Përdhunimi i të miturës në Kavajë/ Avokati zbulon shkeljet penale – CNA
Connect with us

Aktualitet

Përdhunimi i të miturës në Kavajë/ Avokati zbulon shkeljet penale

Publikuar

-

si u fsheh krimi

Avokat Stefan Topalli në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjen e Kavajës, ku një vajzë e mitur u përdhunua nga tetë bashkëmoshatarë të saj.

Sipas tij, në këtë ngjarje, vepër penale është neglizhimi i çështjes nga instancat përkatëse, vepër penale është publikimi i imazheve të familjarëve, që futet tek nxjerrja e sekretit hetimor.

Më tej ai ka treguar anët negative të publikimit të imazheve, që mund të influencojnë tek organet kompetente në dëmtimin e provave dhe më tej deri në një akt vetvrasjeje.

Avokati ka kërkuar trajnimin dhe largimin e viktimës nga vendi i ngjarjes.

“Disa fjalë për dramën e Kavajës

Pikë së pari, është një dramë familjare, shoqërore e pastaj mediatike e fare po fare politike.

Përdhunohet një fëmijë, femër, përjeton tmerrin më çnjerzor që mund të ketë një njëri (sidomos I asaj moshe) dhe këtu i majtë, i djathtë, i mesëm a ku ta di, janë të gjithë BESOJ dakort.

Fakti tjetër që një vepër penale (sidomos kjo ngjarje), fshihet apo nuk hetohet apo më e keqja, lihet pas dore, kjo është një vepër tjetër penale nga përgjegjësit përkatës. Ka pasur vonesa, fshehje apo elementë të tjerë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, i takon Organit të Akuzës kompetente të marrë masa.

Pikë së dyti, unë (dhe shumë si unë ma besoni), mendoj se zbulimi i identitetit të viktimës (këtë rast prindërve të vajzës sepse ajo është vetëm 13 vjeçe) në mënyrë vizive apo e thënë ndryshe dalja para mediave për ta përdorur si korrje fitoreje fatkeqësinë e tjetrit (kur masat e sigurimit janë dhënë PA PRANINË E MEDIAVE), mendoj se përbën një element tjetër të veprës penale që quhet nxjerrja e sekretit hetimor, në vete vepër penale. Nuk dua të analizoj dorëheqje apo falje apo gjëra të tjera sipërfaqësore për të tjerët që e bëjnë këtë gjë, ama mendoj se duhet të fillohet një hetim në lidhje me këtë problem. Subjektet proceduriale nuk dalin publikë nga njëra apo tjetra forcë politike, dhe jo vetëm sepse:

  1. Mund të influencojë tek organet kompetente për një hetim sa më subjektiv.
  2. Mund të dëmtohen provat.
  3. Mund të shtyjë në vetvrasje subjektet proceduriale (familja dhe viktima në këtë rast), duke mos i lënë që të rrinë në dramën që u ka ndodhur, kush mban përgjithësi!!!

Pikë së treti, që është gjëja më e rëndësishme në këto momente, mendoj dhe duhet të jetë sigurimi dhe trajnimi në mënyrë urgjente i viktimës (të miturës) që të marrë veten dhe duhet shpërngulja njëherë e përgjithmonë nga ai vend ku ka ndodhur krimi për ti krijuar mundësi që të rifillojë një jetë (shumë e vështirë) në mënyrë të tillë që të mund të hedhë pas krahëve (fjalë goje kjo) dramën që i ka ngjarë”,-shkruan Topalli./CNA.al

Aktualitet

Patozi i përgjigjet Ramës/ “Nuk e ka problemin tek unë, por tek sistemi”

Publikuar

-

By

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, sulmoi Astrit Patozin, kreun e partisë Bindja Demokratike të themeluar dy ditë më parë.

Në lidhje me sulmin e Ramës, Patozi nga studioja e emisioni “Real Story” deklaroi:

“Rama nuk e ka problemin tek fakti qe mund ta mund une, sepse une jam realist, por ai ka problemin tek sistemi… Nuk do që të ketë një tjeter mes tij dhe Bashës. Eshtë absurde kur thonë që ti nuk mund të jesh opozitë. Nëse Basha ka problem për opozitën, ja jap me shkrim që ai është opozita kryesore dhe unë jam opozita e vogël,”-tha Astrit Patozi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kupa e Italisë / Gjimshiti arrin Strakoshën në finale

Publikuar

-

Vazhdon sezoni i jashtëzakonshëm i Atalanta-s.

Skuadra e Gasperini-t, që mban vendin e pestë në kampionat me pikë të barabarta me Milan-in e vendit të katërt, ka mundur 2-1 Fiorentina-n me përmbysje në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë dhe ka siguruar kualifikimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 5-4. 90 minuta për Gjimshitin, ndërsa Berisha nuk i ndahet stolit. 

Ka qenë Fiorentina që ka zhbllokuar ndeshjen pas 3 minutash me Muriel, i cili ka shënuar në të tri ndeshjet e luajtura kundër Atalanta-s në këtë sezon.

Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 14-të, duke barazuar me Ilicic, që është treguar i saktë nga pika e bardhë. Goli që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 69-të dhe është shënuar nga Gomez, gjuajtja e të cilit është devijuar në portë në mënyrë të pashpjegueshme nga ana e portierit Lafont. 

Atalanta do të përballet me Lazio-n në finalen që do të luhet 15 majin e ardhshëm në Romë dhe që do të vërë përballë njëri-tjetrit Berat Gjimshitin dhe Thomas Strakoshën. 

Sido që të shkojë, do të jetë një sukses… kuqezi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

By

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga ana e policisë serbe, Sërgjan Jovanoviq, anëtar i Partisë Liberale Serbe, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e ka konfirmuar Partia Liberale Serbe e Kosovës. Sipas asaj që i ka thënë radios “Evropa e Lirë”kryetari i saj, Sllobodan Petroviç, nuk është rasti i parë që zyrtarët e kësaj partie ndalohen në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jovanoviç është ende në vendkalim. Pjestarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kanë thënë atij se kishin një urdhër për ta mbajtur atë deri në ardhjen e anëtarëve të BIA-s (Agjencia për Siguri dhe Informacion të Serbisë) për ta intervistuar”, ka thënë Petroviç duke kërkuar reagimin e menjëhershëm për këtë rast të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare.

Akti i ndaljes së Sërgjan Jovanoviçit nga ana e autoriteteve serbe, sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.

Autoritetet kosovare kanë reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky rast dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, në Merdare janë ndaluar dhe janë intervistuar Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Boban Stankovi1ç, zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës dhe Nebojsha Jakovljeviç, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës. Intervistimet kanë zgjatur për orë të tëra, ka raportuar “REL”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:02 - 25 Prill, 2019

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga...

Aktualitet19:07 - 25 Prill, 2019

SHBA dënon dekretin rus për qytetarët në pjesën lindore të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara dënuan dekretin e Presidentit rus Vladimir Putin, që ua bën më të lehtë ukrainasve në lindje të...

Aktualitet18:46 - 25 Prill, 2019

Kim Jong-un dhe Vladimir Putin zotohen për lidhje më të ngushta

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotuan për lidhje më të...

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Trending

Read previous post:
Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Close