Aktualitet
Produktet shqiptare/ 10 shtetet që i importojnë më shumë

Vendin e parë për importin e produkteve nga Shqipëria e mban Italia.
Vendi fqinj është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare qofshin ato blegtorale, bujqësore, apo edhe agro-industriale.
Plot 8.6 miliardë lekë është llogaritet vlera e eksporteve gjatë vitit 2018, ndërsa në sasi shkon 22.3 mijë tonë produkte, të cilat janë tregtuar në Itali.
Megjithatë në krahasim me vititn 2017 eksportet që shkojnë në drejtim të këtij vendi kanë rënë raporton TV Scan.
Në dhjetë shtetet që importojnë më shumë nga vendi ynë përfshihen, Kosova, Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë.
Më tej, produktet e prodhuara në vendin tonë eksportohen edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni, me vlerë mbi 1 miliardë lekë.
Ndër produktet kryesore që eksportohen jashtë vendin kryesor e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat.
Ndërsa, ekportetet e produkteve bujqësore për vitin 2018 janë regjistruar në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë./CNA.al


Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi Policia e Shtetit arrestoi 16 persona, pas protestës së 16 shkurtit.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën të ditur se në mesin e të arrestuarve rezulton edhe një 80-vjeçar.
Teksa ndan foton e një të moshuari, Berisha nuk kursen edhe ironinë ndaj Lleshaj, ndërsa e cilëson të moshuarin edhe ‘si të fortin e Lezhës.
“Lleshi arreston ‘të fortin e Lezhës’ 80 vjeçarit ju sekuestrua edhe flamuri si provë materiale”, shkruan Berisha.

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit Erion Braçe, sipas të cilit PD po kërkon të mandatet tani pasi nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi dhe se ky hap vjen nga dëshmpërimi i madh i opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq.
“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua.
Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithe kupola e PS-se është e lidhur me krimin dhe e zhytur nelë korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtesise është prova e SPAK-ut.
Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij qe do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet!”-shkruan Agron Shehaj./CNA.al

Armando Sadiku shënoi një gol në një ndeshje zyrtare, pasi kishte 15 muaj që nuk gjente rrjetën. Në debutimin si titullar me Luganon, Sadiku gjeti rrjetën, pasi shënoi një gol me kokë, në fitoren e ekipit të tij.
Ky ishte goli i parë i sulmuesit të kombëtares, që i mungonte prej 15 muajsh, pasi për herë të fundit kishte shënuar në Poloni, kur luante me skuadrën e Legias.
32’ | TOR! Sadiku bringt den FC Lugano per Kopf in Führung!#LUZLUG #SFL #RSL pic.twitter.com/vhCR24QhV6
— SwissFootballLeague (@News_SFL) February 16, 2019
Goli i tre ditëve më parë, bëri që Armando Sadiku të shpërthente në lot gëzimi, e pse jo të gjithë shqiptarët të ngriheshin vendi, për një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares.
Nuk ka shpërblim më të mirë për një sulmues se sa goli, aq më tepër kur ndihmon ekipin në ndeshje të rëndësishme. Për këtë arsye, Armando Sadiku, është përzgjedhur nga prestigjiozja “Blick.ch”, në 11-shen e lojtarëve më të mirë të javës në Superligën zvicerane.
“Armando Sadiku nuk ka shumë shanse për të shënuar. Por nëse ai ka hapësirë në zonë, bëhet i rrezikshëm. Godet me kokë golin e tij të parë sezonal”-shkruan gazeta zvicerane për sulmuesin shqiptar.
-
Life Style39 mins ago
Gjenitë e zodiakut, cilat janë 6 shenjat më të zgjuara të horoskopit
-
Kuriozitete2 hours ago
Kinezët “nxjerrin” Titanikun nga fundi i oqeanit
-
Life Style2 hours ago
E vërteta që nuk duam ta pranojmë: Mediat sociale po bëhen “droga” e re e shoqërisë moderne
-
Kuriozitete2 hours ago
Sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019
-
Life Style6 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style6 hours ago
Familja Sojer mësojnë se Xhenet është vajza e Arzus, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet19 hours ago
Frutat ju shëndoshin apo ju dobësojnë? Ajo çfarë duhet të dini është kjo
-
Aktualitet1 day ago
E frikshme, këto janë arsyet se përse nuk duhet të mbani tapet në shtëpi