LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

10 Shkurt 2019, 18:44, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

Protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit në detyrë Aleksandër Vuçiç kanë njohur përshkallëzim. Nën moton “një ndër pesë milionë” demonstruesit e shtuar në numër pjesëmarrësish kërkojnë kushte korrekte për zgjedhjet si dhe media të lira. Pavarësishst këtyre kërkesave objektivat politike të demonstruesve edhe dy muaj e gjysmë pas protestave mbeten jo të qarta, citon radioja gjermane DW, sipas të cilës: spektri i partive që i mbështesin protestat përfshin grupimet nga e majta deri tek e djathta ekstreme.

Motoja e protestave i referohet një deklarimi të Presidentit, sipas të cilit ai nuk do t’u përgjigjej kërkesave të demonstruesve edhe sikur ato të vinin nga pesë milionë qytetarë, nga shtatë milionë banorë që ka Serbia.

Kundër qeverisë së Vu?i?it të shtunën (09.02) u protestua edhe në qytetet Kragujeva?, Pirot, Prokuplje, Gornji Milanova?, Bela Crkva dhe Boljeva?, njofton portali “danas.rs”.

Demonstrata e parë kundër Vu?i?it u zhvillua më 8 dhjetor duke marrë shkas nga sulmi brutal ndaj një politikani të majtë opozitar nëntorin e kaluar në jug të vendit. Dorasit deri më sot nuk janë identifikuar. Protestat i iniciuan pas kësaj organizatat e shoqërisë civile dhe aleanca për Serbinë, një shoqatë e përbërë nga një duzinë partishë opozitare me orientime të ndryshme politike. Ato e akuzojnë Vu?i?in, se i ka mbyllur gojën medias dhe  shoqërisë civile.

Vu?i?, i cili nga utranacionalist është shndërruar në pro-europian, i hedh poshtë akuzat. Ai ka nisur fushatën “E ardhmja e Serbisë”, përmes së cilës në mbarë vendin do të promovojë sukseset e tij politike. Vëzhguesit mendojnë, se Vu?i? me këtë synon të përgatisë zgjedhje të parakohshme.

Presidenti disa herë ka përsëritur, se si “lëshim” ndaj demonstruesve ai mund të afrojë afatin e zgjedhjeve në pranverë sivjet, të cilat në fakt duhet të zhvillohen në vitin 2020. Sipas anketimeve ai do të dilte fitues nga këto zgjedhje. Partia e tij SNS dominon skenën politike. Opozita është e për?arë. Këtë javë opozita kërcënoi me bojkotimin e zgjedhjeve, në rast se Vu?i? nuk u përgjigjet kërkesave të tyre për zgjedhje të lira dhe korrekte. (afp, dpa)

Lajmet e fundit nga