shpërthim i madh që vrau 3 prej tyre dhe plagosi rëndë 2 të tjerët. Një telefonatë e dytë, implikoi në atë ngjarje terroristë të krahut të majtë, duke nxitur forcat e sigurisë të nisnin një opracion që çoi në më shumë se 200 arrestime.

Por hetimet e mëtejshme zbuluan se plani ishte ideuar nga neofashisti Vinçenzo Vinçiguerra, dhe se eksplozivi C4 ishte marrë nga një depo armësh të Gladios në qytetin e Veronës. Vinçiguerra e pranoi në gjyq se organizata e tij, Ordine Nuovo (Rendi i Ri), kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret të ushtrisë italiane, për ta organizuar atë sulm me synim nxitjen e qeverisë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe zbatimin e politikave më autoritare.

Pak më vonë kryeministri italian Xhulio Andreoti, konfirmoi para Senatit ekzistencën e Gladio-s. Zbulimi bëri bujë në Evropë, pasi u zbulua ekzistenca edhe e organizatave paralele. Në muajt që pasuan, shumica e rrjeteve të tij përbërëse u shpërbënë në heshtje.

Edhe pse një komision parlamentar në Itali, pretendoi se CIA kishte mbështetur një “strategji tensioni”, në të cilën përdorej dhuna për të mbajtur një atmosferë frike, nuk u gjet asnjë provë e besueshme për ta mbështetur këtë pohim.

Në fakt, ajo çfarë ishte dhe çfarë bëri në të vërtetë “Operacioni Gladio”, mund të mos merret vesh kurrë. Shumë qeveri evropiane nuk janë të gatshme të bëjnë transparencë mbi këtë çështje, dhe shumë nga drejtuesit dhe operativët e tij kanë vdekur tashmë, janë në burg ose janë të panjohur për publikun.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://allthatsinteresting.com/operation-gladio

LEXO TE PLOTE

Politikë

29 Nëntori/ Meta dhe Rama homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Politika shqiptare është e ndarë edhe për festa.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kreu homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, një ditë më parë, për të kujtuar festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Ndërsa të majtët e kujtojnë sot festën e Çlirimit.



Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit.

LEXO EDHE:  Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme/ Leonard Olli: Rama po largon vëmendjen nga pushteti i pakufishëm

LEXO EDHE:  “Vaksina do të vijë shpejt në Shqipëri”/ Rakacolli tregon a do të shtyhen masat kufizuese

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar këhstu të rënët në luftë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Moti i keq, bllokohen rrugët me inerte dhe gurë/ ARRSH, apel drejtuesve te mjeteve

Publikuar

-

Nga

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit  duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë  si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Bashkiak për çmimin e ujit/ PD thirrje për bojkot

LEXO EDHE:  “Vaksina do të vijë shpejt në Shqipëri”/ Rakacolli tregon a do të shtyhen masat kufizuese

Të gjitha akset sot janë të kalueshme.



ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore   të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE