Connect with Us

Studentët “ngelin në klasë” pedagogët në 7 universitete

Aktualitet

Studentët “ngelin në klasë” pedagogët në 7 universitete

Publikuar

-

Studentët e shtatë universiteteve në vendin tonë i kanë “ngelur në klasë” pedagogët e tyre.

Ky rezultat erdhi pas një kërkimi shkencor i realizuar nga Kontrolli i  Lartë i Shtetit për praktikën mësimore, literaturën e trajtuar dhe aksesin në libra dhe revista akademike.

Përmes një ankete KLSH ka pyetur studentëve të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Mjekisë Tiranë, Universitetit Bujqësor Tiranë, Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universitetit “Fan S. Noli” Korçë, në lidhje me përformancën e pedagogëve të tyre bazuar në kriteret e sipërpërmendura raporton shqiptarja.com

Studnetët kanë dhënë vlerësim të  dobët për stafin akademik dhe për punën kërkimore shkencore.

Shumica prej tyre kanë vlerësuar dobët literaturën e programeve universitare.

Sipas raportit të KLSH-së situata paraqitet në një gjendje jo të mirë për sa i takon rëndësisë që ka literatura.

Një pjesë e madhe e studentëve të pyetur i qëndrojnë mendimit se literatura ka qenë dobët (310) apo mjaftueshëm (305) për të garantuar një mbarëvajtje mësimore optimale.

Mëtej, shumica prej tyre janë përgjigjur me “dobët” kur janë pyetur për aksesin në libra dhe revista akademike.

“Aksesi në libra dhe revista akademike është i domosdoshëm për zgjerimin njohurive cilësore. Përgjigja dobët (330) rezulton të jetë më e zgjedhura me një diferencë të madhe nga përgjigjet e tjera. Më pas, si më të zgjedhurat renditen opinionet si, të mjaftueshëm (280) dhe të mirë (230). Aksesi në revista elektronike mund të konsiderohet në nivel jo të dëshirueshëm pasi, në përgjigjet e marra, studentët janë të mendimit se ka qenë i dobët (370) dhe shumë i dobët (rreth 350). Alternativat e tjera kanë një diferencë të theksuar në krahasim me ato më të zgjedhurat”,-shkruhet në raportin e KLSH.

Përfitimi i dijeve

Të pyetur sa i takon përfitimit të dijeve dhe aftësive që marrin nga lëndët e trajtuara në universitet e tyre, shumica e studentëve janë përgjigjur me ‘mjaftueshëm’. “Përfitimi i dijeve dhe aftësive që marrin nga këto lëndë rezulton të jetë i mjaftueshëm (që ka marrë 310 përgjigje) në pjesën më të madhe të përgjigjeve. Më pas renditen opinione të cilat e vlerësojnë si të mirë (280) efektivitetin e këtyre lëndëve dhe në të njëjtin raport me to janë dhe ata që mendojnë se përfitimi nga këto lëndë ka qenë i dobët (280). Një pjesë e këndvështrimit kritik vjen dhe si pasojë e ndihmës që studentët kanë marrë në nxjerrjen rezultateve të tyre kryesore dhe nga të rejat që kanë pasur te kërkimi shkencor (pa përjashtuar dhe elementë të tjerë subjektiv apo objektiv të një reflektimi kritik). Rezultatet na tregojnë se, pjesa më e madhe e të anketuarve përgjigjen se kanë pasur, dobët (300) apo mjaftueshëm (280) referenca apo të reja në kërkimin shkencor”, thuhet në raport.

Konkluzioni

Për sa më lart, Kontrollit i Lartë i Shtetit ka arritur në konkluzionin se përfshirja e studenteve në veprimtari kërkimore shkencore është e ulët, stafet akademike vazhdojnë në mënyrë tradicionale dhe për shkak të mbingarkesës së lartë të jenë të fokusuar më shumë tek procesi i mësimdhënies dhe jo nga kërkimi shkencor. KLSH kërkon që institucionet e arsimit të lartë të aplikojnë/konkurrojnë me projekte cilësore dhe impakt në fushën e studimit për të përfituar financim nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Në raportin e KLSH jepen 9 rekomandime, të cilat duhet të zbatohen në vazhdimësi nga universitet kryesore në Shqipëri, për të dalë nga kjo gjendje.

LEXO EDHE:  Studentët rikthehen në protestë/ Ja kur pritet e radhës

Vlerësimi i shumicës së studentëve për pedagogët sipas çështjeve

Literatura e programeve universitare, (dobët)

Aksesi në libra dhe revista akademike, (dobët)

Aksesi në revista elektronike, (dobët)

Kërkimi shkencor dhe praktika, (midis dobët dhe mjaftueshëm)

Referenca apo të reja në kërkimin shkencor, (dobët)

Mësimdhënia e lëndëve me interes të veçantë (mjaftueshëm)

Përfitimi i dijeve dhe aftësive që marrin nga lëndët (mjaftueshëm)

Universitetet e testuar

Universiteti i Tiranës

Universiteti i Mjekisë Tiranë

Universiteti Bujqësor Tiranë

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Universiteti “Fan S. Noli” Korçë

9 rekomandimet e KLSH për universitetet

Universiteti Fan S. Noli duhet të përfshijë dhe të promovoj punimet shkencore të studentëve në botimet shkencore të institucionit.

IAL-të publike subjekte të auditimit të përfshijnë studentë të ciklit të dytë të studimeve në projekte kërkimore, si pjesë e vlerësimit të tyre vjetor apo në tezat e diplomës.

IAL-të publike subjekte të auditimit të hartojnë plane të veprimit për zbatimin e Strategjisë së Kërkimit Shkencor në IAL-të publike

IAL-të publike subjekte të auditimit duhet të përzgjedhin punime të doktoraturës në përputhje me prioritetet e kërkimit shkencor të njësive bazë dhe kërkesave të tregut të punës ne përputhje me programin e studimit.

IAL-të publike subjekte të auditimit, të financojnë punimet e doktoraturës nga granti për kërkim shkencor të akorduar nga AKKSHI sipas përcaktimeve ligjore.

IAL-të publike subjekte të auditimit duhet të risin financimin dhe mbështetjen për kërkim shkencor nga burimet e veta financiare.

NJSBC-të, pranë IAL-ve publike subjekte të auditimit duhet të vlerësojnë në mënyrë periodike efektivitetin e veprimtarisë kërkimore në njësitë kryesore të tyre, në përputhje me standardet e kërkuara të Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Senatet akademike në bashkëpunim me bordet e administrimit të IAL-ve publike subjekte të auditimit të mundësojnë vendosjen e një sistemi “pikëzimi” për vlerësimin e performancës së stafit akademik në punën kërkimore shkencore dhe konvertimin e saj në shpërblim financiar.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë; Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë të hartojnë raportin vjetor për vitin 2017-2018, në zbatim nenin 32 të LAL dhe udhëzimit nr. 5 datë 19.02.2018, të ministrit përgjegjës për arsimin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Rama replikon me studentët/ A nuk mban protesta erë jo fort të mirë?

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitete/ PD: Disa komisione pa legjitimitet, pedagogëve iu është hequr mundësia e fushatës

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Video/’Keni rizgjuar shpresën e një kombi të tërë’, Besa Kokëdhima mesazh studentëve

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitete/ PD: Disa komisione pa legjitimitet, pedagogëve iu është hequr mundësia e fushatës

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE